Pjesa e shtatë🕊️

1.3K 100 158
                                    

Ishte ulë Ajlina në një gurë nën hije të dardhes. Kishte marrë me vete një laps e një leter e po vizatonte malet si kishte përballë.

-O çu lodha. Ma në fund e gjeta lulen e verdhe se ma hangri shpirtin...çoi kokën lart dhe shikoi Klevisen me krahun plot lule të verdha.

-Po shyqyr si e gjete more. Po a të thash te kanali si del prej prronit të bardhe?!

-Joo un ja nisa me kontrollu mbar vendin e kur erdhi puna te kanali prronit bardhë gjeta tan ato lule si me pas ken tu me prit mua.  Po si ka munsi si ti e din venin ku çelin ito lule?

-I kam ifije frikë. Dhe ku i shikoj me fiksohen keq. Ndoshta me jane ngatrru mendimet ama kta lule i lidhi me vdekjen e babs. Jo se e mbyten, po pse nuk e shpëtun. Ose pse une nuk ja rregullova fiks në kohë e pse s'më ra ndërmend. Ndoshta do ishte gjallë.

E kur mendon dicka që një i aferm i vdekur mund të ishte gjallë të gerrvishtet plaga akoma tu rrjedh gjak.

Ju afrua Klevisa e i foli më me urtsi ksaj here.

-Cka ka shkrujt Zoti nuk ka gja që e nal. Pranaj mos e thuj at gja se vetem merzit veten.
Kur ju afrua i shikoj fleten me te pikturume malet. Ajlina vertet kishte dorë për pikturë. - O Ajline edhe ty të pelqen me vizatua? Shih shih se edhe mu me pelqen. Tash vizatojmë bashka naj dite. Itash po iku me pergatitë kta lulet e mija se me duhet me ba ilacee.

Nëse Klevisa do rritej ne Tiranë me patjeter tani ne ket moshe do ishte bër doktoresha më e mirë e gjithë Shqipnisë. Vullneti i saj dhe deshira për ato perberje kimike ishte teper i vecante. Dhunti prej Zotit.

E mbasi Klevisa iku Ajlina filloi përsëri të vizatonte e syt ju mbushen me lotë. Se në vizatim ajo nuk pikturonte shpirtin por ndërkohë që vizatonte kujtonte gjërat që e coptuan e me lot njomte ato të cara e thatsira të zemrës së saj. Kto lotë sikur ishin ujë për një tokë të tharë dhe mund ta bënin te shkrifet ama jo, se lotët janë të kripur e zemra saj nuk ësht tokë por mish njeriu.

Ishte vetem nën hije,  me nje pamje gjigante përpara e në kët vend la lotët të bienin e veten se mbajti. Edhe ajo kishte nevojë të cante ndonjeher. Lotet për njerzit janë.

Ishte bër mbasdite e errësira kishte filluar të binte në ato bjeshka.

Aty afër saj ajo dëgjon ca te kerrsitura kranesh që ishin në tokë. Dikush po iu afronte.
Mbylli shpejt fletoren dhe futi letren e vizatuar me laps, tashme per ta fshehur.

Kur ktheu kokën me shiku kush ësht. Aty afer shikoi Kastriotin.

Po aq i heshtur e ac afër sa e beri të ngrinte nga frika.

-O ç'ka me ke trem! I tha ajo me dore ne zemer. - O Zot ca tu me rrah zemra. Se asaj Kastrioti i ishte duke si fantazem. Kishte dëgju te kerrsitmen po ac afer...

-E ç' ka po ban ktu tash si ësht err nata?

-Kam ndrydh kamen. Punë s'kam si me ba. E erdha, po rri itu nan hije.

-Ku esht Klevisa?

-Ka shku me mbledh lule tan diten e gjat e tash asht ka ban ilacet.

-Aa... Po a munesh me ec?

-Po po. Ma ka ferkua në natje baba jot e tash jam ma mirë. Vec me tha mos ta bshtes për tokë gjatë dites.

-O ne dor te babs teme je e sigurt. Neser ke me shiku se ka per të ken krejt normal. Po qysh mram ti kshu me kamë të vrame?

-Po dje u vrava se isha me Klevisen e me shkoi kama keq ne mal.  Po mram ti nuk erdhe pranaj nuk me ke shikua.

Kastrioti mbrëmë nuk kishte qen ne shpi. E ajo ja permendi të mbrëmshmen per me ditë c'ka i thote ky.

☘︎𝘿𝙖𝙨𝙝𝙣𝙞 𝙢𝙖𝙨 𝙢𝙖𝙧𝙩𝙚𝙨𝙚☘︎Where stories live. Discover now