11

400 54 151
                                    

"Miremengjes! Si jeni sot?" Fytyra e ngazelluar e shefit qendronte e fiksuar mbi trupin e Grejs e cila vazhdonte te pastronte tavolinat e painteresuar per interesimin formal te shefit te saj te ri.

"Mire." U pergjigjen ne unison Aldo dhe Jutbina me nje buzeqeshje pikepyetese ne fytyre duke pritur qe ai te largohej.

"Jeni te kenaqur me punen? Ndonje pakenaqesi?" Hidhte hapa te lehte kercyeshem drejt Grejs e cila kerkonte te mbulonte fytyren e saj me syte e trishte nga cdokush.

"Ore c'dreqin paska sot ky?" Pyet nen ze teksa terheq Aldon nga uniforma afer saj.

"Ta them pastaj o Bina."

Te dy filluan te hidhnin shikimet e tyre sa nga fytyra e shefit sa tek trupi i kerrusur i Grejs derisa ajo vereu situaten e krijuar dhe u largua ne heshtje per ne banjon e personelit.

"Aldo sic te kam porositur e. Per cdo gje me thuaj, jam te zyra." U largua drejt zyres se tij duke mbajtur veshur ate buzeqeshjen e cuditshme te cilen Aldo e komentoi jo hijshem.

"Cdo me thoje?" Pyet e paduruar Jutbina teksa pastron gotat dhe i ngre ne ajer per te pare per ndonje njolle tek tuk si nje maniake e vertete e pastertise.

"Hmm nese ta them me betohesh qe sdo ja thuash askujt?" E njihte ate shikim serioz te Aldos per me shume se dy vite dhe ishte ai shikim qe e beri te leshonte goten qe mbante ne duar mbi banak .

"Betohem." Beri sikur mbylli gojen me zinxhir dhe nguli syte mbi buzet e tij.

"Shefi me ka urdheruar te shoh cdo levizje te asaj te rese."

"Grejsit? E pse do te ta kerkonte kete gje?"

"Do e mbyllesh gojen e tme degjosh?" E kercenoi me sy qe i vocerroi e kur pa qe ajo heshti filloi rrefimin e tij nga fillimi.
"Me tha te miqesohem me te , te zbuloj me shume per te e nder kto mtha se i dukej e bukur. Mendoj se atij ka filluar ti pelqeje Grejs o Bina. "

"Seshte cudi. Tipat si ky fiksohen sa me njeren sa me tjetren e qe kur u nda nga ajo vajza me sy te karamelta vetem do te gjeje dike per ta harruar."

"Domethene ti nuk u habite?"

Ishin caste te tilla qe jeta na falte me shumice per te na perplasur me erresiren brenda gjithkujt. Caste te tilla qe Grejs i kujtonin se miqesia eshte e tepert per te.

"Po shkoj tmarr porosin." U beri me dije Grejs qe kishte degjuar biseden e tyre te fshehte me nje ze qe la per te kuptuar dhimbjen qe fjalet pas krahve i kishin shkaktuar. U largua me koken ulur duke lene pas dy kolege  qe e veshtronin cuditshem.

Pastroi me nje lecke tavolinen pasi vendosi filxhanet dhe gotat mbi tabaka dhe me ze te perhumbur pyeti klientin e rradhes per porosine. Beri dy hapa pas per te gjetur rrugen per ne hyrjen e brendshme te lokalit por trupi i saj gjeti trupin e ngrohte te dikujt tjeter e nga perplasja rrezoi tabaken qe mbante ne duar.

"Ca mutin!" E kishte te sajin kete mallkim , e mallkonte me shume jeten sesa personin e pakujdesshem qe ishte perulur per ta ndihmuar.

"A kshtu me te perplasuna do takohena gjithmon ne maj hajne a?" Nuk veshtronte syte e saj por shikimin e mbante te ngulur ne duart e vogla qe mblidhnin xhamat dhe shtrengonte nofullen nga frika se mos pritej.

"Me duket se e ke ba nplan me me nxjerr edhe prej ksaj pune e?"  Neperdhembi ne inat ajo. Nje inat qe ishte grumbulluar si nje tullumbace nga te tjeret e kerkonte vec per nje pickim per te shperthyer.

"Pasha zoten se bana me qellim." U dallua sinqeritet ne fjalet e tij.

"Mir mir ska gja. Ulu se po vi me marr porosin."  Mblodhi me te shpejte edhe copat me te vogla te xhamave dhe nxitoi ti fshehte ne kosh duke iu shmangur syve te Arlos.

Sa deshiroi qe ate dite te ishte e padukshme, te mos shpohej shpirti i saj nga ato shikimi zhbiriluese. Te mos gjykohej ajo pafajsi per gjera qe ajo as i dinte. Deshironte te jetonte pikerisht ate dite si nje hic sepse e tille ajo e kishte konsideruar veten gjithmone.

"Shoh qe e paskan marre porosine." Ishte kthyer tek ai sic i kishte premtuar pak me pare , pasi hodhi ne kosh copezat e perplasjes se tyre dhe lau syte me uje te ftohte sic bente gjithmone kur dicka e digjte nga brenda.

"U vonove shum ti." Iu drejtua djalit qe qe dronte perballe me justifikimin shok qe sbente gje tjeter vecse perfitonte prej muajsh nga Arlo.
" Mu ma moren porosine po mikut tem jo. Endri ca don me pi vlla?" Si dreqin nuk e kishte vene re Grejs ate djale aq te pashem ulur ngjitur me Arlon? Si mundeshin syte e saj te humbnin ne syte e tij e te mos shihnin cfare e rrethonte?

"Nje kafe tlutem!"

"Si je ti?" Porosine e shokut e injoruan te dy. Vazhdonin ta shihnin njeri tjetrin ne sy e tu pergjigjeshin mijera pyetjeve ne heshtje.

"Mire." E dinte qe ajo mire ishte nje thirrje per ndihme nga ana e Grejs, e uli syte kur e pa aq te thyer sepse fundja ai smund te bente asgje per te ndrequr realitetin e saj...te pakten kete mendonte.

"E ti?" Kishte kaluar gati nje perjetesi qe kur dikush e kishte pyetur ne ai ishte mire. Ajo pyetje e gjeti te papergatitur e per nje moment gjuha desh e tradhetoi sekretin e tij, desh i tha se sa i shkaterruar ishte e se asgje skishte kaluar per te.

"Mire dhe une."  Nje mire e ngjashme per dy njerez te ndryshem me  ca dhimbje ne shpirt. E dhimbja nuk kishte perkufizim as mase ishte thjesht ndjenje. Ndjenje qe te cante shpirtin e ta bente therrime, te perhumbte e ste linte te marresh fryme.

"O plak do ishte mire nese do hapje naj faqe ne net per te shpernda punet e tuja nderkohe qe punon per kete historine e re per botim. Do ishte mire ta promovoje pak veten e punet e tua. Reklama si ban dam kujt."

"Me falni qe nderhyj ama shoku ka te drejte." Iu drejtua Grejs Arlos kur erdhi te sillte kafene e shokut.

"Do ishte mire nese sdo i fusje hunt ne punet e te tjerve!" Urdhri i shokut nuk u prit mire nga Arlo qe kerkoi me sy qe ai ta mbyllte sqepin.

"Kerkoj ndjese." Serish e kishte tepruar mendoi dhe serish nje tjeter qe i tregonte asaj se cbote i perkiste.

"Grejsi mund te vish pak ne zyren time!"

"Grejsiiii" perseriten si Arlo dhe Grejs nen ze njekohesisht teksa drejtuan syte nga erdhi zeri.

Grejs e dinte se ce priste ne zyren e tij e Arlos nuk i pelqeu shikimi qe shefi i jepte asaj. Nje mashkull i kupton qellimet e nje mashkulli tjeter ne sy, e syte e shefit te Grejs kishin nje perce gri mbi to.

Hapat e heshtur te saj ndiqeshin nga mendimet e njerzve qe pretendonin se e njihnin ne ate vend pune . Kercitja e deres duhej ti jepte force asaj per te mledhur veten e per ti numeruar atij shefit nja dy fjale. Por kur ajo dere u mbyll ajo e gjeti veten te gozhuar midis saj dhe trupit te shefit  , qe zgjati duart per ti kaluar ne qafen e Grejs aty ku shenjat e dhunes kishin filluar te zbeheshin...


《》《》《》《》《》《》《》《》《》

Dedicated to ejola92

Memoriae (Shqip)|✔|Where stories live. Discover now