"" Dhe kur mendojmë se kemi vdekur..........
Në fakt jetojm".*********************
La ujin e ngrohtë ti cektë rëndshëm trupin. Ndjente percellime në pjesë të ndryshme të trupit kur uji kontaktoi me lëkurën tashmë të nxirë. Kishte dhimbje kudo në trup. Ama i përballonte mirë, dhe pse e kishte ndrydhur veten për të reaguar ndaj dhimbjeve apo diçkaje tjetër.
E urrente diellin e atij mëngjesi, e urreu që në agim. I urreu rrezet e tij teksa i binin në fytyrë. Urreu gjithçka, dhe veten.Ndoshta uji do e qetësonte, ose do ia pastronte papastërtinë që Feliks la pas. Lotët i ishin tharë dhe e vetmja gjë që ishin gjallë tek ajo ishin syte të cilët fokusoheshin tek diçka dhe nuk lëviznin prej andej. Gjithçka tjetër ishte e zhdukur si buzëqeshja, si dhe lëvizjet e saj.
Kishte qenë gjithmonë një vajzë energjike. Ishte gjithmonë në lëvizje dhe e prapte.
E çmendur në ato që mendonte, fliste apo vepronte. Ajo ishte "Melen" ose ndryshe "vajzë e çmendur " Siç Raffael e cilësonte.
Ndenji shumë në banje aq sa lëkura kishte filluar ti rrudhej nga uji. Lotët i kishte bërë njesh me ujin. Të gënjente veten se ishte e fortë , të mos ndjente nxehtësinë e lotëve.
Doli nga banja dhe u mbështoll me një robdishamer . U ul në shtrat dhe po shihte nga dritarja. Me sakt atje i mbante sytë pasi mendja nuk po reagonte ndaj asgjëje. Madje as nga hapja e derës! As nga hapat që sa vinin dhe afroheshin drejt saj.- Shoh se e paske marrë veten!. - ja pat tjetri ironikisht.
Nuk ja vuri veshin, as nuk u ndikua nga fjalët e tij. Shihte akoma nga dritarja.
- Po mendoja gjatë, po sikur të bëjmë një muaj mjalti. Do ishte tmerrësisht i mrekullueshëm. - qeshi djallëzisht. - Madje, madje fotot që do bëjmë ja dërgojmë Rafaelit si dhuratë. Si thua? - tha dhe ajo ktheu shikimin në fraksion duke e parë me inat.
- Pa shiko, pa shiko, sa përmend Raffaelin reagon menjëher, mos ndoshta?
Mos ndoshta je dashuruar vogëlushe? - pyeti duke e kapur nga mjekrra dhe e ktheu fytyrën e saj nga vetja.- Zhduku. - skremiti dhëmbët duke e hequr shikimin nga ai.
- Nxnxn, sa keq. Ju të dy s'do jeni kurrë bashk. - tha duke i pëshpëritur tek veshi.
Nuk po qante, nuk ishte aq naive. Ajo thjesht realisht ishte dashuruar. Dhe për kte heshti. Heshti kundrejt demonit të dashurisë së saj. Nëse fobia e Rafaelit ishte Feliks, ajo fobi ishte kthyer dhe në fobin e saj.
Dy njerëz të dashuruar marrëzisht pas njeri-tjetrit por të destinuar të jenë të ndarë.
Thonë se heshtja është me e mirë, do ndalonte mijra ngatërresa mes njerëzve, por heshtja e saj ishte shkatërrim. A do përfundonte kështu?!
- E di bukuroshe, apo mos dëshiron të thërras "Bella" - tha me një buzëqeshje ironike. - ai nuk do të doj kurrë. I till është im vlla. - u ngerdhesh pak kur pa shikimin që ajo i ktheu pas fjalëve të tij.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...