I shihte të gjith me radhë, dukeshin të gëzuar! Për veç asaj, ishte e venitur në fytyrë dhe kte e dallonte qartë. Gjatë gjithë udhëtimit nuk kishte thënë as dhe një fjalë . I kapi lehtë dorën dhe ajo u kthye ;
-Gjithçka në rregull? Nuk dukesh fort mirë?
-Po! Jam vetëm pak nervoze.
- Nervozizmi jot filloka dyzet e tetë orë para udhëtimit. Se dija! - përdori ironin për të kuptuar sado pak çfar e mundonte.
- Thjeshtë jam nervoze pra! S'kam qenë kurrë në Itali. Ndoshta nga kjo!
- Posi pra! Në sytë e tu ka diçka patjetër. Sytë e tu kanë qenë të ndritshme, shkëlqejnin shumë, dua ta ruaj atë ndriçim!
- Ndoshta gjithçka venitet një ditë ndoshta dhe sytë, dhe humori nuk mund të jetë gjithmonë i njëjtë, dhe do mërzitemi, do të acarohemi, por ama gjithmon do ia mbajmë duart njeri tjetrit. Njëjtë si tani!
- Po por, nuk e di a është një ndryshim humori kjo jotja apo diçka tjetër?
Qeshi lehtë dhe u kthye nga ai. Po shihte sytë e tij. E sillnin në jetë një shikim nga ai. I kapi dorën fort dhe e puthi. Me pas vendosi kokën në kraharorin e tij.
- Kemi një rrugë të gjatë për të bërë se bashku!
Fjalët e saj të fundit e bënë të qeshte. Një femër mundohet gjithmonë ti bej bisht një bisedë dhe ajo sapo e kishte bërë.
Dashuria e kishte kapluar djallin. Kishte bërë të dashuronte një femër. Por thon se dashuria të lëndon?
Shikimi tij përmbante një qetësi , një qetësi që vetë dashuria kishte krijuar.
Të kuptosh se pas djallit egziston një njeri. Një njeri që jeta e kishte bërë një monstër. Një njeri që arriti të kuptonte se në jetë duhet të dashurosh që të shërohet shpirtin.
Dhe dashuria është vdekje prurëse.
Aq më pak kur mes tyre ndodhet një i tretë. Dhe deri sa i treti ti jap fund fiksimeve për dashuri, dashuria e tyre s'do të jetë kurrë e qetë.Pas disa orëve udhëtim kishin mberritur ne nje vile shume me te madhe se ajo në ShBA. Ishte e rrethuar nga një pyll me pemë të dendura.
Iu duk drithëruese errësira që ndante pyllin nga ndriçimi i viles. Sikur ajo errësirë të donte të hynte thellë në shpirtin e saj. Ta kaplonte të gjithën. Mes tyre iu duk sikur pa dikë, dikë që e shihte me sy demoni. Ndoshta kishte qenë një halucinacion, ndoshta një imagjinat, nga mendimet e shumta që kishte kto ditë dukej sikur mendimet e saj ishin mbytur në vetëm diçka "Feliksi".
As vetë nuk e dinte nga i buronte kjo ndjenjë. Ndjenje sikur ta kishte pranë, sikur ai të shihte çdo lëvizje të saj.Çfar ishte valle?
Ndodhej e vetme në një dhomë të stërmadhe. Hapi dollapin dhe me mijra kostume të kohës së fundit për meshkuj ndodheshin atje.
Përshkoi dorën mbi to dhe ndjeu erën e parfumit të tij dehes për të. Buzëqeshi lehtë dhe u hodh mbi shtrat duke ndjerë një çlodhje trupore.Nuk vonoi shumë që dera të hapej. Ktheu kokën pa u ngritur nga shtrati , ishte ai. Buzeqeshi lehtë!
Tjetri hodhi xhaketën mbi shtrat dhe filloi të zbërthente këmishën duke parë Melin. Mbante një nën qeshje në fytyrë. Kishte hapur me të shumtat e kopsave duke nxjerr me në pah kraharorin. Shkoi drejt saj duke vendosur duart në të dyja anët e shtratit, ajo ndodhej mes mberthimit të tij. I qeshi lehtë dhe tjetri i la një puthje në ball.
- Zemra ime! - pëshpëriti pran veshit të tij. Tjetri kaloi njërën dorë në fyryren e saj dhe e puthi lehtë.
E kapi nga beli dhe u rrotullua mbi shtrat duke e vendosur atë sipër vetes. E shtrëngoi fort pas vetes.
"Je gjithçka për mua Mel. Mos me ler kurr "! - tha dhe ajo u kthye duke e parë në sy.
" Të mos e linte kurr. Ajo nuk do donte kurr ta linte atë. Dashurinë e saj. Nuk do donte kurr të ndahej nga ai. "
-Kurrë ! - iu përgjigj duke e puthur në buzë.
Lëvizi serish duke e vendosur sërish në shtrat.
- Ku do të shkosh. -pyeti kur pa se ai po ngrihej nga shtrati.
- Do bej nje banjë... -tha duke e puthur, -me pas do merrem me disa punë jasht viles. Ndoshta vonohem pak! - tha duke e puthur sërish.
- Punë hë?!
- Po pra "punë"! - tha, duke e puthur sërish dhe ajo e përqafoi fort. - Mos në bej të ndryshoj mendje. Gjithsesi ti shplodhu kemi koh ta kalojnë bashk.
E puthi sërish duke e shtrenguar pas vetes. Me pas u ngrit dhe shkoi drejt banjes.
*******
Ai kishte disa orë që ishte larguar në një prej bizneseve të tij. Se bashku me djemtë.
Dhoma nuk kishte as një dritë të ndezur. Ajo flinte e qetë, lodhja bënte të veten. Dora që rrëshqiti lehtë nëpër faqen e saj e bënë të lëvizte pak nga pozicioni që ishte. Nuk i kishte hapur akoma sytë për tu përballur me fytyrën e fundit që donte të shihte në kte botë.
Tjetri i prekte rishtazi flokët e zeza duke i kaluar ndër duar.
"Zgjohu e bukur! "
"Zëri tij! " Ai zë që e bënte të ngrihej nga makthet e natës. Ai zë që dhe për të ishte kthyer në një demon të ligë. Ai ze!?
Ai ishte aty, e prekte, e ndjente.
Demoni ishte kthyer! "U ngrit me mendimin se gjithçka do të ishte një ëndërr, një klishe e mendjes së saj. Donte të bërtiste por të mos ishte për dorën e tij qe u vendos në fytyrën e saj.
Po e shikonte duke u përpjekur të merrte frymë.
- Të mungova?! - tha ndërsa ajo mohonte në kokë dhe filloi të qaj. - Do të bej un të me mungosh. - tha duke nxjerrë diçka nga xhepi.
Lëvizi shpejt duke u drejtuar drejt derës por që ai e kapi. I vendosi një rrobë në fytyrë dhe ajo humbi ndjenjat.
U zgjua disa orë me vone, aq vonë sa dielli kishte zbardhur. Kte e shihte si kristal, ishte jasht.
Dhe nuk po mundeste të lëvizte.Ndodhej buze që humnere . Dhe pak milimetra duheshin që ajo të përfundonte në detin e pafundm.
Ishte e lidhur, dhe nuk mund të lëvizte në krah të kundërt për tu ngjitur lart.
" Bukuroshja na qenka zgjuar. Epo mirë mëngjes!
Mëngjesi i fundit për ty meqë ra fjala. - buzëqeshte djallëzor dhe fitimtar.E pa me neveri buzëqeshjen e tij. Ai ishte kthyer sërish për të trazuar jetën e Melit dhe Rafaelit.
- Si thua i bëjmë një telefonatë të dashurit tënd? Do jet në merak . - tha gjasme i vinte keq.
Mohonte me kokë por kjo se ndaloi që të nxirrte telefonin dhe të telefononte drejt Rafaelit.
- Raffael el Duque! - tha i entuziazmuar. - Me bëhet qejfi që po i dëgjoi kto britma nga ty. - qeshi djallëzisht.
"- Mos guxon t'i bësh gjë asaj. Ti e ke të gjithën me mua. "
- E kuptoj acarimin tend Rafaeli. Por meqense e do kaq shumë eja dhe gjejë midis Malit dhe Detit. - tha duke e mbyllur telefonin dhe e hodhi në det.
- Do bejm shumë qejf vogëlushe me beso !
YOU ARE READING
Pas Djallit ✔
Romance#1Mafia #1dashuri #1Albanian «E përfunduar » © Filluar: 3 , mars, 2019 🔚31, maj, 2019 Ndoshta dhe djalli ka qenë engjëll dikur. Të ndryshosh djallin. Është e mundur, të kesh në duar djallin dhe ta kthesh në engjëll. Dashuria, komedia, drama...