Kishte disa minuta që e shihte e friksuar, me mendimin se kishte vdekur pasi mbylli sytë.
-"Raffael"- pëshpëriti pak por ai nuk u përgjigj. Kishte frikë ta prekte, një sasi gjaku ishte hapur mbi shtratin e bardh.
-"Pse dreqin po vonohen kaq shumë. "- tha me vete duke qarë dhe duke ardhur vërdallë nëpër dhomë me trupin që i dridhej.
Në këmbët e saj gjendej një gëzhoj, e mori në dorë dhe po e shihte me kujdes.
Me pas iu kujtua momenti që ato plumba erdhën drejt saj. E hodhi bosht duke lëshuar një psherëtimë.Mori frymë thellë dhe u kthye nga ai.
Iu afrua ngadal dhe do të ta prekte, të shihte nëse kishte puls. U zgjat njeher me pas shtangu, por e provoi serish. Kishte akoma puls, dhe qeshi pakez për këtë.-" Kush je ti Raffael, vetëm emrin të di. Je kaq, i fshehtë, i ngrysur, djallëzor.
Ndoshta ke të drejtë, botët tona janë të ndryshme, jeta ime është kot fare ndërsa e jotja plot rreziqe. Thua që të qëndroj larg prej teje!?? - tha duke e par ëmbël. - Jo eshte e pamundur, ti Je ndryshe, me bën të ndihem ndryshe. Me pëlqen të rri me ty dhe pse ti nuk do. "- tha e sigurt ose jo fort e sigurt. Rrudhi vetullat -" Shpresoj që të mos jesh ai që mendoi un, shpresoj. -tha sërish "Dëgjoi zhurma përjashta, ishte pak e friksuar. Sikur të ishin sërish ata. U mbështet në cep të murit dhe mbylli sytë. Hapat e tyre vinin dhe afroheshin deri sa u hap dera.
Ishin dy djem, hoqi duart ngadal dhe po i shihte. I kishte parë kta djem ishin shokët e tij.
Njëri e pa pa ndonjë shprehi në fytyrë dhe tjetri ai me zeshkani po e shihte sikur të dinte shumë gjëra për të dhe po e shihte tepër serioz.
- Dreq e ka pulsin të dobët. - tha Arlo dhe Gabriel shkoi afër tij.
- Po, por ambulanca dhe policia do të jen këtu shumë shpejt, spo bej shumë që i lajmerova. - tha me të shpejtë ajo pa u shkëputur nga muri.
- Ti çfarë!!?... - thanë një zëri ata.
- Dreqin vajzë. - tha Gabrieli.
- Në rregull, do e bëjmë kështu, ti merr Bosin çojë në vile un me këtë do merremi me policinë. - tha ai duke bërë me kokë nga Meli.
- Bosi, vila, unë - tha duke perpelitur sytë. - polcia,,, jo jo c'lidhje kam un me këtë! - tha ajo duke mohuar me kokë.
- A nuk ishe ti ajo që i lajmëroi, ti do e rregullosh kte pun. Ndryshe do e pesosh dyfishtë me keq nga ç'mendon. - tha Gabriel duke e kërcënuar me sy. - Tani mbylle gojën dhe bej si të thon. - tha ai duke ngritur sëbashku me Arlo trupin e Raffaellit.
- O Zot pse duhet të me ndodhin mua kto. - tha duke rrudhur vetullat. "Ndoshta se ti gjithmonë hyn në telashe, dhe vetëm telashe ".-zëri saj i brendshëm si duket e urrente. Ngriti duart lart si formë tallje e mendimit të saj.
Po shikonte rrotull për djemte , ata ishin afër pyllit, një furgon i Zi ishte para tyre. Dalloi një infermiere brenda furgonit dhe Gabriel që hipte mbi të. Ndërsa Arlo po i afrohej sërish banesës.
Sirenat e policisë po dëgjoheshin, e zuri paksa paniku por kur pa se furgoni ishte zhdukur drejt pyllit u qetësua.
_____________________________
-Gati të aktrosh! -tha Arlo duke u drejtuar drejt derës, e cila kishte disa minuta që binte.
- Heiii, si mund t'ju ndihmoi? -tha ai me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
- Keni marr disa minuta me par për një aksident të ndodhur në këtë banesë. - tha një oficer rreth të pesëdhjetave.
- O Zot, jo përsëri. -tha ai duke kaluar dorën mbi flokë. - Dëgjoni ktu, e dashura ime ka probleme me mendjen - tha duke bërë një gjest në kokë si për të thënë se është e çmendur. - Është hera e tretë që merr policët dhe sajon rrena të tilla. - tha ai gjasme po pershepriste por ajo e dëgjoi dhe rrotulloi sytë .
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...