Dedicated to _SONJAAA_ ❤
"Ulu pak se mduhet me fol me ty!" Kishin kaluar dite te tera qe nga hera e fundit qe kishin shkembyer nje fjale me njeri tjetrin e Grejs e lumtur me nje buzeqeshje te pakuptueshme ne fytyre ishte gezuar kur e kishte pare ate mengjes ne vendin e tij te preferuar tek qoshja e perhershme ne lokalin ku ajo punonte .
"Je ne vete? Jam ne orar pune smunem me u ul me klientat. "
"Ulu maj se spo te ha, hej pereni e madhe." Grejs hapi syte dhe mori fryme thelle. Habitej me kokefortesine e ketij njeriu qe nuk hiqte dore kurre derisa ti dilte e tija. Ama Grejs kishte mesuar te mos i plotesonte qejfet askujt.
"Fol!" E urdheroi teksa mbeshteti supin ne derrasat e ballkonit te jashtem teksa nxorri nje cigare te vetme nga xhepi. E ndezi me nje cakmak lejla e vazhdoi te leshonte shtellunga tymi ne ajer duke pritur per fjalet qe do dilnin nga goja e tij.
"Sonte mos me shku !" Arlo po shikonte letrat qe gjithmone mbante perballe duke injoruar shikim e Grejs mbi fytyren e tij.
"Mos me shku ku?" Po bente te padituren ndonese e dinte mire se per cfare po fliste ai.
"Prep ti tu me marr per pall mu ee? Mos me shku sonte atje kaq po te tham."
"Dreq mke njek ka mrapa apo ajo?" Pergjigjia do te ishte nje sigurisht. Cdo nate teksa dilte nga shtepia duke qare e cdo mengjes qe dilte me te shpejte nga lokali i Albertit . E kishte ndjekur edhe ato mengjese kur ajo vraponte te nderrohej e vishte uniformen e lokalit tjeter duke nxitonte per te mos u vonuar.
"Pse?" E pyeti thate ndonse deshironte kaq shume te dinte tere arsyet qe do i jepte pas atij urdheri.
"Mos me shku, mos e diskuto hic. E bane prov vune kemben sot atje i ke punt keq." Po qendronte serioz perballe saj duke i dhene urdhera pa qene ne pozite te tille. E kishte rrembyer ate post e e mbronte me fanatizem.
"Munesh me shku tash.""Pfff " ia dha nje te shfryre Grejs , gje te cilen e bente shpesh here kur vinte puna per te bere nje copez bisede me Arlon kokeforte. Shtypi koken e cigares per ta fikur e me pas u largua per te kryer punen e saj.
Gjate gjithe dites fjalet e tij i vertiteshin ne mendje ama kurre spranonte qe te ndiqte keshilla apo urdhera pa i dhene te pakten nje shpjegim pse. Edhe pse ato fjale i godisnin ndergjegjen hapat e saj te pabindur ate nate e perfunduan Grejsun mu atje ku nuk duhej te ishte.
"A te thash mos me ardh?" Nje dore qe i shtrengoi krahun e ktheu ne realitet e i shkundi mendimet qe u krisen , u percane e humben si rete.
"Sme the pse mos me ardh."
"A tall bethen ti me mu a? A je fmi pash zoten? Ik ne shpi shpejt, ec mas e zgjat fort!" Po i tregonte me gisht drejtimin nga ajo duhej te shkonte ama kembet e saj si per dreq ecnin ne drejtimin e kundert. Ishte frika e ndjenja e fajit cka e udhehiqte brenda atij lokali nate qe vinte era myk e djerse kenaqesie mekatare.
"Kokemushke!" E ndoqi nga pas i heshtur sic kishte bere tere javes sikur jeta e tij te mos kishte me drejtim tjeter perpos gjurmeve te hapave qe linte Grejs. Ecte pas saj i hipnotizuar per ta bindur te largohej para se te behej gjema.
Hasi ne kundershtim serish e me pas asgje vetem Grejs qe mundohej ti fshihej pas trupave te njerzve te eksituar teksa sherbente pijet tere finese.
Arlo kerkonte per doren e saj per ta rrembyer qe ta nxirrte jashte nga ai vend ama dora e tij nuk arriti dot te shtrengonte te sajen teksa trupi i Grejs perplasej me trupat e droguar te disa adoleshenteve e tek tuk ndonje pasaniku qe ska me vrime ku fut leket vecse ti derdhe sic derdhte shishet e alkoolit mbi kerthizen e nja dy striptisteve qe mbanin vec rrjete blu thuajse ngjyre kali, hedhur siper trupit te lakuriqte.
E ndoqi nga pas hera heres duke gerthittur emrin e saj per te mbytur muziken e larte qe slejonte zerin e tij te ngrinte krye.
E gjeti duke dale nga dera e banjos se femrave e nuk i interesoi asgje. Rrembeu kycin e holle te sajin dhe e terhoqi brenda. E mbeshteti rendshem me supin tek dera dhe tere nerva iu afrua fytures se brishte qe sa vinte zbehej.
"Ik prej ktu o kokmute!" Zeri i tij doli embel e tradhetoi egersine qe po mundohej te perconte.
"Pse?" Vazhdoi te pyeste e painteresuar per ate ze te embel qe do donte ta degjonte perjetesisht.
"Se duhet tlargohesh sa ma shpejt." Filloi te perhumbej ne syte e saj qe shkelqenin .
"Arsye e pamjaftueshme." Gjeti rastin te arratisej nga krahet e tij kur ai u perhumb duke e pare ne sy.
"Pereni, sa mute qe asht."
Kerkoi ta ndiqte nga pas per ti thene se ckishte qullosur ama ajo vazhdonte te fshihej pas trupave te njerezve te shumte qe kerkonin pak kenaqesi ne nje menyre harbute.
I dorezuar shfryu dhe u ul ne nje tavoline boshe duke veshtruar Grejs qe hera heres kercenonte klientet qe kerkonin te fusnin duart aty ku si takonin e here te tjera e gjeje duke u dridhur ne frike e keqardhje nderkohe qe shperndante dorazi pilula e copera drogerash qe as vete sua dinte emrin. E veshtronte teksa mjeshterisht rrembente leket e linte ne duart e tyre drogen e me pas largohej me verullat e ngrysura.
Sa keq per Grejs qe nuk ishin vec nje pale sy qe po e veshtronin gjate asaj nate.
Arlo pa sesi trupin e saj e rrethoi nje trupmadh e ne inat te pakuptuar brofi ne kembe nga ku u degjua me mire sirena e policise pikerisht atehere kur volumi i larte i muzikes se pakuptimte u shua e zhurma e hapave te njerezve filloi te shtohej si tufe elefantesh te vegjel qe vraponin si te kishin pare nje mi.
U afrua drejt trupit te saj qe qendronte e mberthyer nga duart e nje personi qe po kerkonte ti vinte prangat edhe pse ajo perpelitej si nje cilimi. Degjoi kercitjen e nje dere qe duhej te ishte zyra e Albertit qe qendronte i droguar ne qetesine e hidhur qe ajo falte. Shume zhurma i bucisnin ne vesh ama ai degjonte vetem 'me lesho' te Grejs .
"Je mire?" U afrua ta pyste pa friken se mund te perfundonte ne qeli si shume e shume nga personat qe u kapen ne ate vend .
"Zoteri na duhet te te marrin ne komisariat." Ishte shpjegimi i vetem qe u tha.
"Hiqja prangat!" Iu hakerrye duke i dhene urdher e njekohesisht shperfillur urdherin e tij.
"Mos me mso me ba detyren mer cilimi po ec ktu te vej prangat mos mdetyro me perdor dhune."
"Me ja hek prangat." Syte iu veshen me nje shkelqim te frikshem e fytyra mori nje pamje te frikshne.
"Me duket se dashke me perfundu nqeli si kjo kur** ktu."
Instiktivisht dora iu mblodh grusht dhe ne pavetedije grushti i tij perfundoi ne fytyren e policit arrogant qe kujtonte se ishte perandor e synimi i jetes ishte udheheqja e perandorise njerezore. Nje grusht qe mbante mllef e shfaqte dhimbjen qe pervelonte nje shpirt te djegur nga e kaluara. Nje grusht qe gjate neteve ngjeshej me murin a raftin e librave kur zgjohej nga makthe te pergjakshme. Nje grusht qe donte te fliste e ti thoshte mjaft jetes pa jete te tij.
Sa keq qe ishte vec nje grusht qe i siguroi vetem nje qeli.
_____________________________________
An: School is officialy over for me and this means...free time per tu kalb ne watt yey 🎉
Sic e dini ose edhe mund te mos e dini une se bashku me 4 kanceroza te tjer po menaxhojme nje acc tj dhe meqe do kena ma shm koh te lir do doja te dija ca do na sugjeronit naj gja te re qe do donit ta shihnit te ajo llogaria...
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...