Puthja e një Engjëlli, djeg dhe vetë djallin.
______________________________________________________
Sa e vështirë është jeta për disa. E ndërsa për disa të tjerë, nuk është e vështirë, është vdekje prurëse. Të vrasësh veten me kujtime, që i mban thellë në zemër, mundohesh me gjithë shpirt ti groposesh, ti kesh sa më larg vetes. Por është e pamundur. Kujtimet vrasin!
Por atë nuk e vranë, atë e shëndrruan në një tjetër njeri. Pa ndjenja, pa zemër, pa një aryse për të jetuar si njeri normal. Zgjodhi atë, krimin , mafian. Ose mafia zgjodhi atë.Shumë armiq rreth tij. Duan ta shtypin, ta fundosin, që të kryesojne ata në kte botë mafioze.
Ishte tej mase i nevrikosur. Gjithçka ishte djegur, i gjith madhi i marr nga Hektori. Disa njerëz të tij ishin plagosur. Ishte një ditë e vështirë. Asgjë si shkoi siç duhej.
- Kush është bossi jot. - Pyeste Arlo ndoshta për të njëmijten herë.
I vetmi i gjall që kishte ngelur nga pala sulmuese, ishte një djal rreth të tridhjetëave. Arlo, e kishte sakatosur me grushte, por djali dukej i perbetuar. Nuk bënte asnjë lëvizje, apo ndonjë fjalë të thënë.
Po e shikonte nga larg, përtej një xhami. Duart i kishte bërë grusht. Dhëmbët i kishte skremitur fort, dallohej qartë, nga damarët e shtrënguar në qafë.
Hyri në dhomë dhe Arlo sa e pa u kthye nga ai.
- Nuk flet biri bu*htres.- i tha Raffaelit. Arlo ishte mik i tij, me teper vëlla sesa thjeshtë shokë. Ishte krah tij gjat gjith kohës . Nëse disa kan familje, ai kishte shokë. Shokë të cilët plotësonin atë familjen që çdo kush ka.
- Ma lër mua. - tha teksa hiqte xhaketën e zezë.
Perveshi pak mëngët, deri në parakrahë. Shkoi afër pengut të tij. E pa për pak çaste. Dhe nxori nga brezi pistoletën.
- Shumë të tjerë jan munduar të tregohen guximtar, të me sulmojnë. Mendojnë se jam aq i dobët sa të mundem nga pleshtat si ata. Kte ka menduar dhe bosi jot valle. Për ke punon? - ja tha qetësisht. Thuajse ishte e pabesueshme ajo qetësi që mbante. Ishte i Zoti në kontrollimin e vetë ndjenjave të tij.
Nuk mori përgjigjie. As edhe një fjalë të vetme. Një e shtënë u dëgjua, me pas një pasthirrme dhimbjeje. E kishte qëlluar në njërën këmbë. Tjetri po lëvizte nga dhimbja duke shtrënguar dhëmbët fortë.
- Për ke punon? - pyeti për të dytën herë. Përsëri nuk mori përgjigjie, ose nuk priti sa tjetri të fliste. E qëlloi sërish në këmbën tjetër.
- Për ke punon? -tha përsëri me armen drejtuar në kokën e tij.
- Feliks, Feliks Torresin. - tha me të shpejtë nga dhimbjet.
Feliksi, fillimi i çdo kujtimi, Feliksi fillimi i fundit të tij. Kripa në çdo plagë të tij. Ishte Feliksi. Ai që mundësoi krijimin e një djalli . Ai që shëndrroi dikë në një të pamëshirshm.
E qëlloi në kokë. Kjo dihej askush nuk del gjall nga duart e tij.
- Hidhua qenëve. - i tha Arlos teksa merrte xhaketën. - Shihemi tek klubi. - i tha dhe tjetri pohoi me kokë.
U largua, bashke e Kristianin. Do të kalonin nga klubi i tyre. Të pinin diçka , sigurisht të shihnin dhe ecurinë e tij.
Ishin në dalje të qytetit. Atje ku ishte dhe klubi i tyre. Dolën nga makina dhe u drejtuan në hyrje të klubit.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...