Aman dëgjoni dhe kengen se sa e shkruajta kte pjes kjo kenge me erdhi ndërmend...
Uroj ta pëlqeni këngën aq sa unn......., it's nostalgic
Mbështetur pranë tij e kishte marrë gjumi. Ai kishte hequr bluzen dhe ishte ulur jasht dhomës në ballkonin e vogël në të cilin ndodhej dy kolltuk dhe një tavolinë e vogël rrethore. Me krahët hapur mbi kolltuk dhe në njërën dorë cigaren, po mendohej. Qielli ishte i kthjellët, yjet dhe Hëna qëndronin sipër tij si të vetmet drita. Errësira i pëlqente, e bënte të relaksohej dhe gjithashtu të kujtonte parimin e tij.
Me errësirën zgjohen dhe demonët, ata që e mundojnë për vite me radhë. Demonët e tij zgjoheshin bashk me errësirën. Mjaftonte të errësohej që atij ti kthehej çdo kujtim.
Cdo hap që kishte hedhur larg shtëpisë dhe çdo hap tjetër që kishte bërë brenda saj. Çdo britmë, çdo fjalë, çdo gjak që rridhte.Të kujtonte dhe njëher se pse ishte shëndruar në një djall të till, ata që humbi, mbi të gjitha atë.
"Do mbaroj se shpejti, vetëm për ty " Bella" " - tha mw kokën e mbështetur në kolltuk dhe sytë e mbyllur.
- Bella? - pyeti me zërin paksa të ngjitur nga gjumi. - Kush është "Bella"? - pyeti sërish duke u mbështetur në derën që të çonte për në ballkonin ku ai qëndronte.
Ai i thoshte dhe asaj " Bella", por tani ishte ndryshe, mese e sigurt që ajo "Bella" që ai sapo përmendi nuk ishte ajo. Ndoshta ndihej e zhgënjyer, në mendjen e saj fluturonin mijra mendime. Ai po fiksohej akoma më shumë pas tij.
- Askush që ty të intereson. - tha prerë duke ndrruar pozicion, vendosi para krahët në këmbë dhe po shihte diku gjeteke. Nuk i pëlqeu pyetja e saj ndoshta?
- Ish e dashura. - tha dhe ai ktheu shikimin nga ajo me njërën vetull ngritur. - ish gruaja, apo ndonjë që sta ka rrasur. - tha tër inat duke u ulur në kolltukun përball tij.
Lëshoi një nën qeshje nga fjalët e saj.- Duhet ti lidhesh të gjitha me dashurinë dhe nevojat seksuale. - tha me të njëjtën zymtesi që e kishte gjetur. - Ka me keq se ndarja, apo nevojat seksuale. - tha sërish. Rrudhi vetullat nga fjalët e tij.
- Kaq shumë beson në dashuri? - pyeti duke e parë në sy, ajo nuk po përgjigjej. - Dashuria nuk egziston, as ti nuk duhet të besosh. Është thjesht fiksim, obsesion që krijon për dikë. Dhe nga ai fiksim që disa e quajn dashuri e pësojnë ata që vijnë me pas. - tha duke parë qiellin.
"Si duhet ta merrte kte. Çfar fshihej pas tij. Çfar mundonte shpirtin e tij që e bënin të vinte maska. Të çirrej me veten, të dënonte dashuritë si pasojë e vuajtjes se tij. "
Ajo mund të ishte e çmendur por jo budallaqe. I mendonte gjërat thellë brenda vetes. Çdo fjalë të tij.
Edhe ajo e kishte pësuar për dashurinë e prindërve të saj.- Çfar i ndolli? - tha por ai nuk po fliste. - Belles?- tha përsëri.
Po mendohej për pak, as në sy nuk po e shihte, ishte i humbur në mendime.
- E vranë? - tha pas pak dhe ajo po e shihte me keqardhje.
- Motër? - tha dhe ai ktheu shikimin nga ajo.
- Familje! - tha ai duke e parë për pak.
- Pse nuk qan atëherë. Të lesh dhimbjen të kaloj me kohën. Koha shëron gjithçka. - tha ajo duke qeshur pakëz.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...