Prolog🖤

3.7K 168 356
                                    

"Ateher pra na jena të martum."

Me lotët që e mbanin veten të mos gjenin rrugën e tyre mes qerpikëve të gjatë e të zinj, ajo po shikonte mashkullin që kishte përpara, të ashtuquajturin burrin i saj.

Me atë butësinë që rrall kush e mbart, me atë dashurinë e një fëmije të pastër e të papërlyer nga kjo botë shtazore, ju përgjigj atij që fati e kishte zgjedhur për të.

"Po te martume jena."

"Du me u tregu shumë i kjartë, normal skam si me te dashte, as nuk du me ja dit për ty, thjesht jam martu për me kry ito zakone që familja jeme ka."

Kaq i pashpirt ishte Ai !?
Si mundej të shuante ëndrrat e një vajze ?! Pikërisht të asaj lloji vajze që martesën e konsideronte si një burim dashurie, aty ke mbështetjen e dikujt, te atij që do bëhesh NJË me të.

"Ne rregull, as un nuk të du."

Ah zemra e saj e vogël po ulëriste, po bërtiste sepse ajo ndoshta vërtet nuk e donte por ama ato ndjenjat e para , at dashurin e jetës ia mori në një menyrë që as ai as ajo nuk e kuptuan.

"Unë kam me ik ne Amerikë, ti ke me nejt e me u kujdeses për familjen teme, per iket të kam marr."

"Mirë."

"Se mos ke rrugë tjetër, vetëm të bash c'ka them une ke. Kur familja të hedh në rrugë pa ju dhims, vetëm se jena familje me za ç'a te kam unë për me u kujdes për ty?!"

"Asisen s'më ke."

Asgjë?! Fjalë kaq e dhimshme që hap plagët e sapo vrara, asgjë i thua femrës që sapo je martuar ?! Asgjë i thua asaj që duhej të ishte tashmë familja e saj?! Kujdesi, amaneti që jeta të sjell në krahët e tua që ta duash...

"Unë qysh nesër kam me ikë ne Amerikë, atje kam jetën teme."

"Rrugë të marë! "

"Mos guxo me ma dredhë mua kur unë jam atje. A more vesh?!"

Ta tradhëtoj?! Mos vallë këtë donte të thoshte... E si mund të quhet tradhëti edhe nëse do shkoja me dikë tjetër?!

"Normal që s'kam me e ba. Si e menon njëher nji gja të tillë?!"

E tillë ishte ajo femër, nuk e dinte as se çfare ishte tradhëtia, por sidukej ai do i mësonte shumë gjëra...

Por a do ja mësonte vallë asaj edhe dashurinë?!

Se sa për ndershmërinë ajo e kishte të mësuar që kur lindi.

"Hahh i njoh mirë tipat si puna jote, bani si ëngjej e jeni djaj."

Ju afrua kaq pranë... Ishte kërcenim... Por kuj tja thoshte ajo vallë se ishte kërcenim?! Zemrës që filloi rrahjet e çmendura kur ai ju afrua, frymarrjes që ju rëndua kur ndjeu aromën e tij...
Aromën e një mashkulli që ajo ndjeu për herë të parë.
Apo forcës që e këputi, kur ai i qëndroi pranë?! Pranë në formë kërcënimi.

"Ama, me ba me e ba provë dhe më sillesh vara-vinga në fshat të vras e nuk më dridhet qerpiku."

Aq u desh e zemra e saj u thye... U plagos, u sakatua... Por ajo dinte të mbietonte. Dinte të mos dorzohej, se ai kish harruar dicka se Zoti,
pavarsisht gjithckaje shumë e donte e fat si atij rrall kuj i dërgonte...

Ishte një vajzë fshati, nga ato fshatet e thella ku se dinte akoma jetën e vertetë... Ajo dinte si të sillej urtë, si ti donte të tjerët, si të bënte punët, dinte si të ishte e lumtur me pak... E kur nuk kishte asgje dinte si te mbijetonte.

☘︎𝘿𝙖𝙨𝙝𝙣𝙞 𝙢𝙖𝙨 𝙢𝙖𝙧𝙩𝙚𝙨𝙚☘︎Where stories live. Discover now