16

376 51 96
                                    

E gjeten veten ne dy qeli perballe ne ate nate qe do ishte me e gjate se netet qe Arlo i gdhinte per te mos rene ne gjume per te shmangur makthet e se shkuares e Grejs kerkonte per te shfletuar faqet e librave per te jetuar nje jete te re,  e merzitur nga makthi qe jetonte.

Shtrengoi me duart qe i dridheshin nga ajo e panjohur ku ndodhej hekurat  katrore te qelise qe ajo gjithmone i kishte menduar te rrumbullakta e te zeza. Afroi koken per te pare me nga afer personin perballe qelise qe qendronte me koken ne duar duke shmangur kontaktin sy me sy.

"Pranej mthe mos me shku ?" Zeri i saj i terhoqi vemendjen Arlos e vetem atehere ai shkelqim i frikshem i syve u zhduk. Ne fytyren e tij kishte vetem trishtim qe kur vinte puna te Grejs ishte aq e zonja  per ta zbuluar edhe pas atyre buzeqeshjeve fallco te sforcuara.

"Jo te thash mos me shku se ashu mdeshti betha."

Ishte i inatosur ama te pakten po fliste me te e ne ate nate te frikshme aq i nevojitej. Zeri i tij do arrinte tia digjte ate frike qe e kishte kapluar e spo e linte te merrte fryme.

"Ca do behet me ne?" E pyeti Grejs te njejten pyetje qe ai ia bente vetes.

Mendimet e tyre e ajo heshtje qe fliste me shume se fjale u nderpre kur u degjua kercitja e metalit qe tregonte hapjen e deres kryesore. Ajo heshtje e qete dhe e paqte u mbush me  zhurme hapash e nje person qe rendonte zerin e te cilit ajo e njihte shume mire. E pikerisht ne ate moment ajo beri hapa pas  deri kur supi i saj ceku cepin e murit te ftohte.

"Grejs moj bushter ke per tma pagu. Ti sdel e gjalle nga ktu." Fytyra e Albertit i futi friken sikur frika per te nesermen e saj te turbulluar te mos i mjaftonte.

"O ko*jaaa mos me ju drejtu ashtu asaj." Brenda tij gjendej nje mllef qe po kerkonte si fantazem te zbrazej diku.

"Po ti k*** ca mutin ke. Te kruhet bytha a?"
Ishte polici qe shtynte shpatullat e tij si per ti thene qe ta qepte teksa e udhezonte per ne qeline ku do kalonte ate 48 oresh.

"Te q* robt mos mban mu si k**derr ktu se ti caj zorrt." Perplasi duart e medha mbi hekurat e qelise qe nga tronditja krijuan nje zhurme cjerrese.

E si per inerci ishte dera e qelise se tij qe hapej nga polici i thyer ne moshe.

"Meqe ua paska qejfi te haheni me njeri tjetrin bejeni e na shtoni akuzat . Ne pune tjeter skemi vecse te plotesojme ca letra me shume e te marrim ca leke me shume. Rrofshin pallat si ju qe na japin buk per te ngrene." I hoqi prangat Albertit teksa shtyu ngadale deren e qelise per te mos krijuar ate zhurmen metalike qe kishte vite qe i kruante veshin ne menyre bezdisese.

Me largimin e policit ishte Arlo qe kerceu si gjel duke iu afruar trupit te Albertit per ti skermitur dhembet.

"Iu drejtove ashu asajt edhe nje her tapa e shef kujt ka me iu kru betha."

Nuk goditi por priti nje goditje e kur zeri i tmerruar i Grejs kerkoi qe Alberti te ndalte kuptoi qe situata vec do perkeqesohej. Ate mllef qe kishte grumbulluar nder vite ne shpirt nuk do e linte te lire as ate nate .

Peshtyu gjak e u drejtua drejt deres se qelise duke tundur hekurat.

"Mduhet me ba nji telefonat. Du me fol me avokatin tem." Thirrja e tij shoqerohej me zhurmen qe krijohej nga perplasja e ferkimi i deres se hekurt me hekurat e varura ngjitur saj qe si per dreq krijonin nje shurdhesi acaruese. Vazhdonte ti tundte ato hekura me sa fuqi kishte per te bezdisur policin trup madh barkalec qe qendronte ulur ne tavolinen  pas deres kryesore.

"A degjove boli me ty e kam."

Se ckishte ai djale nje grimce acaruese ne sjelljen e tij qe i detyronte njerezit te dorezoheshin e te benin sic thonte ai. Se ckishte  ai djale nje mendje ndryshe qe iu ishte futur telasheve per te shpetuar jeten e nje te panjohure vetem e vetem qe te nesermen te mund te shkruante ate histori per te e tia perplaste ne fytyre si nje fitore.

U largua duke fshire me pellemben e dores copezat e gjakut tanime te mpiksur e nuk harroi ti thonte nje 'erdha ' trupit te mpire te Grejs si per ti thene qe sdo e linte vetem sepse deri diku ndihej fajtor qe nuk arriti ta ndalte ate kokeforte qe te mos shkelte ne ate lokal ate nate.

Nuk telefonoi avokatin por mikun e tij qe teksa i mbante telefonin hapur telefonoi dike tjeter e pas nje minute e mbylli duke i thene 'u be'.

Nje telefonate qe mbyllej e nje telefon qe dridhej. Nje tjeter dere qe hapej dhe me ne fund Arlo kishte mberritur aty ku duhej. Aty ku mund te zgjidhte ate situate ku ndodhej.

"Sikur mthe qe Grejs ska me u prek nga kjo situat. Sikur mthe qe asaj ska me iu prek nje fije floku?"  Hidhte mllef  perballe personin qe ishte rehatuar ne ate karrigen e zeze qe e rrotullonte ne ate zyre te bardhe pa ngjyra te vdekur.

"Ajo eshte pjese e atij teatri djale. Ajo zhytet bashke me te tjeret. Koleget e kishin kapur ate duke shperndare droge . I kam duart e lidhura sbej dot asgje. Megjithate te falenderoj pa mase per ndihmen tende. Ii ishim vene pas grupit te Albertit prej muajsh por me ndihmen tende operacioni u pershpejtua  dhe arritem ta mbyllnim me sukses. "

"Sukses mutit. Me e nxjerr at prej aty. Nuk e lam kshu qe nfillim. Burri e man fjalen  ti je tu mthan qe mke perdor me fut ngrack edhe Grejs . "

"Mos u shqeteso ti do te lirohesh ashtu si cdo person qe gjendej rastesisht aty kete nate pas 72 oreve ndersa Grejs Alberti dhe disa punonjes te tjere do te dalin ne gjyq ku gjykata do shqyrtoje ceshtjen e do jape vendimin."

"A je tu m degju ca po tham? Ajo asht viktim ne gjithe ate histori. Kjo ndihma jeme tashi duhet me u shperbly zotri i dashtun, e me ia lehtsu ceshtjen Grejs qe kur te dale para gjykate mos tket asnji barre qe te rendoje mbi te."

U largua nga aty duke lene oficerin e menduar teksa drejtonte trupin per ne qeline ku mezi priste ti buzeqeshte embel Grejs qe e kishte lene te frikesuar nen kercenimet  e Albertit. Asaj qenie qe shfrytezonte edhe mizen kur vinte puna per nevojat e tij kafsherore.

E gjeti te strukur ne nje cep te qelise e peshperiti gati ne lutje disa fjale ne veshin e policit i cili u detyrua te thyente rregullin e te hapte qeline ku ajo ndodhej.

U drejtua tek ajo duke shmangur te sharat dhe kercenimet qe Alberti po leshonte ne drejtimin e tyre.

"Ti rrot k*** do e qepesh apo  do me detyrosh tbej naj te pabome?" I kerceu damari e harroi qe ishte ne orar pune ,e uniforma qe mbante veshur ia ndalonte  sjelljen e nje adoleshenti te percelluar.

"Mos u merzit se ma mir ka me u ba." Nuk ishte hera e pare qe ia thonte kete fraze e nuk dinte pse e thonte kur deri diku as vete nuk e besonte. Ia mori doren dhe e vendosi brenda duarve te tijat si nje menyre per ti thene me fal. Qendruan te heshtur ashtu sepse fjalet ishin te teperta ne dy persona qe dhimbja iu bashkebisedonte.

Mos u merzit se ma mir ka me u ba ...kjo fraze qe do e perndiqte nga pas derisa gjerat te beheshin mire  me te vertete.





_____________________________________

Dedicated to gjashte

Go check his work is amazingggggggg

Memoriae (Shqip)|✔|Where stories live. Discover now