7 -

3.4K 198 81
                                    

Hapi pak sytë, dhe ndjeju duart e tij që rrethonin tupin e saj. Qeshi pak, duke prekur dorën e tij, ndërthuri gishtat me të tij. kishte dorë të madhe, as që krahasohej me të sajin. Në pozicionin, trupi i bashk ngjitur me të tijin. Kokën vendosur rreze qafës dhe trupit.
Ktheu kokën nga trupi tij, po nuhaste kolonjen që përdorte, ishte e mrekullueshme, një aromë burrërore e përzier me një kolonje që të mbetej gjatë në sinuset e hundës.

Kishte mbyllur sytë dhe shumë afër tij po nuhaste në pjesën e mjekrres.
Ndoshta një marrëzi, ndoshta një ndjenjë që ajo vetë nuk e ndalonte dote, preku lehtë qafën e tij me buzë.

Ishte e çmendur pas asaj aromë, sa nuk e kuptoi as vet se çfar bëri.
Ngriti kokën si për të parë që ai nuk e kishte ndjerë atë puthje të vogël në qafen e tij. Po flinte akoma. Nuk dukej fare si ai djali i keq, apo që mund të bënte gjithçka të keqe.
Dukej me i qetë, dhe vetullat nuk e kishin atë rrudhën e zakonshme që kishte kur ishte zgjuar.

Po fillonte të zgjohej, kur pa Melen rrudhi vetullat . Ishte përsëri ai.

- Çfar ke që sheh si manjake. - tha ai, dhe ajo hoqi shikimin nga ai duke u ngritur nga ai.

Dhe ai u ngrit gjithashtu dhe po ecte përsëri drejt rrugës.

- Mir mëngjes. - tha ajo me ironi . I hodhi një shikim asaj, që me siguri nëse sytë do të kishin gojë do thonin qepe.

- Eja, s'kam ndërmend të rri me gjat me ty. - tha ai duke vazhduar rrugën.

- Ishte me mir kur flinte. - i tha vetes duke ecur nga një distancë nga ai. Ishte i shpejtë, dhe pse ishte mëngjes. Ajo ishte e përgjumur edhe pse kishte kohë që ishte zgjuarzgjuar, dhe ishte tepër e lodhur, e kundërta e Raffaelit.

"Because I'm happy, happy, happy, happy, happy, happy. " - këndonte ajo duke ecur dhe duke lëvizur gjasme po kërcente, dhe pse ai as kërcim nuk quhej.

- Qepe moj. - bërtiti ai dhe ajo heshti.

- Hei ç'ke ajo është një këngë për njerëz të lumtur, dhe un jam një njeri i lumtur. Duhet të jesh dhe ti. Ku ka me mire se lumturia. - tha ajo duke dalë para tij dhe duke ecur epo para por vetë ishte mbrapsht.

Ai ndaloi ajo po ashtu, i shkoi me afer, dhe uli kokën në gjatësinë se saj.

- Un nuk jam i lumtur. - tha qartë duke e parë në sy.

Ajo po e shihte e habitur, ai ishte vërtet i tërbuar. S'kishte fije humori në mimikën e tij. Po e shihte Melin si i tërbuar vërtet, thua se nga momenti në moment do e nxirte atë pistoletë që mbante në brez dhe do e zbrazte mbi të

" Pistoleta ". Po pra ai mbante një pistoletë, dhe asnjë njeri i zakonshëm nuk mbante pistoletë si pa të keq.

- Ok. - tha duke buzëqeshur fallco. E cila u zhduk kur ai parakaloi para saj.

- Hej është një telefon me pagesë. - tha ajo duke bërë me shenj nga kabina e telefonit.

- Është me monedha, ne nuk kemi monedha. - tha serioz. Tjetra buzëqeshi.

- Jo kur punon kamariere. - tha ajo duke kontrolluar xhepat. - 1, 2, 3, 4, 5, dhe uwala kemi 5 dollarë. - tha ajo duke qeshur tjetri rrotulloi sytë. Ja mori monedhat dhe shkoj drejt kabinës.

Pas pak minutash Arlo u përgjigj nga ana tjetër.

- O Trap pse nuk e hap telefonin. Eja në hyrje të qytetit për 10 minuta. - iu hakrrua egër ai.

Ajo po e shihte dhe u mbështet në njërën anë të kabines.
Dhe ai u mbështet gjithashtu. Ktheu kokën nga ajo , po mendohej dhe po qeshte.

- E di. - tha ajo dhe ai po e shihte. - Me pëlqeu që me rrembeve. - tha ajo dhe ai ngriti vetullen. - epo jo tamam tamam rrembim por rrembim ishte ama. Me pëlqeu nata, gjithçka. Dhe pse ti ise shumë serioz, prap me pëlqeu, dola paksa nga përditshmëria. - tha ajo duke e hedhur shikimin diku gjetkë.

Nenqeshi pak, ndeshi shikimin me të, po e shihnin njëri tjetrin jo në një shikim të zakonshme, për një moment sytë e tij shkuan tek buzet e saj. Dhe ajo e ndjeu atë shikim, u skuq paksa dhe uli sytë poshtë. A kaloi para saj duke vendosur duart në të dyja anët e kabines telefonike. Çuditërisht ajo ndodhej në mes tij, u afrua paksa tek ajo, aq sa arrinte ndjente frymarjen e saj e cila nuk ishte me në ritmin e duhur, dhe të dëgjonte zemrën ti buçiste.
Nuk kishte prekur as një femër në mënyrë të tillë aq siperfaqsore, nuk kishte par kurr një femër aq gjatë sa atë. Mbi të gjitha nuk kishte njohur kurr një femër ti fliste atij pa frikë , pa asnjë lloj frike nga ai. Ndoshta sepse nuk e njihte ose ndoshta se ajo nuk ishte si të tjerat.

- Dua që... - tha lehtë, duke prekur hundën e saj me të tijën. - kur të laegohem që ktu.... - ishte një ton që deri në kto momente nuk e kishte dëgjuar nga ai, por i pëlqente. - Dua të mos ta shoh me surratin. - tha me të madhe duke u larguar nga ajo. Tjetra kishte hapur sytë.

Të shikonte sërish atë, pak centimetra larg saj, teksa e shikonte vëngër, çfar i kishte bërë ajo valle.

Çfar mendoi, se do e puthte, apo se do bëhej xhentil ku para disa minutash ishte njeriu më i keq.

- Nëse me del sërish para, dije se nuk do tregohem kaq i butë me ty. - I butë , ai i fliste me nerva tërë kohës ku ishte sjellja e mirë.

Por mbi të gjitha, a kishte brenda tij një njeri me të keq akoma.

Dy makina ndaluan, ne njërën ishte Arlo dhe tjetrën Kristian.
Dolën nga makina dhe Raffaeli shkoi drejt tyre. Ajo vetëm kishte ulur kokën, nuk ishte në gjendje të mirë. Ndihej bosh, e turpëruar.

- Pse nuk e hapnit telefonin dreqin. - Toni tij ishte i egër.

- Ishim pak të zënë. - tha Arlo duke buzëqeshur.

- Po pra ju merrni me kurva, ndërsa un kaloj natën duke fjetur në një pemë....

- A nuk është vajza e restorantit ajo - E ndërpre kristian duke parë nga Meli.

- Po, ka ndonjë gjë. - ja ktheu ironik. - ti eja me mua -i tha Arlos - ti do cosh atë në shtëpi. - Ju drejtua Kristianit.

I hodhi një shikim asaj, me pas hipi në makin sëbashku me Arlon.
Makina u zhduk shumë shpejt. Dhe ajo ishte e zhgënjyer, me veten.

Rruga me Kristanin ishte e qetë , dukej se dhe ai kishte kuptuar zbrazëtinë e saj. I kishte hedhur ndonjëherë shikime, ishte matur dhe për të folur por asgjë, nuk nxirte nga buzet.

Kishte qëndruar orët e tjera në dhomë, nuk donte të shihte as Amberin, që mesa dukej ishte zhdukur.

" çfarë mendova un, do me puthte , un gjithmon kam qenë problem, - i përsëriti vetes.

Kishte qenë gjithmonë vajza me të cilën rrinin për interes. Madje dhe shumë djem i propozonin që të trashëgonin pasurin e saj. Askush nuk mundohej të shihte atë çka ajo ishte vërtetë.
Kush ishte ajo vërtetë, thellë brenda saj

______________________________________________________

Në puron në njërën dorë dhe Një gotë wiski në dorën tjetër, ishte ulur rëndshëm në kolltuk para dritares se apartamentit. E lejonte atë pak dritë të hënës të hynte në dhomë.

Kishte mbyllur sytë dhe si mirazh i shfaqej ajo, cdo ndodhi që kishte kaluar me të.

A i iku mendja valle, iu afrua madje ishte gati ta puthte, ta ndjente, donte kaq shumë ta ndjente. Ama djalli kishte hyrë mes tyre, kishte pushtuar sërish qenien e tij.

Në pamundësi për të vazhduar atë puthje. Por ai donte, si nuk kishte dashur kurr një femër. Donte t'i provonte shijen e buzëve. Të zbulonte cdo milimetër të buzëve të saj por jo se ai ishte djalli. Dhe pas djallit fshihej sërish ai....


Heii o njerëz. Pak e shkurtër e pak kot pjesa po nuk kisha frymëzim fare. Mkan mallkuar pzzz

Si mendoni si do vazhdoj historia, pres me padurim si e mendoni ju vazhdimin

Pas Djallit ✔Where stories live. Discover now