Erissa_issa me në fund e vendosa këngën që i ke dedikuar librit. Shijoje.
-Mes Malit dhe detit "Catania" , është i vetmi vend ku ai ka mbizotrim të plotë . Do të jetë e vështirë të shkojmë në atë zonë. Vetëm nëse...
- Nëse çfarë Raffael?
- Nëse lajmërojm Dimitrin , ai ka akses në atë territor, e njeh shumë mirë. Dhe ka njerëz të shumtë vërdallë Sicilisë. - tha duke bërë ecejake nëpër hollin e avionit privat.
Nuk foli kush me vone.Urdhëroi Gabrielin që të telefononte Dimitrin, një mafioz rus. Ky i fundit kishte mardhenie të mira me mafian në Sicili dhe kishte zënë vend në çdo cep të saj.
Tjetri nuk vonoi të kthente mesazh, normalisht një mardhenie e mirë në Raffaelin do të thonte marrveshje të mira me Europën Perëndimore.
Shpejt arritën në Catania të Sicilisë. Disa makina i prisnin në pistën e zbritjes.
Nofullat i mbante shtrënguar gjatë gjithë kohës, kjo dallohej nga damarët e shumte qe i ishin shfaqur në qafë. Dhe duart i kishte bërë grusht dhe ndonjëherë i binte timonit të makinës.
Sikur fajin ta kishte ajo makinë. Gjithmonë përpiqemi të derdhim nervat dhe ankthin tek diçka që na del përpara. Mundohemi të qetsojme neuronet, dhe të gënjejme zemrën se ; ajo është mirë!
Ai do ta shpëtojë atë!
Ai gjithmonë do ta shpëtojë atë!
Gjithmonë përpiqemi të mbrojmë dike që na plotëson shpirtin, dike që na çon në qiellin e shtatë pa kërkuar asgjë në shkëmbim.
Kjo është dashuria , të duash pa kushte. Të duash pa kërkuar ndryshime apo favore. Thjeshtë të duash sikur ajo të cilën t'i e quan dashuri të jetë vetë shpirti jot. Dhe ti si skllav i jetës mundohesh që ai shpirtë të mos thyet.
Ai deshiroj që atij shpirti t'i krijonte një mburojë, që asnjë demon të mos hyjë për ta lënduar. Një mburojë të rrethuar nga krahë djalli , shumica duhet ti kete frikë. Dhe të tjerë kërkojnë të sfidojnë atë që quhet vetë djalli!
Nuk vonoi shumë dhe kishte mbërritur në Catania. Nje makine ku brenda qëndronte Dimitri po e priste në krye të një rruge.
Doli nga makina e tij dhe shkoi drejt makinës së tjetrit. Dy roje e ndaluan duke e kontrolluar për armë. Me pas u fut në makinë që kishte hapsirë të bollshme për ata që të bisedonin.
-Raffael, kohë pa u parë mik! - zëri tjetrit doli paksa i cjerre, mbante në fytyrë një buzëqeshje djallëzore.
Si fytyra e tij fundja, gjysma e fytyrës i ishte djegur nga rivali i tij në Rusi. Një tragjedi për një boss mafioz.
- Dhe un gëzohem që të takoj Dhimitër, por nuk dua të humbas kohë me shprehje malli që kemi për njeri-tjetrin. Si thua kalojm tek një marrëveshje.
- Ti e di çfar deshiroj Raffael. - qeshi tjetri djallëzisht.
- Një marrëveshje me Ballkanin ndoshta. Servila të mirë për të prodhuar një mall të mirë për tu shijuar nga një boss si puna jote. - e goditi thellë në plagën e tij.
Diimitër ishte një konsumues i drogave të ndryshme. Dhe një njeri si ai kërkonte atë çka kishte Ballkani. Një mall të mirë, për të!
Sipas Raffael, malli nuk duhet të shijohet nga një boss mafioz, ai thjesht duket të bind tjetrin se ai mall ia vlen.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Storie d'amore#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...