Zyrën e tij e kishte pushtuar një heshtje. Aroma e cigares dhe e alkoolit mbizotëruese në hapësirën e asaj dhomë ia qetësonin mendimet. Kishte dy ditë që nuk e kishte takuar Melin. Kishte urdhëruar djemtë e tij ta çonin në dhomën e tij në vile. Në menyrë që incidenti fundit mos të përsëritej. Fundja ai kurrë nuk shkonte në atë dhomë aq në pak tani që ajo ishte atje.
Ishte konfuz me veten, e bezdisë ajo vajzë, por sërish i mungonin çmendurit e saj. Ishte kjo ajo mënyra e veçantë që e kishte bërë për vete me pak fjalë. Ama kjo nuk do të thotë që e dashuronte, ai vetë nuk besonte tek dashuria e quante si fiksim dhe me tu dale nga qejfi e largonte. Siç bënte me të gjitha femrat në jetën e tij.
Heshtjen e theu Arlo i cili sapo hapi derën dhe pas tij Gabrieli me Kristianin. Ata të dy kishin një buzëqeshje të papërshkrueshme në fytyrë. Si gjithmon fundja!!
- E kemi vendosur do pim gjith naten sonte. - ishte Kristian që sapo u ul rrëmbeu shishen e alkolit nga tavolina.
- He mo p*ll një të shpëtuar nga litari t'i dhe me vrap tek pija. - ia pat Gabrieli.
- Por kemi disa gjëra për të biseduar. - tha Gabriel duke hedh një dosje në tavolinë.Askush nuk po e prekte, madje as ai.
- Çfarë është kjo? - pyeti duke parë Gabrielin. Tjetri e mori sërish në dorë dosjen goxha të mbushur dhe e zbrazi në tavolinë. Ishin fotografi te ndryshme, dhe e përbashkëta e vetme ishte personi që ndodhej në ato foto.
Ishte ajo, në vende të ndryshme, duke ecur apo në përditshmëri, ishte në faza të ndryshme të ditëve të saj. Foto në mënyra të ndryshme dhe të bëra nga një largësi. Mblodhi vetullat, çfarë ishin kto foto?!
- Po kjo?! - pyeti në dyshim Gabrielin.
- I gjetem në vilën e Feliksit, kto ishin disa prej tyre kishte me mijëra të tjera atje. - tha ai duke u rehatuar në karrige.
Mori foton e saj në dorë dhe po e shihte me vëmendje.
- Pse ai do mbante foto të saj në një dhomë? - pyeti me shume veten. Ishte konfuz nuk arrinte ta besonte se Feliks mund të ishte dashuruar keq pas asaj vajzë ose mund të ishte një fiksim i tij apo diçka tjetër...
- Prandaj nuk me pëlqen ajo vajzë. Shiko ajo mund të marr të dhëna prej këtej dhe t'ia çoj Feliksit. - tha duke kthyer gotën me vodka. - Duhet ta mbajm larg atë vajze. - tha sërish dhe ata po e shihnin serioz.
- Ajo i shpëtoi jetën, pastaj nuk mendoj se një vajzë e tillë e cila në radhë të parë ka nevojë për tru të jet një plan... Epo kaq brilant. - Komentoi Kristian.
- Çfarë do bejm me të. - tha Aron pas pak.
- Çfarë i ndodh dikujt i cili zbulon shumë gjëra për në. - tha ai duke thithur cigaren.
- E vrasim... - tha Gabrieli dhe Kristian si të ishte mbrojtës i saj e pa me inat.
- Ti beson se mund ta vrasin atë? - ishte Aron dhe iu drejtua Raffaelit
Tjetri po e shihte pa ndonjë shprehi. Mori gotën e ktheu pak dhe u kthye sërish nga ata.
- Omèrta, kodi i heshtjes! - tha ai dhe të tjerët ndalen se foluri. Gabrieli qeshi lehtë.
- Ti japim rëndësi kodit të heshtjes. I bie që ajo të jete pjesë e klanit tonë. Po nëse ajo nuk e respekton? Çfar do ndodh me vonë??- pyeti sërish Gabrieli.
Të gjithë po shikonin atë, kaloi duart në mjekrrën jo të rruar plotësisht. Po nëse ajo nuk zbatonte atë që thote ai? Çfarë?
Ajo kurrë nuk ka bërë çka i ka thënë ai. Kjo ishte tunduese për Raffaelin, ajo ishte personi i parë që e kundërshton dhe ndoshta do jetë e fundit.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...