24

355 49 245
                                    

"Sme besohet qe je tu publiku librin sot e un se di as per ca bahet fjal ne te."

Mbante veshur nje fustan te bardhe te ngjitur pas trupit qe e motra ia kish gjetur. I kishte treguar te motres gjithcka rreth te atit dhe menyres sesi i kalonte pjesa e mbetur e dites me te atin e eger. I kishte kerkuar ndihme per te gjetur nje pune te re e ajo ia kish gjetur vendin e punes si nje shitese ne marketin poshte pallatit ku banonte tanime vetem. I kishte treguar per Arlon dhe historine e tij duke qare e ajo e kishte marre ne perqafim , i kishte perkedhelur floket sic bejne motrat e medhaja e i kishte thene qe nese eshte e shkruar qe ata te jene bashke do te ndodhe.

"Ku e more ket fustan?" E shikonte me dy sy qe nguleshin ne silueten e saj perfekte nen ate fustan qe i shkonte aq shume. Ishte hera e lare qe e shihte aq te kuruar e se priste qe ajo te dukej aq bukur.

"Ma gjeti motra." Iu pergjigj ajo ne siklet. Nje siklet qe i vinte nga veshja e ngushte duke nxjerre ne pah pasigurine e saj prej femre. Nuk ndihej e sigurte me veten dhe peshen e saj edhe pse prej disa muajsh kishte filluar te ushqehej ne menyre normale. Serish kishte pasigurira te tipit sjam e mire mjaftueshem , ama Arlo nuk dinte per ato pasiguri. Ai thjesht veshtronte ate sa lart poshte nje here duke qeshur e pastaj tere seriozitet.

"Asht pak i shkurt po meqe e paske vesh hajt ma . Skena as koh me u kthy e me e ndrru."

Grejs ia plasi te qeshures me komentin e tij prej over-protektivi dhe filloi te ecte me veshtiresi ne maje te atyre takave te larta ngjyri gri. Priste nje dukesh bukur ama edhe te qenurit xheloz e Arlos do funksiononte per ta bere te qeshte.

"Xheloz muti."

"Si po te shkojn punt me motren?"

"Mka ftu me shku te shpia e saj e me nejt atje. " e pa Arlon me dy sy sikur te donte te gjente pergjigjen midis shkelqimit te tyre.

"Po shum mir . Shko me jetu me te ca po mrrin me baben qe asht ashu."

"Smunem me e lan babin vetem." Ta linte vetem do te thoshte te hiqte dore. Te hiqte dore nga ajo copez familje edhe pse e shkaterruar, do te thoshta te hiqte dore nga te gjitha perpjekjet e saj per ta rimekembur ate shtepi. Te ikte e ta linte vetem te atin do te thoshte te hiqte dore nga mundimet qe kishte bere per ndryshimin e tij e ta linte ate fillikat sic kishte qene ajo. Largimi i saj do te thoshte fundi i gjithckaje ndoshta edhe i te atit. E ajo se donte fundin.

"Te kuptoj." Dhe ne te vertete e kuptonte rendesine e familjes sepse te tijen e kishte perbuzur gjate kohes qe kishte humbur dashurine e tij. I kishin qendruar afer e kishin hasur vec ne refuzimin e tij e vite me vone i  penduar kishte kerkuar per falje pa falur veten.

Grejs vendosi doren mbi te tijen si per ti thene qe te ndalonte dreqin me kthimin pas te kujtimeve sa here qe mendonte per dicka e ai shtrengoi fort doren e saj. E puthi lehte ne faqe e eci me te drejt tavolinave te mbushura me njerez qe kishin ardhur pikerisht per te ne promovimin e librit te ri.

Nuk iu pelqenin turmat asnjerit  ama ecnin prane njeri tjetrit derisa arriten ne tavolinen kryesore qe ishte e veshur me mantel te bardhe me nje lule vjollce mbi te, pikerisht aty ku ndodhej Gloria, e motra e Grejs qe i shtrengoi doren si per ti thene qe sdo e linte me vetem. Qeshen te dyja nderkohe qe Arlo hutohej nga e qeshura e saj.

"Mprit itu sa ti pershnes njerzit e erdha." I peshperiti ne vesh dhe e puthi shume lehte ne qafe duke ndezur shkendija ne stomakun e secilit prej tyre.

E veshtronte tek fliste me njerezit e u qeshte . Dukej i lumtur e ndoshta per te tjeret ishte njeriu me i qeshur e i lumtur qe njihnin ama per Grejs shume nga ato te qeshura kishin trishtim nga pas e ajo e dinte , e ndjente. E njihte shume mire Arlon e saj qe mbulonte gjithcka me nje te qeshur edhe pse ato lloj te qeshurash smbysnin dot asgje.

U kthye serish prane Grej pikerisht ne momentin qe disa miq te tij u ngjiten ne skene per te cituar pjese nga libri qe sipas tyre permbante realitet e aktualizem. Ndihej pak ne faj Grejs qe nuk kishte kembengulur per te ditur permbajtjen e atij libri e tani e turperuar disi kur e pyesnin ne e kishte pelqyer librin e ajo thonte qe akoma skishte patur mundesi ta lexonte.

"Veshtroja thelle ne syte e saj qe me dukeshin te cuditshem e plote jete duke menduar per jeten time te fikur e doja ti puthja e ti beja te mite sic doja te puthja e beja timen ate."

"Me mori malli per te qe ne momentin qe i thash largohu ama e mbyta zerin e zemres sepse erresira qe mbaja mbi vete ishte me e madhe sesa drita e saj..."

Sa donte Grejs ta kundershtonte kete fraze e ti thonte personit qe po e citonte te ndalonte. Ti thonte qe nje cope driteze qofte ajo edhe nga nje fijeze shkrepse arrin te ndricoje ate erresiren aq te frikshme e te madhe. Sepse ska erresire me te madhe qe smund te ndricohet. Nuk ekziston erresira e perjetshme sepse dhe ne jemi te perkoshem ashtu si nata. Cdo erresire ka nje drite kerkoi ti thonte por nga goja e saj nuk doli asgje. Vazhdonte te degjonte kurioze copeza te atij libri qe e motra ia ngjeshi ne duar.

"E vogel." Qeshi me ate titull e ngriti koken per te pare Arlon qe i qendronte ngjitur duke buzeqeshur dhe ai.

"Eshte per ty." I kishte kushtuar nje liber te tere pervec kohes e dashurise qe i falte padashje e padashur, e ajo qendronte e mahnitur me lote gezimi ne sy . Ishte nje cast qe sdo kishte te dyte.

Kthyen koken per te pare skenen pasi i erresua gjithcka. Ishte koha te shihnin nje trailer te shkurter ku historia do permblidhej ne disa minuta. Vendosi koken ne kraharorin e tij e fryma e tij i shpupuriste disa fije floku teksa merte fryme.

Nje bote e tere ne erresire sepse njeriu mendon qe bote quhet vetem jeta e tij , e se gjithcka ndodh rrotull tij. Nje qenie egoiste qe bie ne dashuri e perjeton dhimbjen me te madhe qe mundemi ne njerezit te perjetojme. Humbet njeriun qe kishte vendosur ne podium #1.

Bote qe mbyllet ne erresire e egersi. Bote qe harbohet me kedo qe kerkon te perzihet ne te. Bote qe me embelsi rrekellen kujtimet e se shkuares e shkaterron cdo hap drejt te ardhmes.

Nje bote qe perplaset pa dashur me nje planet te cuditshem qe here quhej i tille e here jo njelloj si plutoni shkrete. Nga ajo perplasje shperthyen shume ngjyra qe perlyen erresiren e te dy planeteve.

Nje erresire kokeforte qe ndjente planetin e cuditshem te drejtohej drejt tij dhe buzeqeshte deri ne momentin qe erresira perhumte ne kujtime e mbyti ngjyrat qe kurre su zhduken.

Erresira kerkon te qendroje e vetme dhe e largon planetin sepse planeti i gjore smeritonte erresire.

Po kush mendonte se ishte erresira e dreqit  qe te vendoste per fatin e tyre?

"Shume faleminderit." Ktheu koken qe kishte vene ne kraharorin e tij duke mos pritur qe buzet e saj te ishin aq afer te tijave.

"Hajne e vogel." Vendosi doren ne qafen e saj dhe e afroi me afer vetes. Ngjeshi buzet e tij me te sajat e ne ate erresire e puthi. I dhuroi nje shperthim ngjyrash qe mendja e Arlos thuhej sduhej por vazhdonte ta bente i pafuqishem per te mbajtur prane erresiren qe aq shume e donte. Nje mije drita vezulluan ne erresirat e tyre teksa buzet vallezonin nen shkelqimin e atyre ndjenjave.

"Si perfundon historia ?" E pyeti Arlon instiktivisht ne ate erresire pasi buzet e tyre u shkeputen.

"Ai e le te shkoje sepse sdo ta perlyeje me erresiren e tij." Iu pergjigj ai me nje buzeqeshje qe iu fik kur reflektoi se ckishte bere.

I kishte dhene shprese Grejs duke e dashur e kujdesur per te njelloj sic bente ajo per te edhe e gjitha kjo per nje largim ne fund sepse botet e tyre ishin aq larg. Grejs lutej me mendje qe kjo te mos ndodhte dhe me ta e syte iu gjeten te perlotur kur salla u ndricua serish kete rradhe duke duartrokitur.

Mezi priti qe ajo nate te mbaronte te hiqte ate fustan qe kishte filluar ta urrente. Nese fundi do te jete i tille pse te mbante ngjyra veshur shpirti i saj. Pse te ushqehej me shprese fundja kur gjithcka qe i priste ishte erresire???

__________________________________________

I kam ba edit pa lejen e gabros ksaj pjeses xp mos i thoni gjaa ee se na futet ne sherr 😂

Kjo pjes i shkon Niceforwhat123 qe mka kerku sken me puthje qe ne pjesen e 5 😑 beq there u have it , enjoy it, tell me sa kot ja kam fut aty 😂😂

Spread love and read biqis

Memoriae (Shqip)|✔|Where stories live. Discover now