"Nëse jeta do të ishte pa dhimbje, atëher njerzit do të ishin thjesht marionetë".
______________________________________________________
Dielli kishte dalë, ora po shkonte pak nga pak 10 e mëngjesit.
Ishte akoma në shtrat, por nuk po flinte. Përkundrazi kishte marrë një fytyrë kryeneçe dhe kishte nisur të numëronte ;- 753 dele, 754 dele, 755 dele,,, - dera e dhomës u hap por ajo vazhdonte numërimin.
- Mel, eja të hash mëngjes, babai ka filluar të mërzitet duke të pritur. - ishte dadoja e saj. Ajo që e kishte rritur që bebe. Pasi ë ëma u largua, ajo kishte vetëm babin dhe Nensi dadoja.
- 75eee mm e humba numërimin, dreqin. - rrudhi vetullat dhe u ngriti ngjysmen e trupit. - Nuk e di se kush e ka shpik kte metodën e deleve po ishte kottt fare, humbje kohe komplet, numerova deri në 7qind e ca e akoma s'më ka zënë gjumi. - nuk ishte e përkëdhelur, por ishte tipi i vajzës " sillem si dua".
- Ndoshta se sapo jë zgjuar, mendon se do të zërë gjumi përsëri. - Ngriti vetullen Nensi.
- Eja tani.- Ka ardh shtriga? - pyeti ajo.
- Po vetëm t'i mungon .
- Uffff erdha, të betohem se babi ma bën për inat, e kush do të haj mëngjes me Elizën dhe vajzën e saj patetike. - ngriti zërin tek kjo e fundit.
- Melen, duhet ta kuptosh se do jeni një familje, Karl i ka propozuar asaj dhe do të martohen. Dhe ti dhe vajza e saj " Patetike " Do të jeni motra. - tha ajo duke i përkëdhelur flokët.
- E urrej. - tha ajo dhe Nensi tundi kokën, si të tregonte se po fliste gabim.
Bëri një dush, veshi një pak xhinse të shkurtra një bluzë dhe doli. Duhej të hante mëngjes me familjen e saj. Sa donte të qëndronte në shtrat gjith ditën, të mos dilte për as një sekond nga dhoma. Por ndonjëherë duhet të bëjmë çfar na kërkojmë.
Po shihte se sa të qeshura dukeshin ato. Ishte mëngjes dreqin, ajo gjithmon kishte humor të keq mengjeseve.
- Mirmengjes - tha duke u ulur në vendin e saj.
- Mirmengjes zemra ime. - Ja ktheu i ati.
- Mirmengjes. - përshëndetën dhe dy të ftuarat e padëshiruara nga ajo.
U hodhi në shikim dhe me pas filloi të hante.
Ata bisedonin me njeri tjetrin, ndërsa ajo nuk përzihej. Qëndronte indiferente ndaj çdo fjalë të tyre.- Tek kush restorant do të shkojmë në darkë. - ishte Amber, vajza e Elizes. Melen që ndërkoh po pinte uji, u mbyt dhe filloi të kollitej.
- Restorant....- kollitje - Darkë... - Kollitje, s'mund të rrinte me ato gjatë darkës. Vëmendja ishte kthyer nga ajo.
- Po do dalim sot në darkë. Është një restorant italian në veri, me kan thënë se është shumë i mirë. -tha Karl dhe ajo po e shihte si të ishte alien.
Sa në shumë donte të qëndronte larg tyre aq më shumë e afronte ai.
Nuk donte të krijonte një familje me to. Ajo as nuk donte familje, kjo dëshirë i ishte zhdukur vite me parë.- Un nuk do të vi, shkoni ju...
- Do të vish. - kembenguli i ati, duke ja lënë fjalën përgjysmë.
Nuk foli me, ishte dënuar një javë me pare për faj të tyre, nuk donte të denohej dhe një javë tjetër. U ngrit nga tavolina furishëm dhe u ngjit për në dhomën e saj.
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...