"Kush ti ben keto Grejs?" Gishtat e tij e preknin lehte lekuren e zbehte te saj duke krijuar mornica ne trupin e Grejs . Askush se kishte prekur aq lehte, trupi i saj ishte mesuar me goditje te forta ose renie prapanice e kurre skishte patur nje dore mashkulli ta ledhatonte.
"Askush." Kerkoi te qendronte e ftohte perballe tij duke menduar si te shpetoje nga prekja e tij.
"Do e gjej se kush ti ben keto Grejs dhe te betohem qe..."
"Me betohesh qe...cfare? Sdua tme betohesh per asgje." I dha me dore tutje dores se tij dhe beri dy hapa drejt tryezes kur shpetoi nga ai. "Sdua asgje nga askush."
***
"Kush ishte ajo vajze?" E pyet kurioz Arlon shoku qe qendronte i ulur perballe.
"Me thuj naj program ose aplikacion ku mundem me shpernda kta marrinat un?" Kerkoi ti shmangej pyetjes me nje tjeter pyetje per te cilen ai kishte me shume leverdi.
"Instagram, facebook , tumblr duhet ti provosh te gjitha programet sa me shume njerez ta dine per to aq me mire. Eshte dhe nje program qe po perhapet shume shpejt. E degjoj nga adoleshentet wattpad dhe nje booksie. Mendoj se duhet ti provosh te gjitha. Nese Elhaid Cufi ia doli pse jo dhe ti?"
Shoku i tij po derdelliste fjali te gjata ama ai mendonte vetem per syte e pronarit te atij lokali. Per menyren sesi ato sy zhveshen Grejs. Mendoi per ate vajze duke shtremberuar buzet kur kuptoi qe ai mister i vogel kishte zene nje pjese te mendimeve te tij.
***
"Pse me thirre lart?" U bezdis nga tentativat e tij per tiu afruar dhe po kerkonte te dinte arsyen pse gjendej aty sikur ai te mund ti shpjegonte arsyen e vertete.
"O po. Doja te flisja me ty . Si mendon se po shkon puna ne lokal? A ka nevoje per ndonje permiresim dhe a do te pranoje nese do te te levizja nga posti i kamarieres ne nje tjeter me te larte?"
Teksa ai fliste Grejs thjesht veshtronte buzet e tij qe leviznin papushim. Mendoi si nuk po i merrej fryma per nje cast , mirpo ai mendim i shkurter u nderpre kur fjalet e tij mberriten ne destinacion.
"Juhaa juhaa." Po te mos ishte per telefonin qe tringelliu disa here pa pushim nga goja e saj do kishin dale perla qe do godisnin rendshem veprimin jo te kendshem te atij shefi qe sdihej pse i vardesej thjesht nje punetorje.
"Pra si mendon?" Pyetja e tij e shkeputi nga mendimet dhe fytyra e zbehte e saj veshtroi pa ndjenje mbi te.
"Jam shume e kenaqur me vendin e punes tani me falni po shkoj te bej punen time."
"Ku po shkon? Skam mbaruar Grejs." Fjalet e tij gjeten vetem nje dere qe u perplas nga Grejs kur ajo doli vetetimthi.
***
"Ca hallit kishte aj tipi? Nuk i kishte dal inventari i gotave, a ca?" Arlo u ngrit nga tavolina duke e lene shokun te zhytur ne punen e promovimit dhe iu afrua Grejs e cila po tymoste nje cigare qe e mbante shtrenguar fort mes buzeve mishtore duke thithur tymin gri.
"Deshi tme bente menaxhere te ketij vendi. Kaq keq i dukem sa te kem nevoje per meshiren e tij?" E gjeti veten duke ndare mendimet e saj me te edhe pse tipi i tij si pelqente aspak.
"Shif shif. Mas deshti me ta dhuru krejt maj? E ca i the ti?"
"Mu desh te largohesha spata mundsi te dilja ne origjine tamam." Qeshi disi teksa ndermend i kaluan te sharat qe kishte pergatitur pak sekonda para se ai telefon te ndricohej nga mesazhe te reja.
"Sa njir i eger maj nan."
Qeshi me shakane e tij teksa hoqi cigaren nga buzet. Ktheu koken nga ai dhe e pa drejt ne sy. Humbi per nje cast ne syt e tij ama e gjeti serish fillin dhe belbezoi dicka.
"Duhet me patjeter te mbesh follow ne instagram kur ta hapesh ate faqen per te cilen ishe tu fol me shokun." Nje roze iu perhap ne faqe ama syte vazhdonte ti mbante te gozhduar ne fytyren e tij.
"Persrite edhe iher se nuk ma kapi radari fort mir." Buzet iu harkuan ne nje buzeqeshje ama syte i vocerroi ne forme pyetjeje.
"Shkrun shum bukur, e thash qe duhet tna besh follow qe te te bej follow back se dreqin jam nje vajz. Ne kurre se hedhim hapin e par as following e par jo." I shpetoi nje e qeshur me zhurme neper dhembe teksa perpunoi cka kishte thene e me pas hodhi bishtin e cigares per tu larguar drejt banakut, duke e lene Arlon me nje buzeqeshje akoma edhe me te madhe.
"Na duhet ta kthejme dhimbjen tende ne fjale . Njerzit lene koken pas dhimbjeve se gjejne vuajtjet e tyre ne cdo lot te derdhur. Puno fort Arlo, na e kthe ate ndodhi e keto ndjenja ne nje super histori. Bej ca si i vuajtur dhe ti e na bej ca lek."
E urrente kete njeri qe kishte perballe sepse fjalet e tij sot nuk ishin me shaka. Qe diten qe Arlo vendosi te shkruante nje liber e ta botonte, qe ne momentin qe kerkoi ndihmen e tij ai ndryshoi. Shoku qe i kishte qendruar afer ne cdo dite qe ai qante e perplaste cgjente ne shtepi, shoku qe i shtrengonte shpatullen athere kur ai qante , po qante , qante sa here kthehej nga varri i saj. Pikerisht ai mik qe dikur qendronte ne heshtje dhe e mbeshteti i dha force, sot zgurdullonte syte e nuk shihte me asgje tjeter pervec suksesit te monetarizuar.
Nuk shihte dhimbjen ne syte e Arlos qe aspak nuk ishte zhdukur. Nuk e shihte ate teksa bertiste ne heshtje e kerkonte serish per dike ku te mbeshtetej . Numeronte parate dhe sot e shihte Arlon si nje objekt, si nje banke parash. Fut karten e mikut e nxjerr kartemonedha.
Nuk i tha asgje per deklaraten qe beri. Ajo deklarate vetem sa i hoqi ate buzeqeshje qe Grejs i fali dhe e beri te kujtonte se cmut po vuante serish . E pa ne sy dhe mblodhi fletet e zhgarravitura qe gjithmone e shoqeronin. Do shkonte te mbeshtetja e vetme qe i kishte mbetur, te mbeshtetja qe akoma se kishte larguar.
U nis per tek varri i saj.
****
"I mora mesazhet e tua Albert prandaj ndodhem ketu."
"Shpresoj mos te te kem shkeputur nga puna!"
Te ishte aq pa ndjenja kjo vajze sa te mos ndiente frike perballe ketij lloj personi? Te kishte vuajtur kjo vajze aq shume sa te mos i interesonte me dhimbja qe te tjeret mund ti shkaktonin?
"Cishin ato mesazhe kercenimi Albert?"
"Ti e di qe ato kercenime jam i afte ti bej reale."
"Mendova se e kisha shlyer borxhin qe kisha ndaj teje. Me shpetove nga disa perdhunues e kam punuar per ty si skllave. Me ke paguar me pak se te gjithe. A nuk eshte mjaftueshem?"
"Lokali eshte mbyllur Grejs. Nje vajze na kishte denoncuar . Tha qe nje punetore e kishte dhunuar naten qe ndodhen trazira. Bera cbera e binda ta terhiqte denoncimin ama na kushtoi paksa. Kerkon mall falas Grejs dhe une nuk mundem ta ushqej ate perjete. I jam futur ketij biznesi per te fituar."
"Ckerkon nga une?"
"Riktheu serish Grejs. Ti e di sa shume te duan klientet ketu. Pastaj as xhepi sma mban te paguaj nje punetore tjeter e lere me te gjej nje tjeter si ty."
"Rrac mut..."
Perplasi ate dere te zeze dhe e la ish shefin e saj te ulur ne ate tryezen e vogel qe fshihej nga drita e paket ne ate dhome qe vinte era corape. Tymi i cigareve te konsumuara kerceu tutje kur ajri u shty nga shpejtesia e deres qe mbyllej dhe zhurma e saj mbyti te qeshurat fitimtare te Albertit.
《》《》《》《》《》《》《》《》《》
A ka x tu kthy te puna e vjeter Grejs , he cna thoni 😛
Mka kap nje vap e madhe spo msoj dot 😣
Ju cbeni ne ket vap mer njerezShpresoj qe artiola ti bajn publish pa shiku ktu n fun. Deshta vec me ju than qe... sapo pava nji njir tu hanger nji cop qurr qe nxorri prej huns t vet edhe ju var kshu ju shpernda neper gisht manej futi gishtin krejt n goj edhe pastrovi dhamt me qurra.
Ju baft mir.
YOU ARE READING
Memoriae (Shqip)|✔|
General FictionKUJTIMI I TE SHKUARES QE LIDHI DY PER NJE TE TASHME... ©pyright to : Artiolaaa Edited by: Gabroo9 ...Nje histori pa fund...