37 - qetesi

2.9K 169 63
                                    

Mund të dëgjonte çdo thirrje të tij, çdo tentativë në hapje të derës. Ishte strukur bë një cep të dhomës. Në xhamin e derës që të nxierë në ballkon dallohej qartazi silueta e saj.

Për një moment kishte parë dashurinë në sytë e Arlos dhe Klaudias. Kishte parë se sa e brishtë ishte.

Ndërkohë në mendje i kishte ardhur një makth. Një makth i tre javëve me pare. I erdhi ndërmend cdo sekond të kaluar në vilën e Feliks.

Ndjeu qetsi, për pak mendoi se ai u largua. Nuk po e linin mendimet ta takonte atë. Ta shihte sërish në sy. Kishte kapluar zemrën me mendime të shkuara. Me kujtime therse.

Pas pak ndjeu derën tek hapej. Sigurisht që ai kishte çelsat rezervë. Po e shikonte i habitur për pak çaste.

Ajo nuk ja hodhi sytë aspak. Vështronte diku gjetkë pa e kthyer aspak kokën nga ai.

- Gjithçka në rregull? - pyeti duke u ulur pak më larg saj.

-Po!

- Je e sigurt? - tha duke ia kaluar disa flokë pas veshit.

Donte t'ia dallonte qartë fytyrën. Ishte e zbehtë! Sytë i mbante drejt pa i perpelitur sikur një herë qepallat.

- Nëse.... - filloi të flasë , pastroi paksa fytin ; -Nëse dikush të prek atë që është e jotja! Çfar do të beje?

-Do e rimarrja ndoshta! Pse me bën kte pyetje?

- Do e rimerrje?! Po sikur ta rrimerje të dëmtuar ose të mundur nga diçka?

-Melen ç'janë kto pyetje?! Askush nuk mund të prek atë që me përket mua?

-Po un të përkas ty?

- Ti mbi të gjitha!

- Po un nuk jam me e pastër!... Nuk jam me siç ti me gjete. -tha dhe disa lotë i ranë mbi faqe. - Dua që dashuria të jetë e pastër, jo e gjymtuar nga të tjerët. Nuk dua të percahet në mijra copëza kujtimesh që vrasin. Por thjesht nuk munda ta ndalojë . Ishte tepër i fortë në krahasim me mua. Tepër i dhunshëm kundrejt meje. Dhe tani kuptoj se sa herë një gjest dashurie të tregohet do me kujtohet ai.

Fjalët dhe saj ia dogjën shpirtin. Ndjeu dhimbjen në kraharor dhe zemra i buçiste ndërkohë që ajo fliste.

E ndjeu dhe ai dhimbjen e saj. Thon se dashuria e vërtet quhet kur kalon çdo dhimbje me atë që dashuron.

Dashuria, një fjalë që shumë e cilësojnë si mrekulli. Si diçka e shumë kërkuar nga të gjithë. Por dashuria të vret. Të përul kundrejt dhimbjes.

Kundrejt luftës për të qenë i lumtur. Dhe Raffael e ndjeu dhimbjen e dashurisë. E ndjeu kur kuptoi se ajo ishte përdorur brutalisht nga dikush tjetër.

Ama e mblodhi veten! Për të. Nuk mund ta linte atë të vendoste mure të pathyeshëm në zemër.

Vendosi dorën në faqen e saj të lagësht dhe me ngadalë e ktheu nga vetja. E mbështolli fort në kraharorin e tij dhe ajo shpërtheu në të qara.

-" Dikur ! Një e çmendur me ka thënë se dhimbjen duhet ta lesh të ikë. Se ti vuajtesi i saj mund të vendosësh ndryshimin. Por thjesht nuk do. Të kujtohet?! - tha ai teksa e mbështeti pas vetes dhe ajo pohoi lehtë. -" Lërë të ikë!

Atë natë fjeti krah tij. Nuk lëvizi sikur një çast nga shtrati. E ndjente mbrojtjen dhe tij . Ishte shpëtimtar ai? Apo çfarë?

******

"U zgjua dhe krah saj nuk e gjeti Raffaelin. U ngrit dhe dinte ndizte dritën. Nuk mundej , kishin ikur. Vetëm drita e hënës hynte atë dhome. Po mundohej hapte derën por nuk mundej. Shkoi drejt Banjës dhe nga dera veriu gjak. Po shkonte lume!
U tremb paksa kur gjaku vërshoi drejt këmbëve zbathta. Hyri brenda dhe hapi sytë e habitur nga çka ajo po.
mure ishte shkruar gjak diçka "Melen"!

U ngrit e frikësuar nga gjumi. Kraharori i ulej dhe ngrihej me shpejtësi.

-Po mundohesha të zgjoja! Je mirë? - zëri tij e lehtesoj ktheu kokën drejt tij dhe i buzëqeshi ëmbël.

- Po jam mire! Sa është ora? -pyeti kur pa se ishte ditë.

-Mesditë! -tha duke e përqafuar fortë.

- Të dua shumë Raffael!

- Un të dua me shume, e bukur! - tha duke i lënë një puthje në buzë.

Djalli ishte kokë e këmbë i dashuruar!

*******

Kishin kaluar rreth 3 muaj në vile. Kishte kuptuar se vajzat në atë shtëpi i kufizoheshin daljet. Dilnin për raste të veçanta dhe atë nen kujdesin e ndonjërit nga djemtë.

Nuk i kishte pëlqyer asnjëherë të qëndronte mbyllur. Disa herë kishte dalë të takonte Amberin.

Atë mëngjes u ngrit e vetme në shtrat. Mesa dukej Raffaeli ishte ngritur herët.

Bëri një banjë dhe veshi rrobat e saja. Doli nga dhoma dhe dëgjonte bisedimet e tyre në tavolinën e ngrënies.

- Mirë mëngjes! - tha ajo dhe ata ja kthyen në të njëjtën mënyrë.

Shikimi i Rafaelit qëndronte mbi të dhe ajo i buzëqeshi lehtë.

Kto tre muaj krah tij ishin të mrekullueshme. Nuk kishte ditë që ai të mos i thoshte sesa shumë e donte.

- Si thoni për një udhëtim, dua të them udhëtim në në pasi që kur është zgjuar Raffa ju vetëm udhëtoni për punët e tuaja. - u ankua Ina. - Seriozisht na kini lënë pas dore.

- Po pra, po plasim mes katër mureve. - mbështeti Klaudia.

- Faktikisht e dashur Klaudia kjo vile është sa një lagje e zakonshme në qytet. I ke të gjitha në një vend, skeni pse lodheni. - u përgjigj me zë monoton Raffael.

- Ndoshta pak pushim do na bënte mirë, si thua Mel? - e gjith vëmendja ishte tek ajo pas kesaj pyetje të Arlos.

Ngriti kokën nga Arlo dhe me pas e ktheu nga Raffaeli.

- Se di, ju e dini. - u përgjigj thatë.

- Maldive!- Ina.

- Bora Bora!-ia ktheu Klaudia.

- Melen!? - tha Rafaeli si të kerkonte një sygjerim nga ajo.

- Italia! - u përgjigj dhe ata kishin stepur për pak. - në këtë sezon duhet të ketë rënë borë, e adhuroj. - qeshi lehtë.

- Italia atëher!? - Raffaeli.

- Italia. - u përgjigjën një zëri.

- Marim dhe Amberin mos të ngelem dhe un vetëm. - tha Gabrieli nga fundi tavolinës dhe të gjithë kishin filluar te qeshnin .

- Me falni mua! - tha duke u ngritur nga tavolina dhe doli jasht viles.

Rafaeli e ndoqi nga pas!

- Melen, je mirë ti ? - tha duke e kthyer nga vetja, - je zbehur shumë! Mos ke temperatur? - tha duke i vendosur dorën në ball.

- Jo, vetëm se ndihem pak e lodhur.

- Sapo je zgjuar! Si ka mundësi të ndihesh e lodhur?

- Ndoshta më ke lodhur ti? - tha, duke qeshur djallëzisht.

- Po ta shikosh mirë jam un ai që lodhem zemër, - tha duke e parë në sy. - ku qëndron lodhja jote ktu?

- Ç'faj kam un që ty të pëlqen të dominosh?

- Pyetje me pyetje, sikur nuk shkon, dhe përgjigjia se ;1 jam me i madh se ty, dhe 2 të kam të vogël dhe kam hall mos me lodhesh.

- Teknikisht vajzat kan hormone me të zhvilluara kështu që mbaje! - i gjuajti në kraharor.

- Teknikisht je ti ajo qe e mban!

- Të urrej!

- Dhe un. - tha duke e puthur.

Sa qetësi apo jo?

Mbytëse kjo qetësi?

Por ç vjen pas?

Pas Djallit ✔Where stories live. Discover now