"Mos ma caj me trapin ok!" Peshtyu keto fjale teksa syte i ishin vocerruar ne inat. "Sdua te kthehem me aty. Punova per ty per vite. Besoj se ta kam shperblyer nderin qe me bere duke me shpetuar nga ata perdhunues. Dreqin kam punuar si skllave aty duke dhene shpirtin e duke shkelur me kembe krenarine time. Mori fund." E mbylli telefonin duke e perplasur ne xhep per te vazhduar punen e saj si kamariere ne ambientin e ri klas .
Mori porosine dhe u largua drejt banakut nga ku nje vajze ne moshen e saj i buzeqeshi . I pelqente te punonte aty edhe pse ne fillim iu duk sikur e kishin punesuar per meshire. Me vendosmeri i ishte pershtatur ambientit te ri qe ishte shume me ndryshe nga lokali i nates ku kishte punuar si qene me pare.
"O Grejs! Tlutem merru pak me tavolinen jashte sa te hy pak ne banjo se vdiqa. Merru ti me te se ka zbrit shefi posht e si pelqen kur klientet presin qe tu merret porosia. Ika se marova." Ishte pikerisht djali qe javen e kaluar e kishte udhezuar per tek zyra e shefit diten kur ajo humbi ndjenjat.
U degjuan te qeshura nga ana e vajzave teksa shikonin Aldon te shtremberonte kembet teksa vraponte per tek dera e bardhe e banjos se personelit. E qeshur e cila venitet kur syte e zinj hasin ne silueten e personit te cilit duhej ti merrte porosine.
Ngriti koken lart dhe e pavetedijshme dora i rreshkiti permes flokeve duke i shpupuritur per tu dhene volum. Harkoi buzet qe i dridheshin lart me sforco dhe duke menjanuar koken vendosi te flase.
"Porosine ." Ishte e vetmja gje qe arriti ti thonte teksa personi perballe vazhdonte te godiste fletet e bardha me nje stilolaps te zi.
"Nji kafe te lutem!" Dha porosine duke mos ia shqitur syte fletes te cilen donte kaq shume ta mbushte me fjale qe mbartnin histori.
Grejs shtremberoi turinjte perpara se te largohej drejt banakut per te dhene porosine e rradhes. Per nje cast deshi ta falenderonte qe se pa ne sy por ne zemer i semboi trishtim. Rrudhi dhe vetullat si per te perzene ate ndjesi te panjohur nga vetja dhe priste per Aldon qe te dilte nga banjo per te derguar porosine pasi nuk deshi te haste serish ne ate person.
"Grejs ca po pret? Do ftohet kafja."
"Po pres at idiotin qe asht zan kaps qe te vije e ta dergoje porosine."
"Pse ? " pyetjet e vajzes kureshtare qe ia kishte enda te niste nje shoqeri me Grejsin e zymte e bene kete te fundit te shfrynte ne inat. "E njeh ke ndonje armiqesi me te?"
"Armiqesi nje mut. " Si pelqeu aspak situata e krijuar ku Jutbina po mundohej ti nxirrte me grep arsyet pse refuzonte te dergonte porosine dhe me syte e mbuluar me mospelqim rrembeu tabakane per te zvarritur kembet tek tavolina ku ndodhej Arlo.
Vendosi filxhanin te mbushur me kafe ne nje cep te tryezes dhe kur u be te largohej zeri i tij i njohur per te e ktheu pas.
"Edhe nje shishe uje te lutem!" Syte e tij hasen te sajat per nje cast . Sy te cilet u zmadhuan nga habia kur memoria u zbrazi kujtimet e atyre diteve qe fati i hasi .
"Ca po pret per ti derguar ujin?" Kete rradhe eshte Aldo qe i ben pyetje qe nxiten acarim te Grejs, e cila shfryu perpara se te nise te flase.
"Ishte klienti jot. Thjesht sa te mbulova qe mos te te bertiste shefi tani qe dole urdhero." I dorezon ujin dhe ben me dore ku ishte ulur Arlo. "Mos mendo se do te bej punen tende vetem pse jam e re ketu."
Arrogancen e kishte pjese te mburojes se saj qe me shume mund te hidhur jeta ia kish ndertuar. Syte e ftohte qendruan per pak caste mbi te zinjte e Aldos i cili spo kuptonte dot arsyet e kundervenies se Grejs per hic gje.
Po te mos ishte per shefin qe i beri me shenje Aldos te ngjitej lart do i kish thene 'njeri i eger' e aq do mjaftonte qe Grejs ti sulej me duart ne fyt per ti dhene fund punes se saj te pare te kulluar dhe te moralshme.
"Mesa duket ai u be klienti yt." Me kaq i perplas shishen e ujit qe formoi buleza nga tronditjet, dhe u largua me nje buzeqeshje fitimtare per tek zyra e padronit te tyre te koheve borxheze.
"Mut!" Skermiti neperdhembe teksa rendonte ecjen drejt tavolines qe ndodhej ne pjesen e jashtme, aty ku lejohej duhani dhe Grejs shpesh fshihej nga syte e shefit per te tymosur gjate orarit te punes.
E perplas shishen rendshem dhe me nje buzeqeshje te madhe te shtirur ne fytyre shikon Arlon i cili ngre syte me pertese nga letra e bardhe per ti leshuar mbi fytyren e zbehte te sajen.
"Prit prit se kena nja dy gjana per me sqaru na t' dy!" E rremben nga krahu dhe e afron afer tavolines teksa ajo po mundohej te arratisej nga ai.
"Pfff" shfryn ne inat teksa shtremberon trupin si per ti thene 'jepi po te degjoj'.
"Librin qe ma more hajne. E du. Asht i preferumi jem, s'kisha si mos me e vu re mungesen e tij ne dollap." Ngerdheshja e tij ne fytyre tregonte per te me shume sesa po te mundohej te fliste vete. Ajo ngerdheshje ishte vete sfida per Grejs qe kur behej fjale per te larguar te tjeret nga perlyerja ne jeten e saj ishte e para.
Shfryn edhe nje tjeter here dhe behet gati te flase. "Mos do me akuzosh mu dhe per mbathjet qe ka fillu lavatricja me ti hanger? Shif mer djal neper shpi do e kesh. Nuk mundesh me me fajsu mu per cdo gja ."
"Te degjova at nate para se te ikje prej shpie . I degjova krejt ato qe the...hajne." Theksoi me nje buzeqeshje ironike nofken qe i bashkangjiste vajzes nevrike perpara tij.
Syte iu zmadhuan dhe ndergjegjia po i bertiste 'injorante' . Spo ia dilte dot ta mbante larg ate ngerdheshje nga jeta e saj e per ta bere kete skishte cte bente tjeter vecse te bente sic po i urdherohej.
"Ne rregull." Fjalet e vetme qe arrin te nxjerre nga goja e saj per tu zhdukur me pas ne nje cep te lokalit per te ndezur nje cigare qe i dridhej ne duart hollake.
Tymi i saj i vertitej rreth fytyres imcake ashtu sic i vertiteshin mijera mendime e kujtime te se shkuares qe e kishin burgosur ne kete te tashme. Gracket e fatit te keq e kishin bere te ftohte e me e keqja e atij fati ishte se ajo po mesohej me te ftohtin e skishte nevoje per dike qe ti falte ngerdheshje e ta bente te kuptonte qe dreqin ajo nuk eshte e forte aspak.
"Une nuk thyhem aq kollaj!" Toni i ulet i zerit gati gati ne pergjerim bene qe ajo te kujtohej se kush ishte e teksa po i perseriste vetes 'asgje' hasi ne veshtrimin tanime te mbushur me urrejtje te Aldos i cili po zbriste shkallet nga zyra e shefit.
《》《》《》《》《》《》《》《》《》
Dedicated to ErindaDebrova ♡♡
Ta daa i takova prap kto
Surprajz surprajz 😆
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...