"Sepse njeriu dashurokerka vec nje here ne jete!!! E une cfare isha? Nje rezerve e asaj dashurie aq te pavdekshme?" Ishte e inatosur pas atij sherri qe kishte bere me Arlon dhe me ato nerva ,inat e zemer te thyer u fut brenda ne shtepi pasi kishte perplasur deren e madhe qe akoma kerciste.
"Te q**sha rracen kujt ia perplas ate dere ashtu?" I ati ngrihet ngadale nga divani ku ishte ulur dhe fillon te drejtoje hapa te rende drejt Grejs e cila dridhej. Dridhej jo nga frika por nga zemra e thyer e ate nate do kerkonte qe ato copeza te thyera te shkermoqeshin te tera e te ktheheshin ne pluhur. E kjo do ishte nje pune e lehte per tu bere me nje baba si ai i Grejs qe udhehiqej nga neuronet e alkoolizuara.
"Rracen e nanes tane tq*sh ti." Nuk i kishte kthyer ndonjehere fjalen. Gjithmone kishte qene e qete duke dashur ta zbuse me magjine e fjaleve ne menyre qe te shpetonte ndonje dite pa ngrene dru ama ate nate ajo ate donte. Te rrihej si qeni sepse askush perreth saj spo tregohej me i meshirshem per te. Pse duhej ajo te tregonte meshire per veten ku ate dite kerkonte asgje me shume sesa te mos ekzistonte.
"Nanen teme a? A k*rv muti ." Nje a e zgjatur inati teksa trupi i rende i afrohej Grejs e cila qendronte stoike pa levizur kur duhej te vraponte. Ajo fikje e arsyes do i dhimbte si dreqi te nesermen nese do kishte nje te tille per te.
Nje shuplake me pjesen e pasme te dores qe u ngjesh aq fort mbi faqen e bute te saj qe lagej nga lotet . Kockat e dores i krijuan nje te zverdhur ne faqen e kuqe kete here jo nga turpi por inati. I dha nje te shtyre te atit sepse sguxoi ti kthehej me shuplake e ai aq deshi. Rrembeu shishen e birres qe po pinte para se Grejs te vinte dhe ia ngjeshi ne shpatull e cila filloi te rridhte gjak e te shoqerohej me te shara qe vinin nga ana e babait. Grejs thjesht e shtynte ate plak i cili inatosej akoma me shume dhe fillonte ti gjuante me ate shishen e copetuar te birres mbi bark , mbi gjoks kudo duke i shkaktuar te gervishtura.
"Vrases muti. Prej teje vrau veten mami. Se sdurohesh ti robsh muti." Zeri i vinte i dobet ,i pafuqishem e lotet i rridhnin curg duke u bashkuar me pikezat e gjakut mbi dysheme.
"U bane ti, surrati jot me mkthy fjalen mu a. Un te vras oj kurv te vras." E kishte vene poshte vetes teksa i gjuante me shpulla e kur lodhej mblidhte duart e i fuste tek tuk nje grusht. Nje lot i pikoi mbi faqet e perskuqura nga inati teksa nofullen e mbante shtrenguar. I gjuante pa pushim atij trupi te skeletosur te Grejs si te ishte nje armik qe do ti cenoje nderin e jeten kur ajo sberi gje tjeter vecse perplasi deren me qellim. Me qellimin qe te rrihej kaq keq.
E Grejs po qeshte.
Qeshte lehte midis buzeve qe i dridheshin e faqeve qe i tundeshin nga te goditurat. Qeshte lehte edhe kur nje shkop i kerciti mbi koke ,qafe e kurriz e per nje moment nuk ndjeu me dhimbje. Sndjeu as shpatullen qe duhej ti therte nga hyrja e xhamit as kurrizin qe ishte bere me flluska ujj nga te renat e shkopit te byrekut qe perdorej aq ironikisht per te petosur femijet shqiptare. Nuk ndjeu me as zemren qe ti dhimbte prej fjaleve te Arlos .
Nje qetesi e cila lakmohej gjate gjithe jetes e thuhej qe vjen vec me vdekjen. Arrinte te degjonte si ne fund te tunelit te atin qe vazhdonte te mallkonte e ta godiste, ama nuk ndjente me dhimbjen qe i dukej aq e larget. Ndjente veten si te ishte mbi re ne momentin qe i ati e terhoqi zvarre per flokesh dhe e hodhi ne disa copa qelqi te asaj shishe birre qe gjithmone kishte qene armik i Grejs e ndersa sot ajo po e falenderonte .
Iu prish ajo qetesi te vdekurish kur kurrizi i plagosur u mbeshtet mbi copa te shumte xhami e leshoi nje te bertitur qe i thau fytin. Kerkoi per ndihme sepse dhimbja iu be e padurueshme , e i lutej te atit ta vriste. Kishte humbur arsyen, shpresen dhe zemra i ishte bere cope e cike e smundej dot te arsyetonte.
Bertiti me zerin qe iu perhumb neper mjegullen e jetes e kerkoi per ndihme derisa ajo dhimbje u zhduk tanime teresisht nga trupi i copetuar. I ati u frikesua per nje moment dhe shtyu trupin larg saj per tu perplasur ne nje cep te murit ku u ul duke mbajtur koken me duar.
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...