"Pas reve ka gjithmon një diell,
Pas djallit ka gjithmon një engjëll".______________________________________________________
20 vite me pare...
Gjaku ishte përhapur kudo në dysheme...
Nga kokat e varura në shandanin e madh kullonte akoma pika gjaku.
Ishte i tmerruar, ishte vetëm një fëmijë. Një 7 vjeçar i cili ndodhej para familjes së tij, trupat diku tjetër dhe kokat në shandan.
Qante ai femij, qante. Por lotët nuk e kthejnë kohën pas.
Ah sikur koha të kthehej pas, atëherë nuk do ishte krijuar një Monster shkatërruese në këtë botë. Nëse koha do të kthehej pas, atëher dhe ai do i ishte bashkangjitur atyre kokave të varura në shandan.T
ani...
Gjuajtjet në thesin e boksit ndiheshin që në katin e dytë.
Ishte ora 2 e natës, akoma në katin e nëndheshëm shfynte inatin e maktheve ai.Ishin kthyer përsëri ato nete, pagjumësi, makthe.
Ndodhte shpesh tek ai, kujtimet vrasin tepër.Flokët e bëra uji në djersë, i rrinin të rena mbi ballë. Ishte errësirë në atë dhomë, vetëm një prozhekzor në krye të hyrjes ndriçonte paksa atë vende. Goditjet nuk kishin të ndalur, sikur për të gjitha dhimbjet e tij tja kishte fajin ai thes.
Papritur dritat e dhomës së stërvitjes u ndezën. Ndaloi, ktheu kokën dhe pa se Kristian po vinte drejt tij. Ishte pa bluzë dhe me një fytyrë të përgjumur.
U mbështet ne nje prej mbajtjes së girave dhe po e shihte i përgjumur Raffaelin.
- Përsëri, sot. - tha ai i përgjumur.
- Përsëri. - u përgjigj duke hequr bluzen që mbante veshur.
- Po mendoja, sikur të bënim një dhomë tjetër larg prej kësaj shtëpie, në mënyrë që mos të zgjosh të tjerët. - Ja pat Kristiani duke qeshur. Hoqi një prej dorezave dhe ja hodhi, por ai e kapi mjeshtërisht.
- Pse tu shqetësuan neuronet ty. - tha ai serioz.
- Jo mo un se kam problem, por Ina. - tha ai - Madje me hodhi nga krevata për të të then të ndalosh. Nëse nuk e bën do ta ngjisi pe*isin në balle. - zbardhi dhëmbët Kristiani
- Mua, apo ty. - ngriti vetullen ai. - Me mua s'ka shance njeher. - Se do trembet po e pa tigrin brenda meje. - qeshi ironikisht.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...