26

340 53 85
                                    

Kishte kerkuar ti shmangej Grejs per tiu shmanguar syve te saj kerkues qe e ftonin aq shume ne perqafim e me pas qetesine qe per te ishte iluzuon i paarritshem. Kurre se mendoi qe do ndigej kaq ne faj kur rruget e tyre u kryqezuan aq rastesisht ne nje nga rrugicat e asaj qyteze me  shume histori mbi supe. Histori qe tregohej ne te gervishturat e pallateve apo ne gropat e rrugeve. Vjetersi qe dallohej ne cdo peme te trishte e cdo zog te vetmitar tek tuk mbi to. Kohe qe kishte kaluar e ajo qyteze  dikur e re ,e bukur ishte shnderruar ne plake me rrudha.

"Grejs." Zeri iu drodh, e duart iu mlodhen grusht kur pa ate buzeqeshje fallco mbi fytyren e saj.

"Arlo." Tha e emocionuar ajo teksa syte e saj kerkonin te dinin pse-ne e shmangies qe ai i bente.

""Si tkam?" Kerkoi tia fuste grusht vetes sepse shihte lendim ne Grejsin qe qendronte perballe tij duke e ndjere veten fajtor per ate zemer te thyer.

"Mir jam . Ca po mgjen? Ti si je?" Se kishin pyetur njeri tjetrin prej nje jave per gjendjet e tyre edhe pse  kishin shkembyer mesazhe te gjata ku flisnin rreth gjerave me te rendomta e qeshnin me krahasimet qe perdornin.

"Mir dhe un." I tha duke pare token tanime. Smund ti shihte ata sy per shume gjate perndryshe do pendohej per veprimin e marre e do iu sulej buzeve si rrugetar i etur burimit te ujit.

"Pse gjithe kjo ftohtesi drejt meje?" Kerkoi te dinte e pytja e saj kishte dite qe i bluante mendjen e nje cope te shqetesuar te shpirtit.

"Sepse kshu duhet Grejs. Tkam than. Smunem me tpremtu ni jet tqet plot lumturi ashtu si ti e meriton."

Dora iu drodh ne inat teksa pa fytyren e saj te mbulohej ne trishtim e gjunjet qe i lekundeshin nga pafuqia.

"Jo a?" Pyetje retorike idiote mendoi me vete por sdinte cte thonte dhe i dukej e nevojshme ti thonte dicka. Do deshironte me shume te gjente nje menyre per te ndaluar veprimet e tij a ato fjale qe po e thyenin si te ishte cope kallcuku.

"Jo Grejs. Ti je kaq e paster. Meriton dike qe ka me te dasht me shpirt. Jo dike qe vrau veten dhe e vret perdit kur shef njeriun qe ka dasht ma shume nen dhe. Une smunem me te premtu ni jet tlumtur sepse gjithmone kam me e dasht ate. E du hala e zemra ime ka me qen vetem e saja."

"E ato puthjet ne balle? Ato perqafimet e gjata? Ato mesazhet e shumta, buzeqeshjet, fjalet e thena mes nesh? Te gjitha jane nje mut i madh e? Te gjitha hidhen perdhe?"

E kishte pushtuar nje inat i madh e po bertiste duke mos i interesuar fakti qe po jepte skene ne mes te qytetit. Nuk i interesonte asgje , jo atehere kur zhurma e zemres qe thyhej ishte aq e madhe.

"Mnigja Grejs. Kuptoje qe kjo asht ma e mira per te dy ne."

"Kjo?"

"Te marre fund ktu kjo e jona para se te thellohet ma shume?" Sguxonte ta shihte ne sy edhe pse do donta ta bente. Sguxoi ti afrohej edhe pse e dinte qe perqafimi i tij do ia pushonte ato lote qe i pushtuan faqet.

"Ca te thellohet ma shum ca? Se shef se je tu u nxitu tu marr vendime kur je i trishtum. Ja ket ke te keqe ti. Kerkon ti largosh njerzit qe do nga ajo erresira jote ne vend qe te kerkosh te dalesh qe aty vec se duam ne te ngrihesh e ta besh. Jo me mire shtyji njerzit qe do Arlo se ajo asht ma e thjesht me u ba. Rri si qen ne at mut erresire e refuzo me buzeqesh. Fshije gjithmon at buzeqeshjen aq tbukur prej ftyre."

Perplaste kembet sic bente gjithmone sa here kishte te drejte duke e ditur qe Arlo kishte marre ate vendim e asnje fjale e saja sdo e ndryshonte.

"Ik Grej pra sa nuk asht von prej ksaj erresires teme. Shko ec!"

"Sdu." Ia ktheu ne inati teksa e sfidonte ta shihte ne sy.

"Merre vesh. Une sdo du dot kurre diken tjeter. Hala e du e skam nermen me e nxjer prej zemre."

Sikir dikush po kerkonte ta nxirrte. Se mos ishte Grejs ajo qe i lutej ta bente? Jo ajo thjesht donte qe ai te hapte syte e te shihte qe ishte aty e ndoshta ishte gjalle dhe per te. Faktinqe ai akoma e donte ate sdo thonte me pak vend per te ne zemren e tij do thonte thjesht se dashuria e pare asht e magjishme e ai ishte nje njeri i mrekullueshem qe thjesht nuk di si ti mbaje kujtimet e bukura te paprekura nga fatkeqesite.

"Duje mer. Tkam than mos e duj. Ama kupto qe smund ta dush ma ate. Duj kujtimet e te sugjeroj tdush kujtimet ma tbukra qe ke me te."

"Grejs njeriu dashuron vec nje here ne jete pse se kupton kaq gje?"

A dashuronte me te vertete njeriu vec nje here ne jete? A duhej te dashuronte njeriu aq forte sa te humbe arsyen, driten, dashurine e ndihmen e gjithkujt?

"Ne rregull Arlo Mirku u baft si don ti. Duje , duje tan jetes tane ama mos i jep ma kujt shpres. Mos ban ma kan me qesh e me pas me ja vjedh at buzeqeshje ne menyren ma te poshter te mundshme. Duj ate e mos shko me kerku per lumturi kerkun nese qenka puna kshu. Duj duj dike qe smunesh ma me e dasht. Duje se njeriu dashka vec iher njet." Bertiti ajo teksa largohej mjaftueshem sa per ta degjuar ai dhe gjysma e lagjes ku punonte.

"Me harro!" I kerkoi Arlo me syte e perlotur ama mori si pergjigje vetem gishtin e mesit te saj e cila vraponte per tu larguar nga aty. Te mund te largohej dhe prej ati shpirti te copetuar deshiroi por kjo ishte e pamundur. Vrapoi me ate shpirt qe i rendonte e i dukej sikur nga casti ne cast do i binte ne toke.

"Me harro thot muti. A munesh ti me harru ate, aq munem dhe une me te harru. Idiot!" Shante nen ze teksa lotonte nga inati. Kembet e udhehiqnin drejt nje rrugice qe e njihte shume mire por ishte teper kofuze per te menduar drejt.

Eci e lenduar dhe e thyer nga dashuria si shume e shume te dashuruar te tjere e mendoi ti jepte fund gjithckaje. Do e gjente nje zgjidhje ti jepte fund asaj djegje te shpirtit. Do e gjente nje menyre te ndiqte keshillen ik te Arlos.



Ca ka nplan me ba  Grejsi o pipella??

Naj ide??

Memoriae (Shqip)|✔|Where stories live. Discover now