"Kur e maron turnin sot?" E pa ne sy teksa i ledhatonte faqen e skuqur lehte me doren e tij duke ndjere stomakun ti kthehej permbys teksa e bente kete gjest.
"Ne 3 e myll. Pse?" Arriti te nxirrte ato dy fjale teksa hutohej nen prekjen e tij.
"A vi tmarr ne 3 apo tpres ktu?" E puthi lehte ne faqen e kuqe sepse i adhuronte kur merrnin ate ngjyre.
"Nese ke maru ik mos prit se vonohem. Ske ca ban ktu."
"Tshof ty maj si spaskam ca me ba. Tkontrolloj ty me ke merresh kujt i fal buzeqeshje, gjana normale dmth." Mbante nje te qeshur ne fytyre edhe pse kerkonte te ngjante serioz.
"Apapapa sa i eger."
"Me pas kujdes prej mejet vajz. Po shkoj un e po vi ne 3 fiks itu. Mos m'ik kun mprit." E puthi serish ne faqe duke i ndezur nje zjarr ne stomak dhe me pas mblodhi gjerat e tij i futi ne nje cante te zeze qe e rrasi ne sediljen e pasme te makines.
Mendja i qendronte te surpiza qe do i bente Arlo prandaj edhe ngaterronte porosine ate dite. I terhoqi vemendje Jutbina madje ia beri dhe me shenje nga shefi qe po e sodiste nga kati i dyte me vetullen ngritur i cili sapo hasi ne veshtrimin e paqellimshem te sajin e ftoi lart.
"O sy qe tme pellcasin ishalla!" Mallkoi veten teksa ngjiste shkallet e drunjta per ne katin e mesiperm.
"Ca ke zemer?" E pyeti akoma pa u ngjitur mire.
"Zemer?" U cudit nga fjalet e tij te perkedhelise qe dita dites tregonin me shume ngrohtesi e embelsi. Me shume se cduhej per nje vajze qe ate e shihte vetem si shefin e tij me nje ish te fejuar misterioze me emrin Gloria qe i kujtonte te motren.
"Pse je e hutuar sot?? Cke?" Vendosi doren mbi faqen e saj pikerisht aty ku dora e Arlos kishte pushuar . Por prekja e tij i ngjallte tjera emocione nga te cilat donte te vraponte e te zhdukej. Prekjet e tij te pavenda e ne menyre aspak shoqerore e benin per te vjelle .
"Skam gje jo. Thjesht vape shume kto dite e po lodhemi nga klientet e shumte."
"Grejs pse sme le te te afrohem. Mos ke frike nga une?" Qeshi ai ne menyre ironike teksa i afrohej trupit te saj e ajo thjesht bente pas.
"Skam pse te kem frike nga ty. Thjesht me duket e cuditshme e gjithe kjo, i gjithe ky teater Robert sepse une ste shoh me shume sesa mik e punedhenes. Pse kembengul?"
Ia kishte thene prej ditesh qe nuk ndjente gje per te duke dashur tia shkepuste ato mendime qe si per dreq ishin ngulur pa te drejte e arsye ne mendjen e tij.
"Sepse zemra nuk pyet per mendjen time Grejs." Do betohej se ky djale ishte perfundimisht i cmendur po te mos shihte shendet te plote e dinakeri ne syte e tij.
"Ora 3 me duhet te iki tani shef. Shihemi neser." E pershendeti shpejt e shpejt dhe me hapa te nxituar doli jashte duke shetitur syte per silueten e tij. E gjeti te mbeshtetur mbi makine te buzeqeshur teksa ia bente me dore Grejs duke e ftuar te shkonte te ai. E ajo nxitoi ti hidhej ne krahe e tij qe e shtrenguan ne ate perqafim e embel qe u falte bote.
"Me mori malli maj mute." E pa me syte qe shetisnin ne fytyren e saj sa tek syte sa tek faqet sa tek hunda me deshiren per te lene puthje ne secilen prej tyre.
"Tmori malli se beme 3 or pa u pa a?"
"Pse ty ste mori malli a?" Beri nje fytyre gjasme te merzitur me syte qe shkelqenin drejt saj.
"Ncc ." E genjeu ajo duke i fshehur te verteten. Duke mos i thene qe e kishte marre malli per te qe kur ai ishte larguar e i kishte thene do te shihemi.
"Rrense." E puthi lehte mbi hune dhe me pas u shkeput prej saj dhe u drejtua nga makina.
"Ku jemi tu shku?" E pyeti kurioze teksa sodiste fushat e mbjella me gjelberim te pashoq.
"Ke me e pa kur te mrrijm." Si tha me asgje tjeter rreth surprizes . Vec bene shaka deri kur Grejsin e mori gjumi dhe vari koken ne sedilje si te ishte nje femije.
***
Kur mberriten e soditi per pak minuta duke mos dashur ta zgjonte. E pa sesi flinte e qete dhe qeshi me ze me fytyren e saj dhe shprehine qe kishte marre. Deshi ta puthte aq shume ta zgjonte me puthje e te ishin buzet e tij qe e benin te hapte syte , por se beri, thjesht vendosi doren lehte mbi supin e saj dhe e shkundi duke i thirrur emrin.Vendosi me pas doren mbi faqen e saj duke e prekur lehte . Gishti i rreshqiti padashur mbi buzet mishtore te Grejs e cila dridhej nen prekjen e tij.
"Ku jemi ktu?"
"Ee. Dil e shif ku tkam pru o hajne." E shihte Grejs teksa dilte nga makina ndersa ai qendronte aty duke kujtuar duart mbi buzet e saj me deshiren aq te madhe per ti puthur e kafshuar. Per ti bere te tijat ato buze qe aq shume i donte e aq shume sia lejonte vetes.
"O zot . Kjo asht gjeja ma e bukur qe mkan zan syt. O zot." Ishte e mrekulluar nga peisazhi qe i servirej para syve. Nje koder e tere me nje lume qe i veshej siper si gjarper i lyer ne blu te syve te saj.
"Te pelqen?"
"Kaq shume o Arlo. Duket sikur uji e ka gerryer kodren padashur e kodra ia ka nderruar rrjedhen . Eshte nje simbioze kaq perfekte midis tyre. E sheh ate atje duket sikur shelgu atje eshte edhe fundi i ujit por shelget qendrojne gjithmone ne fillim apo jo." Bente me gisht sa ne nje vend ne tjetrin e mrekulluar nga gjithcka qe shihte.
"Te kam ble i gja." Duart qe i mbante grusht i hapi duke zbuluar brenda tyre nke varese me nje simbol hene.
"Pse?" Nje pyetje qe i eedhi instiktivisht.
"Sepse desha tkesh dicka qe na perket te dyve e hana a simboli jon. Nje hene per cdo vit qe jam prane teje." E kritikoi veten dhe buzeqeshja iu zhduk. Pikerisht ne momentin qe duhej ti dhuronte ate varesen e tia vendoste ne qafe e me pas ta puthte lehte aty ku gishterinjte e ceknin dhe e ndeznin flake, pikerisht ne ate moment fytyra e tij mori nje seriozitet te frikshem.
"Sa keq qe ka me ken hana e par dhe e funit qe te dhuroj."
"Ca?" Edhe buzeqeshja e saj u fik e syte e konfuzuar e shihnin duke kerkuar per pergjigje.
"Smunem me tdhuru ma varse as buzeqeshje as ato rrahjet e zemres Grejs. Ti meriton diken ma tmir se un. Diken qe ka me te dasht me zemer e ka me ti dhan tana. Un smundem."
"Shhh." kerkoi ta qetesonte ajo duke ditur qe ajo ngjarje e te kaluares nuk e linte te qete dhe e perndiqte ne cdo gezim te vogel qe vetes fshehtas ia falte dhe ia merrte njekohesisht.
"Jo Grejs e kam me vertet. Meriton dike me tmir se un." E nga ta dinte ai qe dhe Grejs mendonte te njejten gje. Mendonte se nuk ishte mjaftueshem per te. Mendonte qe ai meritonte femren me te paster ne bote qe nuk kishte barra te renda mbi shpine a probleme si ato te sajat. Meritonte dike qe ti perkushtohej me shpirt.
Dy kokeforte qe i urojne me te mirat njeri tjetrit duke refuzuar per te qene me e mira per secilin. Dy njerez si gjithe te tjeret me barra te renda mbi supe e kujtime te hidhura qe ste lene te ngresh krye e te shohesh copeza drite e shprese tek e ardhmja qe eshte vec nje hap larg.
"Nuk i tha me asgje. Ashtu e perlotur futet ne makine me varesen qe shtrengonte ne duar dhe kerkon te largohet nga aty e ndoshta dhe nga ai qe ishte pushtuar me mendimet e erreta te se shkuares qe sduhej te kishin me vend tek ai.
Ndoshta shume ndoshta per dy persona qe gjenin qetesi ne njeri tjetrin. Ndoshta qe do shuheshin cdo dite kur nevoja per ate qetesi te rritej e te behej e padurueshme por ajo ndoshta ishte aty e ndoshta ajo ndoshta ishte edhe nje fijeze shprese.
《》《》《》《》《》《》《》《》
Ma bani hallall per at publikimin e para 2 minutave por per nji moment mra celi prej doret n ftyr e huna jeme shtypi at opsionin 'publish' para se me e editu.
Mergis1 artiola dote me tba dedikim e me t than se t don e bla bla bla je si moter je si vlla je si gishti i 6 qe kurr nuk pata. Kaq
Hajt shnet pa editoj 2 pjes meqi mkeni akuzu per dembel pff
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...