Dedicated to m1genaa ♡
E harroi kemben ku nje plumb kishte cekur e harroi dhe dhimbjen teksa rreshqiste duart mbi kopertinat e librave . Me syte e mbyllur e me nje deshire per ti rrembyer e per tja futur vrapit duart i mbeten mbi nje liber , kopertina e te cilit ishte mjaft terheqes ama dhe e njohur per te. E merr ne duart e saj dhe kupton qe libri eshte i njejti me ate te cilin e ka lene pergjysme , librin qe e vodhi ne mes te nje panairi autori i te cilit ndodhet vetem nje dhome me tutje.
"Meqe me tha rri si ne shtepine tende, po e marr." Zgjati doren e duke u munduar te mbyste ate ndjesine e te qenurit e panjohur ne nje ambient te ri qe po te mos kishte ate raft librash do dukej goxha i vdekur.
"Sa shpejt u ambientove. Kujdes mas msohesh!" Po ferkonte floket me nje peshqir teksa u shtriq gjere e gjate ne divan.
"Si po tduket libri qe vodhe,mthuj iher?"
Pyetja e tij e ben Grejs te ndale levizjen e gishtit tregues qe perkedhelte rreshtat e shtypura e te zmadhonte syte.
"Ti me pe kur vodha librin? Mos ishe gje ai trapi qe po mbertiste ." Ktheu koken per ta pare ne sy ama ai kishte hedhur koken pas e po shihte i hipnotizuar tavanin.
"Jo ai asht nji kolegu jem. Un jam autori vajzuke." Fjalet e tij bene qe Grejs te mirrte fryme me veshtiresi. Ne mendje iu vertiten ngjarjet qe ishin pershkruar ne liber e menjehere e beri lidhjen . Personi qe rrefente ngjarjen ishte pikerisht autori i librit e autori skishte shkruar gje tjeter vecse historine e jetes se tij.
"Hmm. Mpyte si mduket libri? "Ngrihet nga dyshemeja ku ishte ulur me veshtiresi dhe duke shtremberuar fytyren per cdo hap qe hidhte per te duruar dhimbjen, ulet ne kolltukun perballe divanit.
Leshon librin anash trupit te saj kur degjon nje 'ehe ' nga ana e Arlos dhe merr fryme thelle gati per ti thyer krenarine dikujt qe sot e kishte shpetuar nga telashet. E Grejs sdinte cte bente tjeter vecse te thyente personat qe gjendeshin rrotull saj sepse donte ti largonte dhe ata pak njerez qe kerkonin te hynin ne jeten e saj.
Mendonte qe eshte me mire ti lendoje qe ne fillim, para se ata te kishin mundesi te hynin e te beshin copezez e copes se saj jetesore.
"Pershkrimet jane te bukra. Ka realitet ama smund te quhet liber profesional. Autori asht perfshi ma shum se cduhet ne ket histori dhe e din ca nodh kur autori jep cdo gje ne nje liber?...harxhohet. Jep gjithcka dhe idete i shterohen. Liber prekes tu marr parasysh qe qenka histori e vertete." Mori fryme thelle kur mbaroi dhe ishte gati te fillonte nje sesion te dyte kritikash po te mos ishte per Arlon qe zbarkon syte mbi fytyren e saj imcake.
"Ku e din ti qe asht histori e vertete?" Pyet mjaft kurioz ai duke u munduar te arrije te gjeje pergjigjen ne shikimet e shkurtra te Grejs qe hera heres perplaste syte mbi dysheme.
"Pershkrimet aq te ndjera ose do i bente nje profesionist ose do ishte nje histori e vertete dhe fotoja e kopertines. Syte ne kopertine jane te njejtat me foton ne portofolin tat."
"E pse vjedh libra ti?" Rradha e tij per te shkundur thesin e te vertetave ne shesh.
"Ishte hera e pare qe e beja. Kalova nje dite te keqe aq. Asgje me teper." Justifikimet e saj bene qe ti dridheshin duart e te buzeqeshte lehte sic bente gjithmone sa here genjente.
"Me duhet te flas me dike a mund te perdor telefonin tend?" Shtoi menjehere per te mos u lene vend pyetjeve te Arlos i cili nuk shfaqi ndonje interes te metejshem por zhyti koken ne divan gati gati i pergjumur.
"E ke mi komo. Kur tmarosh pun kujdes hajne, me e vu prap nven tvet e, mas e fut n xhep!" Drejtoi gishtin tregues nga komoja dhe me pas perplasi doren mbi divan i lodhur nga rrjedha e ngjarjes se asaj dite qe i solli kujtime shume qe me nuk u rradhiten ne palimcest por vetem sorollateshin si endrra te pergjumura.
"Alo bab!" Zeri i dridhej kur ne anen tjeter te telefonit degjoheshin vec britma e perplasje e ashtu duke u dridhur hedh menjane batanijen dhe ngrihet ne kembe.
"Erdha. Po vij. Ba me degjo !" Shume vone ne anen tjeter te telefonit degjohej vetem linja e nderprere.
E hodhi telefonin mbi kolltukun ku ishte ulur pa kujdes teksa mundohej te gjente se ku ndodhej e si te largohej nga aty.
E pa te pergjumur dhe nuk e levizi me. I tha nje faleminderit ne te shpejte teksa rrembeu nje tjeter liber nga rafti i madh i librave . "Me fal po vetem kto mkan mbet . Jane nje bote qe mduhet me e vjedh se vetem aty mundem me qesh e me qa e me qen normale. Faleminderit edhe iher!"
Mundohet ta mbylle deren me kujdes per te hapur nje tjeter pas nje ore rruge . Nje dere qe u mbyll dhe la ne qetesi shumecka e nje tjeter qe hapej me premisa fortune te zhurmshme, qe filloi me nje shuplake turinjve .
"Ba ." Nuk mundi dot te nxirrte asnje fjale tjeter pasi zeri i dobet i saj mbytej nga te sharat qe leshonte babai i saj.
"Pse u vonove e?" Duart e tij po shtrengonin qafen hollake e trakeja po ngushtesohej cka e bente te veshtire te mbushej me fryme e jo me te pergjigjej.
I heq duart nga trupi i saj dhe ben nja dy hapa pas . E veshtron lart e poshte e mbyll njerin sy teksa tund koken. "Po pijett, ku i ke? I marova ato qe me solle heren e kalume. Kam qe pasdite qe i bi telefonit e spergjigjesh. Ku mutin ke qen?"
"Ne pune. Kishte shume kliente sot dhe Xhaxhi Albert na mbajti jasht orari." U pendua per ate genjeshter kur dora e tij e rende u ngjesh nje tjeter here mbi fytyren e saj e beri qe koka ti perplasej fort ne mur.
E ferkoi koken me gishta e pa nese po i dilte gjak e filloi te shtrengonte duart grusht nga lodhja e kesaj situate te vazhdueshme qe kishte shume deshire ti thonte mjaft.
"Ku***. Me ke ke qen e. Mori ne telefon Alberti tha qe puna mbyllej per nje jav. Mtha per sherrin qe ishte ba e se puna ishte mbyll qe ne 7. E ke oren 2 e nates."
Ia hedh librin pertoke qe deri tani e kishte mbajtur ne duart per ta terhequr me pas per flokesh. Nuk hasi ne kundershtimet e saj. E uli ne divanin e coptuar e filloi ti binte e shante me sa fuqi kishte .
"Ba boll. Boll te thash!" E shtyu fort dhe beri qe ai te binte pertoke me te pasme.
U ngri ne kembe e inatosur nga sjelljet e tij te pajustifikueshme.
"Mblidhe veten mor palo burr. Tka hum gruaja po kjo se justifikon sjelljen tende prej vitesh. Mke keqtrajtu prej vitesh. Kam dal npun per me tsjell me pi ty e sot gati sa sme vran e ti mthu ku***. Sillu si prind iher e boll mthe kam ba ca kam mund si prind se ti sje prind. Asnje prind nuk sillet si kafsh me fmin e vet. Boll mos me prek ma me dor se per at zot do te te denoncoj. Mblidhe veten e boll pive se perndryshe sma shef ma surratin dhe mu si Glorias."
Fjale te tjera akoma i vertiteshin per ti thene por gjendja e saj sia lejoi. Lotet e tradhetuan e rrugetuan mbi faqe teksa shihte te atin te penduar duke denesur ne faj.
E donte te atin edhe pse e kishte harruar ate rol prej kohesh. E ndjenja e perkujdesjes bente qe kembet e saj te ktheheshin serish tek ajo strehe lotesh.
《》《》《》《》《》《》《》《》《》
An:
Heyo pipell erdha un ...who missed me qe dje 😂.
Pa hajt iher mthoni naj gja tbkr ca keni ba, naj recet se vdiqa per buk, naj ndodhi me crushin te dashurin te fejuarin burrin (jo detajet po naj zenk e naj te rrafme 😂😂 se tallem sdu me dit mos me verboni) ,naj film qe me sugjeroni, naj liber te ri ne watt qe ja vlen me lexu...mthoni dicka dmth ca tju doje zemrah
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...