34 - Kthehu!

2.9K 183 74
                                    

"Espirt de l'escalier" Është një shprehje franceze që do të thotë se vetëm kur arrin në fund të shkallëve e kupton se nuk i ke thënë ato që realisht doje të thoshe. Vetëm atëherë të vijnë pergjigjiet e mira por..... Është tepër vonë!


*************************

Trupi i mir formuar i tij ndodhej në dysheme. Po qante sipër tij duke shtypur fort plagën për të ndaluar gjakderdhjen. Shenjat e gjakut që ai i kishte lënë në fytyrë kur e kishte prekur ishte tharë dhe nga rrobat ishte bërë me gjakun e tij.

Po qante me ngasherima dhe po lutej që ai të mos e linte.
Ishte plagosur pak afër zemrës. Dhe gjaku akoma nuk ndalonte.

- Me ndihmo, - thirri me zërin e mbytur nga të qarët,kur para saj u shfaq Arlo me disa djem.

Tjetri shkoi drejt Rafaelit duke i vendosur dy gishta në pjesën e qafës për të par ne kishte puls.

- Është gjallë. - psherëtiu i qetësuar duke pastruar fytin.

Me disa djem arritën ta vendosin në barrelë trupin e tij. Ajo nuk lëvizi nga vendi, as kur ata po largoheshin drejt daljes. Ishte mbledhur kruspull pas murit dhe mbante sytë për në katin e dytë.
Ishte skuqur nga të qarët, dhe kishte djersë në fytyrë.

Akoma kishte në mendje fytyrën e Raffaelit, sado që shikimin e mbante nga i ati. E dinte se ai kishte ikur. Për faj të saj.
Nuk kishte guxim të shkonte drejt tij, ta prekte, të ndjente aromën atësore. Ajo tani kishte mbetur e vetme.

Paksa dritë hynte nga të çarat e mureve që plaseshin në fytyrën e saj. Ndjeu hapa drejt saj por nuk e ktheu kokën.
Pa pistoletën në tokë që me siguri ishte e Raffaelit dhe e mori ndër duar.

"- Gjithmonë ka qenë e vështirë, e vështirë të me kesh mua pranë. E di e humbas veten, sidomos kur shoh se pran kam dike që me intereson. Dike që e dua, që me bën të ndihem mirë. Dike që me thot se me do larg dhe nga ana tjetër, me puth.... Me quan bukuroshe, me kërkon dhe me do. Ka gjera që për mua s'duhet të egzistojnë, si Feliks. Me ka pëlqyer gjithmonë të luaj një rol të keq në pjesët teatrale të Universitetit. Por kurrë nuk do doja që kjo gje te ndodhe në realitet. Dhe ty, kurr nuk doja të humbisja. Thjesht nuk mund të qëllojë dike që në fakt ka marr krejt zemëren time. Por me mirë është të vij me ty. E di se me ty nuk do me ndodh asgjë, do jem e sigurt. Je shpëtimtari im... " - tha teksa shihte të atin . Po qante ngriti pistoletën drejt kokës së saj dhe mbylli sytë fort. - Dhe un të dua . "-përfundoi dhe me pas i dëgjua shkreptima e pistoletes.

- Je e çmendur! - bërtiti tjetri që i kishte larguar me të shpejtë pistoletën nga koka dhe plumbi saj përfundoi në mur.

- Pse nuk me le? - tha e qetë duke parë tymin që dilte nga muri. - Ti idiot pse nuk me le? He pse?
Nuk dua të jetoj me e kupton. - bërtiste dhe Kristian e mori në përqafim ku shpërtheu në të qara.

- Ai ka nevoj për ty. - tha ai duke par nga Gabrieli që i vështronte me një vetull ngritur.

- Me ler, nuk dua të jetoj. Me ler ! - përsëriste duke qarë.

- Lërë mo, të vras veten. - tha kryeneç Gabriel.

Gjithmonë kishte pasur një mendim të keq për Melin. Nuk arriti kurr të shikonte ndryshe atë vajzë.

U shkëput nga Kristian dhe pa nga Gabriel i cili po e shihte ftohtë. Me pas uli kokën.

- Largohuni!

- Jo pa ty, eja. - ia ktheu Kristian.

- Jo. - tha.
Pa në katin e dytë dhe u habit kur pa se i ati nuk ishte atje.

Pas Djallit ✔Where stories live. Discover now