"Pse je zgju kaq heret?" E pyeti me nje ze te thate i ati teksa ferkonte jarget me mengen e nje kemishe te zeze qe mbante veshur mbi nje bluze te holle. E veshtronte pa emocion me syte e vdekur nderkohe qe po mundohej te qendronte ne kembe.
"Kam fillu nji pun t're ." Kishte harruar qe t'ia permendte kete detaj te atit edhe pse kishte me shume se nje jave qe punonte aty hera heres ne dy turne.
"Si pun t're? E Alberti pse me merr ne telefon?" Mallkoi nen ze Grejs duke kuptuar qe ai skishte per ta lene te vazhdonte nje cope jete te re larg llumit qe premtonte ai lokal me pronar ate mut njeri.
"Ca te tha?" Pyeti e paduruar teksa i shkonte te atit nga pas.
"Mtha qe donte me fol dicka me ty e se shum shpejt do i paguash a do te paguante se mora vesh."
"Ca te tha?" Kete rradhe zgjati a-ne fundore duke fituar keshtu nje nerv te ngritur te te atit qe vazhdonte te urinonte si qen nga ana tjeter e deres.
"Tha mos me e zgjat shum ti e mos me ma ngrit mu zanin. Nca veni e ke punen ? A duhet me ardh un me fol me shefin?" Perplas deren dhe i afrohet Grejs me hapa te renduar.
"Nuk asht nevoja te vish e te besh baben e perkushtum sa per sy e faqe." Ia ktheu tanime nervoze ajo.
"Femi mosmirnjohes. Asnje nga fmit e mi nuk ben. Plera krejt ,si nana juj." Fillon ta ngreje zerin duke mbajtur koken me duar nga dhimbja e tmerrshme qe i kishte shkaktuar pirja e alkoolit.
"Jo aq mosmirnjohes sa ty." Tha me gjysem zeri Grejs teksa hodhi mendjen ne kujtimet e se shkuares se larget qe tanime i kujtoheshin si vegime te mjegulluara nga te sharat dhe perbuzja e te atit me nje rol ateror te pavlefshem.
"Ca the ti ca the?" Me cdo hap qe bente i afrohej te bijes se menduar per ta gjetur te papergatitur kur iu afrua mjaftueshem sa per te kuptuar cpo murmuriste me vete.
"Nuk thash gja." Kerkoi ta shmangte te atin qe kishte filluar te behej me agresiv kur nuk pinte. "Ik hudhi naj dopio." Dhe aq u desh.
Nje sugjerim qe pafajshmerisht foli nga goja e saj qe dridhej nga frika per te zemeruar te zemeruarin baba e per tia ngjeshur ne shpulle teksa vazhdonte te skermiste dhembet per te nxjerre kercenime."U ba bytha jote. Ta kpus koken a e din? U bane ne ti me me than ca te bej a?" Goditjet filluan te shpeshtoheshin ama nuk ishin ato cka vazhdonin ta trondisnin shpirtin e vaket te Grejs por fjalet e nenes nje nate me para se ajo te zhdukej nga kjo jete. Nuk e kuptonte dot arsyen pse qendronte para atij babai qe vazhdonte te mos arsyetonte e nuk mbronte veten. Kurre nuk e kuptoi pse vazhdonte te denonte veten per faje te te tjereve.
"Kpute qafen dhe ti. Ik zhduku si ajo kurva tjeter Gloria. Me mu heq qafe e sonte mos me ardh ma nshpi se smaj pergjegjsi per ca bej!"
I dha nje te shtyre finale per ta perplasur trupin e lehte te saj mbi dyshemene me plasmase te asaj germadhe te shemtuar."Do zhdukem dhe un ama pytja asht a do zhdukem per mos me u kthy ma si mami apo do iki per mos me tpa ma surratin?" Po fliste nen ze teksa hapi deren per tu larguar ne pune nderkohe qe i ati degjohej te fliste me vete teksa rremonte per shishe alkooli neper rafte.
Ate dite nuk e ndjente te ftohtin ti bridhte neper lekure, as nuk e mori mundimin te mbeshtillte xhupin mbi trupin hollak por vazhdoi rrugen e perhumbur duke mos qene e vetedijshme per hapat qe hidhte. Ate dite refuzoi ti mbante floket e lidhura ne nevoje te deshperuar per te mbuluar fytyren e zhgenjeyer qe kishte.
****
Degjoi alarmin ti binte dhe me pertese arriti ta fikte duke perplasur doren mbi oren elektronike."Kush ma thot pse dreqin e ve kyt or n'alarm kur as pun ku me shku skam?"
Nuk ishte gjumash ama ate e zinte gjumi mengjeseve e naten vazhdonte te shikonte tavanin e bardhe pasi ishte zgjuar shemtuar nga endrrat me te keqija. Ishin ato endrra qe e benin te ndihej nje hic, nje asgje. I pafuqishem per ti dale zot asaj cka i premtoi qe do kujdesej perjete . Endrra qe e kthenin te perjetonte serish ate ngjarje qe i shkermoqi jeten dhe e la te vetem ne perjetesine e shkaterruar.
~Pse sme jep doren ? Pse sme nxjerr qe ketu Arlo. Se shef po mbytem ne kte balten e kuqe. Pse qendron ashu i ngrire? Eja dreqi e marrte mos me ler te mbytem...~
Ishte e kote te mallkonte. Smallkonte me asnje vetem lejonte lotet e tij te derdheshin e te perziheshin me ujin e nxehte teksa perplaste duart ne pllakat katrore te vogla te banjos.
****
"Pse ke qa?" Nuk i interesonte aspak personi qe ishte perballe. Mund te ishte kushdo ama serish ndjeu nje dridhje te vogel ne zemer kur hasi ne fytyren e mavijosur te Grejs e cila hidhte hapa te medhenj per te shkuar ne pune aty ku Arlo harxhonte kohe dhe priste per frymezim per te kryer nje pune qe sishte aspak me e lehte se ajo e saja.
"Skam gja." Ia preu shkurt teksa terhoqi me force krahun e saj qe mbahej nga duart e Arlos.
"Mthuj!"
"Ca te duhet ty, mle rehat!" Ju kthye me inat gati per te derdhur merine qe kishte krijuar mbi te e ai ishte i gatshem te duronte pa ndonje arsye ama ishte aty.
"Mthuj!" Filloi te perseriste veten teksa ecte me hapa te ngadalte ngjitur me te .
"A mduken shume?" Shmangte pyetjet e tij dhe fshihte syte qe ishin te gatshem te lotonin para nje te panjohuri. Nje i panjohur qe kishte hyre ne jeten e saj me ane te nje historie diten kur ajo e vodhi e kishte qendruar ne te pa qellim, krejt rastesisht.
Vocerron syte dhe ndal hapat. Pret qe syte e saj te perplasen me te ama ajo vazhdon rrugen duke gjuajtur me majen e conversave nje gur gjate nje cope rruge.
"Sduken ja . Mthuj tesh kush ta bani? Po i referohej me teper buzes se care , aty ku edhe gjaku ishte mpiksur ama ajo se kishte vene re. Plaget e saj kurre nuk sheroheshin per tu lene vend plageve te tjera. Perjetonte plage te se njejtes shkalle dhimbjeje cdo dite , e guxim per tu hedhur nga ajo shkalle nuk kishte. Nje dite ngrinte zerin e duronte me shume goditje mbi trup e nje dite hesht per te duruar shpirtin e renduar.
"U perplasa diku atje ketu..."
"...mdin gja per budall a. Kam gja pamje pallet e un sdi gja?"
"U perplasa me fatin tim . Cdo te gervishtur ne trup, cdo shenje mbi shpirt eshte fale fatit tim."
"Te dhjefsha mu ne fat. Fatin e ke ndor e se shef. Lejo te tjert tbajn ca dojn me ty. Lene veten tvuje se je aq frikacake sa mos me ngrit za e me i dal zot vedit."
Ishte i nevrikosur e spo dinte me se kujt po i drejtohej Grejs apo vetes . Hapat e saj filluan te shpejtoheshin teksa Arlo qendronte i ngrire ne vend. Mllefin e nxorri ne forme keshille ama sa keq qe asnjeri prej tyre nuk ishte aty per te degjuar.
《》《》《》《》《》《》《》《》《》
AN :
Dedicated to DorentinaPerlleshi ♡
Ju ftoj ti hidhni nje sy Nirvanes (librit te saj te ri ne watt) 😛
Pis ✌
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Memoriae (Shqip)|✔|
Genel KurguKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...