I ferkonte koken e luante me floket e saj te bute teksa e shikonte te pergjumur e ai nuk guxonte te vinte gjume ne sy. E mbante ne duar si gjene me te shtrenjte ate person te panjohur me nje deshire per ta mbrojtur nga gjithcka deri ne momentin qe do perhumbej e do kerkonte ta mbronte edhe nga vetja.
Kishte arritur ta bindte, te mbyllte syte per pak kur zbardhi e pikerisht atehere kur kercenimet dhe te sharat e te droguarit pronar kishin pushuar per ti lene vend te gerhiturave.
Hapi syte nga zhurma bezdisese e deres se celikte dhe syte i hasen ne silueten e nje polici roje hollak me kembe te gjata me ate unuformen me pantallonat blu ne te zeza qe i vinin siper kycit te kembes. E pa sesi afrohej tek ata me nje qese te bardhe ne duar. Veshtronte levizjet e tij e vec shpresonte te dilte nga aty se bashku me Grejs.
"Ju kane sjelle ushqim." Futi qesen e bardhe midis hapsires bosh qe kishin lene hekurat e celikta e priti qe Arlo te ngrihej. Mirpo Arlo vazhdonte te perkedhelte lehte floket kaf te sajat duke qene i pavetedijshem per gjestin qe po bente.
Syte e Grejs u hapen nga zhurma qe krijoi qesja kur polici i paduruar e hodhi ne toke. Ferkoi fytyren me dy duart e saj, mori njehere fryme thelle dhe duke pare Arlon ne sy ngrihet nga aty . Rremon ne qese duke u ulur kembe-kryq dhe kur gjeti ushqim nje buzeqeshje kenaqesie i mbiu ne fytyre.
"Do vish te hash?" Ktheu koken per te pare nje Arlo te shqetesuar qe si rralle here veshtronte nje fytyre te vertete te Grejs pertej asaj te kokefortesise. Pa mjerim ne syte e saj qe ishin hipnotizuar nga ajo cka kishte perballe, pa sesi i dridheshin duart ne tentativen per te hapur qesen. I veshtroi me kujdes edhe flegrat e hundes dhe levizjet qe benin kur qesja levizte e leshonte aromen e atij ushqimi te thate qe me siguri e kishte sjelle ndonje mik i Arlos.
"Qyqja, u myte maj." Buzet iu harkuan ne nje qeshje te lehte qe duhej te ishte ironike ama nuk perngjau si e tille me syte qe veshtronin drejt saj.
"Pse ska ardh kush me tkerku?"
Pikerisht kjo pyetje e beri Grejs te ndalonte. Duart qe mbanin ushqimin i rane rendshem mbi preher e syte iu perloten nga fakti qe ajo ishte e vetme fillikat ne kete bote te shemtuar.
"Se ...skam lajmeruar njeri." Genjeu aty per aty dhe vazhdoi te kafshonte copa nga hamburgeri qe shtrengonte me dy duar tanime jo me oreksin e meparme.
U afrua prane saj, u gjunjezua ne nje nivel me te qe te mund te shihte syte e saj nga ku dallohej vec trishtim e pa buzet e saj qe sforcoheshin ne nje buzeqeshje te shtirur.
"Je ba pis maj mute. As me hanger sdin." I ngjeshi gishtin ne buze dhe i hoqi nje cope salce qe i ishte veshur pikueshem mbi cepin e buzes. Nuk ishte nje prekje me arome romanticiteti sepse romanca midis tyre do ishte mike e paftuar por e gjitha ishte kujdes e per nje cast Arlo ndjeu se kishte per detyre ta mbronte ate qenie aq te vogel perkundrejt ligesive gjigande qe na prekin e shukin nen dhe.
Ajo nuk fliste vec ushqehej me kafshata te vogla . Kishte nevoje per ushqim si dreqi por nuk kishte oreks sepse sa here merzitej stomaku i saj ndjete aq dhume sembimet e komshies zemer.
"Mnigja mu! Ke me dal prej ktu shume shpejt."
A sa donte ti besonte fjalet qe nxirrte nga goja. Sa donte qe ajo te ishte e lire e larg atij vendi qe qelbej era myk, larg prej Albertit qe degjohej te shante nen ze nga dhimbja e kokes e kockave prej gjumit te parehatshem a me shume prej mungeses se droges. Te ishte ne doren e tij ia kish falur ne pjate te argjende nje cope jete te paster sepse sipas tij ajo e meritonte.
Por sa pak kohe qe njiheshin e sa shume i uronin njeri tjetrit, sa pak here qe kishin veshtruar syte e njeri tjetrit e sa shume qe dinin per historite e secilit.
Sa e cuditshme jeta dhe menyrat e saj te te funksionuarit .***
"Arlo Mirku , jeni i lire." Te vetmet fjale qe u degjuan pas asaj gerdhishtje te celikte te deres. Vetem ato pak fjale qe bene Grejs te ndihej e pasigurte e deri diku te mallkonte veten per sigurine qe kishte ndier kur ishte prane tij, e tani qe do te ishte e vetme ajri filloi ti dukej me i rende e qelia me e mbyllur.
E pa me syte e trishte teksa qendronte e strukur ne nje cep dhe deshiroi aq fort qe fjalet e thene me oare nga Arlo te beheshin realitet sa me shpejt."Mas harro ca te thash Grejs." Pas ketyre fjaleve se pa me ne sy, eci pas hapave te policit trupmadh dhe me koken ulur degjoi te sharat qe Alberti ia drejtonte Grejs qe ne heshtje lotoi e askush se pa sepse tek e fundit askujt nuk i interesonte , apo jo?
Nje nate i kishte thene Arlo. Duro vec nje nate e do te dalesh qe ketu, do jesh e lire , e teksa kujtonte keto fjale te tijat iu kujtua dicka qe e kish lexuar diku 'njeriu eshte i lire ama eshte gjthkund ne pranga' . Sa e lire ishte e destinuar qe te ishte ajo , ne sa qeli do i duhej te perplasej e te trajtohej si lecke qe te shihte ate dritez apo fijez lumturie.
E Arlo rropatej nga ana tjeter per ato dy fjale ngushellimi. Hapte e mbyllte telefona , bertiste e cirrej kot me kot . Sikur te mos i rendonte barra e lendimit, e shtypjes, e dhimbjes tanime do i duhej te duronte edhe nje premtim te thyer. Spo mundte dot ta shpetonte Grejs nga aty e mallkonte veten per pafuqine e i kujtonte vetes se sa kot rron. U hodh mbi divan permbys e filloi te qendronte neutral aq shume i ishin ngaterruar ndjenjat me njera tjetren. Aq leshm e kishte zemren e copetuar ,aq te lodhura e te nxituara i kishte dhe mendimet.
Se paska momente ne jete kur trupi dridhet nga frika e misterit te se nesermes e humbkan toruan dhe mendimet. Se paska dite te erreta ku humb shpresa e arsyeja ama pikerisht ne keto dite duhet te qendrosh i forte sepse te tilla caste apo dite te bejne te tille.
Rrembeu xhupin kaf qe kishte te varur ne dere e doli nxitimthi teksa e vishte. Ashtu me ato mendimet qe eshte nje i pavlere guxoi ti tregonte vetes qe gjithmone do perpiqej edhe sikur te mos ia dilte. Shpresoi aq fort qe Grejs do shpetonte nga ajo jete e eci drejt nje dere qe ndoshta do ia mundesonte nje te tille. Sepse ne nje vend te mbytyr nga korrupsioni paraja ishte vlere, e drejte, liri e ndoshta dhe shprese.
Bisedoi gjate , aq gjate derisa ishin leket ata qe vulosen fundin e asaj bisede dhe rruges per ne shtepi smendonte gje tjeter vec dhimbjen qe gjithmone e shoqeronte e asaj dhimbjeje i ishte bashkangjitur nje Grejs qe si per dreq i dukej e pafajshme dhe ne nevoje per tu shpetuar.
Ndaloi makinen para nje fast foodi, mbushi qesen me ushqim e guxoi te zhgarraviste dicka ne pjesen e pasme te fatures qe me pas e vendosi mes farsoletave me logon e atij vendi sepse e dinte qe ajo do i perdorte ato aq keq sa hante.
Pagoi dhe me nje buzeqeshje te lehte nga gjesti i bere mendoi se disi do ia kthente buzeqeshjen. Parkoi para komisariatit takoi policin ne hyrje dhe duke i vendosur qeset ne duar i la dhe nje kartmonedhe simbol (msoni njerez si me u sjell kur tkeni njerez ne burgje a spitale 😂)si per ti thene qe ajo porosi duhej te shkonte ne duart e duhura.
E ajo porosi arriti pikerisht ne duart e saj pa u kontrolluar shume sepse vec nje nate do kalonte aty per tu burgosur me pas me urdher te gjykates ne nje burg e qeli te vertete.
Grejs vec veshtronte qesen e bardhe qe polici ia la mbi duar e refuzonte ta hapte. U mendua jo gjate per te kuptuar qe Arlo ishte kujtuar per te e me kete mendim nje e qeshur i mbuloi fytyren e duart e pabindura hapen qesen. Aroma e ushqimit i ngacmonte shqisat , e barku po protestonte .
Iu bind natyres e ashtu sic Arlo e kishte parashikuar ajo fatyre do lagej nga salca mbi buzet e Grejs e ashtu ndodhi. Ktheu faturen dhe nje e qeshur me ze i shpetoi. Desh u mbyt nga ushqimi qe e la menjane per te pastruar faturen me mbishkrimin ...
'do dalsh nsr, kujdes hajne mos han faturen
Ps: fshije salcen dhe smajlero iher per energji pozitive xp'._____________________________________
Dedicated to Mirror_Mirror26 ❤❤❤
Edhe 10 pjes nga fundii
Ca do donit tkisha shtu ose tkisha heq deri tashi nga historia ?
Mos thoni autorja cuz am not gonna kill myself biqis 😑😂tagdises 😂
Kush po e shef finalen e botrorit?
Pis ✌
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...