31- Fundi i tyre

3.3K 174 140
                                    

Mos me vrisni! 😂







Ishte me shpejtësi marramendëse. Nëse nuk do ishte i zoti në ngarjen e makinave atëher me siguri tani do kishte përfunduar në ndonjë gremine. Shpejt arriti në apartamentin e tij. Doli nga makina duke e plasur fort derën e saj. Hyri brenda dhe u ul rëndshëm në kolltuk duke shfryr pak.

-"Largohu Raffael, nuk do vij kurrë me ty. " - fjalët e saj po e digjnin si një thikë pas shpine. Ndjente nxehtësi ndër deje.

Fryma filloj ti përshpejtohej dhe acarimi të dyfishohej .

-"E dua, dhe do martohem me ", -po çakerdonte mendjen e tij me fjalët e dala nga goja e saj.

Çdo artikulim i dalë nga ato fjalë, i kujtonte sikur po ja thoshte në ato momente. E humbi fare, filloi të shkatërronte çdo gjë. Tavolinën e hodhi diku tutje dhe po përmbyste gjithçka prekte. Shishet e alkoolit përplaseshin rëndshëm në mur çdo gjë ishte e shkatërruar. Copëra qelqi nga objektet që ndodheshin në shtëpi ishin në dysheme. Sende të kthyera përmbys dhe ai në një cep muri duke kthyer shishen e fundit të alkoolit që kishte mbetur pa u thyer në atë shtëpi.

Eci drejt qelqeve në dysheme dhe rrëmujës se krijuar nga ai dhe shkoi në tualet. I hodhi një grusht uji syve dhe me pa pasqyrimin e tij në pasqyrë, as dy sekonda dhe ajo pasqyrë përfundoi me vija të shumta thyerje duke e shpërfytyruar pamjen e tij.

- "Je idiot, si mund të shndrrohesh kështu ". - i përsëriti vetes. - Si mund të besoje tek " Dashuria ".- inorizoi fjalinë e fundit.

Sytë iu prenë, " Dashuria " ajo vdiq, përherë ka vdekur. Ai pranoi se e dashuronte atëher kur në fakt e kishte humbur. Atëherë ku as provat e dashuria që mund të jepte kundrejt saj nuk do të funksiononin. Dashuria për ta as nuk kishte nisur thjesht kishte përfunduar. Vështirë të zgjoheshin me. Jo pas fjalëve të saj, dhe jo pas indiferizmit që kishte krijuar në ato momente.
A bëri gabim që la që dashuria e tij të zgjidhte apo duhet të vazhdonte planin e rrëmbimit nga ajo dasëm.

Jo, ai nuk vazhdoi planin e tij. I ishin errur sytë nga fjalët e saj. Melen e kishte mohuar dashurinë që ndjente për të dhe ai e kishte lënë të lirë. Të lirë sepse ajo kishte dhuruar dashurinë personit që ai urrente. Personit që i ishte betuar se do e shihte shtat metra nen dhè.

" Do pendohej" Ishte e sigurtë që do pendohej. Ishe i sigurtë që ajo nuk e dashuronte se diçka tjetër fshihej pas ksaj. Por njerzit jan qenie idiote, të cilat ndikohen nga egoizmi i momentit.
Ishte tepër i sigurtë që Meli e kishte gënjyer dhe sërish ai kishte vendosur errësirën e xhelozisë brenda vetes.

Ishte i sigurtë se Feliks e kishte detyruar të martohej dhe ai përsëri e kishte lejuar. Se ishte "egoist", si vetë " Djalli".

Dhe tani po mundohej të lante ndjenjat me alkool. Tani ai ishte kthyer në Raffaello e dikurshme. Dhe nuk e kishte Melen fajin për këtë por vetë ai. Ai nuk duhej të kishte ndryshuar, nuk duhej të afrohej tepër me atë vajzë.

Të thuash se ajo nuk i shqitej ishte e pamundur pasi ai do e shpikte një mënyrë për ta zhdukur nga vetja. Por atij i kishte pëlqyer ajo. Që në fillim kur posht tavolinësshihte shkëlqimin e syve të saj. Apo kur për herë të par ndjeu krahët t'i rrethonin trupin. Ose kur për herë të parë ndjeu puthjen e saj. Dhe aq më pak kur ajo i shpëtoi jetën, kur rrezikoi veten për të. Kur me mënyrat e veta do bënte do njeri të çmendej me çmendurinë e saj.

Pra ai e dëshironte Melin afër, dhe prandaj se kishte larguar. Dhe atëherë kur pranoi se, seriozisht ishte gati të krijonte diçka me të .... E kishte humbur.....

Pas Djallit ✔Where stories live. Discover now