Po ecte ne korridorin e gjate te katit te trete.
Nga Melen ishte larguar heret. Tjetren e kishte zënë gjumi krah tij, ndërsa ai nuk kishte mundur të as të mbyllte sytë. Donte të kuptonte me shume.
Pse ajo do të martohej me Feliks?Nuk po mësohej dot me kte ide. Ajo vajzë po e ndryshonte rrënjësisht. Cdo moment të kaluar me të e bënte të kuptonte se e dinte gjithmon pranë vetes.
Ai nuk mund ta humbiste, në fillim i ati i Feliks i kishte marrë familjen, ja kishte zhdukur nga bota e tij. Dhe tani Feliks do i merrte një tjetër njeri që e bënte të ndihej ndryshe.
Ai do i merrte dashurinë dhe dashuria e tij po e pranonte unimanisht kte gjë.I vetmi person që mund të merrej me kte ishte Gabriel. Po shkonte drejt dhomës së tij dhe shpresonte shume ta gjente atje.
- Hei In a është Gabrieli në dhomë. - pyeti kur pa se Ina po hynte në dhomë e përgjumur.
- Po, nëse e do me mire mos e zgjuaj, ka pirë shume mbrëme dhe sbesoj të jetë i dobishëm. - tha ajo teksa hapte gojën për gjume.
- E kuptova. - tha dhe u largua për në dhomën e Gabrielit që ndodhej fill pas asaj të Kristian dhe Ines.
Hyri brenda dhe e pa të shtrirë përmbys në shtrat, për me teper "Lakuriq".
Ngriti paksa vetullat dhe shkoi drejt tij.Era e alkolit mbyste ambjentin e dhomës.
- Gabro cou, Gabriel. - po i gjuante në shpatull por tjetri kishte rënë në gjumë të thellë.
Po shihte vërdallë dhe sytë i zunë një shishe me alkol.
E mori shkoi sërish drejt tij dhe filloi tja hidhte nga këmbët deri tek koka.Tjetri vetvetiu nga krevati ndërsa Raffael po qeshte.
Filloi ta shihte me inat Raffaelin dhe mori pantallonat e hedhur përtokë dhe po i vishte.- Çfar dreqin do qenë pikë të mëngjesit. - tha tjetri i bezdisur për prishjen e gjumit.
- Leri llafet, për 10 minuta të dua ne zyre. - tha dhe u largua nga dhoma ndërsa Gabriel shfryu paksa. - thuaj dhe djemve - shtoi ai duke u zgjatur pak tek dera
Hyri në zyre dhe pas tij erdhi dhe Arlo , gjithashtu dhe Kristian. Ai po thithte cigaren, ndërkohë ndiqte me sy çdo lëvizje të tyren.
- Çfar ke që na çan trapin që në pik të mëngjesit. - iu kthye sërish Gabriel ndërkoh ai i hodhi një shikim që thoshte "mbylle" .
- Besoj se e ke marrë vesh informacionin se Feliks do të martohet !? - tha ai teksa pastroi pak fytin.
- Ç'të keqe ka ktu? - pyeti ai ndërkoh Arlo dhe Kristian i dëgjonin .
- Me ke? - pyeti sërish. - E di me ke?
- Ç'na intereson neve kjo? Nëse ty të duhet kto Informacione i gjej direkt. - tha ai teper i qetë.
- Me Melen Garay. - tha ai dhe në fytyrat e tyre u krijua një habi.
- Çfarë? - pyeti Gabrieli.
- S'ka mundsi. - tha Arlo.
- Ajo bukuroshja, nuk habitem me çmendurinë e saj ajo kthen botën përmbys jo me Feliksin. - tha Kristian duke qeshur.
Të gjithë kthyen shikimin drejt Kristian, ndërkoh ai qeshte. Por ajo u venit kur vuri re seriozitetin e Raffaelit.
- Çfarë. - tundi paksa supet.
-Dua te di pse Feliks dëshiron të martohet me të. - tha ai duke kaluar dorën ndër flokë.
- Ndoshta e do. Nga fotografitë që ndodheshin në atë dhomë kuptohej qartë se ajo vajzë e ka fiksuar. Pastaj ku i dihet ajo ndoshta e do gjithashtu. - tha Gabriel.
Po e shihte me mllef Gabrielin.
"Fotot"
Po, po fotot. Fotografitë e saj ishin në dhomën e Feliks . Si mundet dikush të mbaj pa të keq fotografi të rastësishme. Fotografi që kuptoheshin se ishin bërë nga dikush që e ndiqte.
Por pse valle?
Çfar fsheh Feliks?- Ajo nuk e do kjo është e sigurt. Por përsëri ajo pranon të martohet me të. - tha duke shfryr pak. - Por pse?
- Si mund të jesh i sigurt që nuk e do. - tha Arlo duke nenqeshur pak.
- Sepse jo. - tha ai i vendosur, duke kuptuar se në të vërtet Arlo donte ta provokonte.
- Ndoshta sepse është e virgjër, dhe mund ta ketë kërcënuar. - tha Gabriel teksa mendohej.
Nuk u habiteshin fare, kto gjera në botën e tyre ishin normale. Një femër e pastër dhe e bukur do ishte padyshim partnerja me e mirë që mund të ketë një mafioz.
- Jo me. - tha ai dhe Arlo qeshi djallëzor, pasi ishte i vetmi që dinte se Raffael e kishte bindur të shkonte me të.
- Çdo të thuash? - pyeti Kristian duke qeshur pak, sikur ta kuptonte ku e kishte fjalën. - Mos ndoshta ka ndonjë gjë që në nuk e dim.
- Në rregull pra. - pastroi paksa fytin dhe lëshoi një pasthirrme, - Me intereson ajo vajzë. Nuk e di çfar dreqin po me gjen por e dua pran. -- tha dhe ata po e shihnin sikur kjo të ishte gjëja me e pamundur që mund të ndodhte.
Djalli, a mund të dashurohet ai. A mund të bëj të tijën dike. Ta dojë pa kushte, pa plane fatkeqe, duke ia bërë jetën si një botë inekzistente. Një parajsë, ku do mbizotëroj dashuria dhe besimi.
Por Raffaeli, djalli ndikohej nga demonët. Dhe siç i kishte thënë vetë Melen, nëse nuk i linte të shkonin atëherë asgjë nuk do ndryshonte.Ai e pranoi hapur, e pranoj se e donte por nuk e mendonte se me ikjen e tij ate mëngjes zhdukeshin dhe shpresat e Melen. Ai kishte ikur si gjithmonë duke e bërë tjetrën të mendonte se ai thjeshtë i dhuronte një aventurë momentale, ku ndjenjat ishin të sinqertë . Dhe me ikjen e tij duhet të vinte maskat e ndjenjave të tjetërsuara . Të bënte si e dashuruar marrëzisht pas bashkëshortit të saj të ardhshëm.
Të nesërmen gjithçka mbaronte. Do të martohej, por me ke?
Nëse Raffaeli ishte djalli, dhe djallin e mundonte demoni atëher ai ishte Feliks. Dhe ai do e mbyste gjithmon Raffaelin. Nuk duheshin armë për kte por thjesht kujtime.- Ajo s'mund të martohet. - tha dhe u ngrit nga kolltuku , - thjesht nuk mundet. - i ra tavolinës me dorë.
- Do bejm diçka atëherë. - tha Arlo serioz tashmë.
E çfar mund të bënin?
- Por ai mund ta di se ne do ia prishim ditën e tij të "lumtur" , gjë që besoj se dhe mund të veri siguri të lartë. - tha Gabriel.
Dhe kishte të drejtë, nëse mendonin se Feliks ishte aq budalla sa të mendonte se çdo gjë shkonte vaj gaboheshin.
Madje tjetri kishte vënë sigurinë në kulm...
***********************
Një ditë më pas...
"Dasma"Ai fustan rrinte mrekullisht në trupin e saj. Ishte e bukur, por ai fustan ia plotësonte bukurinë . Për atë ditë dukej se buzëqeshja sado e shtirur kishte marrë fund. Qëndronte para pasqyrës dhe mbante veten të mos qante.
- Aww je si kukull. - Amberi dukej se po e shijonte kte dasëm.
Kishte gabuar në lidhje me të. Ajo nuk ishte dhe aq e keqe sa e bënte ajo. I kishte qëndruar Melit afër kto kohë duke i dhënë një farë mbështetje.- Thua ? - tha nervoze dhe luajtur me duart.
- Po je e mrekullueshme. - i preku lehtë shpatullat duke vendosur kokën në të.
- Ku jan vogelushet e mia. - ishte babai saj.
Shkoi drejt saj dhe e puthi në ball. Shihte të atin si të mos ngopej me atë pamje. Ndoshta se gjithçka po e bënte për të. Ndoshta se kishte një parandjenj të keqe. Lutej të mos humbiste toruan dhe të gabonte. Ndryshe do ishte fatale....
Që do ndodhi diçka do ndodhi , po çfarë???
PS ; Mos me kërkoni të mos i martoj se kjo është e pamundur. E kam dar mendjen
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...