E kishte vene re qe rutina e saj po ndryshonte ama veset i kishin mbetur te njejta. Qendronte zgjuar edhe atehere kur qielli mbulohej me terrin e nates e duke shfletuar faqe te nenvijezuara neper libra te vjedhur priste per driten e diellit te zhdukte vezullimin e atyre yjeve qe i veshtronte nga dritarja hera heres . Shfrynte ne inat kur ai vezullim mbytej nga erresira e reve te zeza qe pushtonin te tere qiellin e i premtonin tokes shi. E urrente shiun dhe melankoline qe ai sillte me vete sepse sdonte te qendronte ne vend numero e te mendonte per te shkuaren apo ate copez te se tashmes. Preferonte te zhyste koken ne ato libra e te udhetonte ne mijera ndjenja shpesh te pajetuara nga ajo.
Degjoi zhurmen te vinte nga dhoma e te atit dhe me nje levizje te shpejte mbuloi fytyren me batanijen qe kishte vene gjunjve. Kete kishte bere gjithe jetes qe nga ajo nate . Kete vazhdonte te bente jo nga frika por nga mundesite e pakta per te zgjedhur .
"Na ka lan dhe driten ndez zonja." Renkon i ati teksa mundohet te ngreje goten me uje me duart qe i dridheshin. Edhe pse ne nje dhome te ndricuar ai vazhdon te gjeje rrugen per tek dhoma e tij duke mbajtur duart ne mur.
Hedh hapa te lehte per tek celsi i bardhe per te ndezur serish driten qe te vazhdonte te lexonte dhe 50 faqet e fundit te mbetura. E ndez driten dhe vrapon shpejt te struket ne divanin qe e perdorte si krevatin e saj gjate nates. Prek lehte kopertinen e mendja i shkon te pronari i ketij libri. Vocerroi syte per te pershkruar ndjenjen qe i perconte kujtimi per te , e duke u perhumbur ne qiellin e larget pa disa pika shiu te perplaseshin fort mbi xham. Inat e ndjenja te forta qe i veshi me urrejtje e i percolli mbi kujtimin e tij e ne sekonda e hodhi pas ne palimcest. Nje tjeter kujtim qe do mbetej perjete me te ashtu si cdo gje tjeter qe ajo donte te harronte.
****
Nga ana tjeter dikush e kishte akoma edhe me te veshtire te flente teksa era ulerinte ne kerkim per te perpire gjithcka nderkohe qe xhami i dritares se dhomes se tij hera heres prekej ashper nga copeza bresheri. Nje shi me vrull te cilin ai do deshironte te fshinte shume gjurme te mbetura ne jeten e tij.
Vazhdonte te zhgarraviste fjali te tera ne fletet e bardha e shfrynte ne mospelqim sa here lexonte ato cka shkruante . Iu kujtuan fjalet e Grejs naten qe ajo e kritikoi dhe i perplasi nje kritike qe ai e mori si nje te vertete te pashmangshme. "Pershkrimet jane te bukra. Ka realitet ama smund te quhet liber profesional. Autori asht perfshi ma shum se cduhet ne ket histori dhe e din ca nodh kur autori jep cdo gje ne nje liber?...harxhohet. Jep gjithcka dhe idete i shterohen"
Ishte e kote ti merrte fjalet e saj per baze ama kishte dicka qe i nderpriste mendimet e fjalet thjesht i zhdukeshin. Nuk donte ta mohonte qe ajo vajze i kishte pushtuar nja dy a tre mendime me deshiren per ta studiuar e per ti veshur misterin e saj nje personazhi te ndonje libri. Vazhdoi ti gjuante fleteve me lapsin qe mbante ne dore teksa dicka i premtonte vetes neperdhembe.
"Hajne e vogel. Me mu shteru mu idet? Hehh . Tapa perfundon tu e gjet vedin si antagoniste ne ndonji prej librave qe do vazhdosh me me vjedh." Ishte premtim cka doli nga goja e tij qe po nenqeshte me vetekenaqesi.
Fjeti ato pak ore per te nxituar per tek kafeja e preferuar pikerisht aty ku Grejsit i ishte falur nje mundesi e kishte vendosur qe ta perdorte ate per te ndryshuar rrjedhen e jetes se saj. Ndihej ne faj qe ate mundesi nuk e fitoi por iu hodh si lemoshe ama nuk ishte ne pozita per te zgjedhur e ashtu me zemer te renduar e pranoi ate oferte pune.
****
Ashtu e pergjumur i kalonte dyert duke perplasur doren a shpatullen me syte e mbyllur nga oret e pakta ne gjume. Ndezi ujin e ngrohte pasi hoqi rrobat nga trupi dhe duke u dridhur nga i ftohti nxitoi te vendosej poshte ujit qe arrinte ti ngrohte mornicat e krijuara.
I pelqente uniforma e re teksa e krahasonte me bluzen e rreckosur te punes se vjeter te cilen e veshtronte me percmim duke u munduar te fshihte shume kujtime jo te bukura e ato shume veshtiresi qe kishte kaluar ne ate lokal te qelbur qe gelonte nga njerez te uritur seksualisht qe ishin te gatshem te hidhnin shendetin e tyre per llastime te perkedhelura nga adrenalina qe falte droga.
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...