Heshta dhe prita qe Andrea te me afrohej dhe ai ngadale me afroi drejt vetes e brenda nje sekondi buzet tona u ngjeshen fort pas njera-tjetres,ishte nje embelsi e kripur qe depertonte deri ne damar.
Nuk ishte thjesht nje puthje lamtumire,te dy e dinim kete prandaj vume zemren ne ate puthje e bashkuam shpirtrat,e dinim qe nuk do kishte me te tjera,se kjo do ishte hera e fundit qe do i merrnim buzet njeri-tjetrit.
Dhimbtte!!Hapa syte dhe u ndesha me shikimin e Andreas qe qartas me lutej te mos ikja,kesaj rradhe syte e tij nuk ishin melankolike ishin me shume se aq dhe ne ate deshperim te thelle une pashe dashuri.
Por nuk e falja dot,jo sonte,jo tani ndoshta kurre!!!-"Lamtumire Andrea!"- thashe duke u dridhur.
-"Deri heren tjeter."- tha duke me buzeqeshur trishtueshem.
E pashe per nje cast pastaj iu hodha ne perqafim e shtrengova fort,aq sa mund ti kisha thyer kockat e ne ate perqafim lashe zemren time por e dija qe nuk do vija me ta merrja une nuk dija te kthehesha pas ose ndoshta nuk kishte pasur asnjehere ndonje njeri per te cilin t'ia vlente kthimi pas!!
Nisa te largohesha nga Andrea e derrmuar dhe e vrare.-"Une do te pres Erla dhe nese ti nuk vjen,do vij te marr."
Nxitova me shume hapin sepse e dija qe nese ai thoshte edhe nje fjale do kthehesha mbrapsht.
Arrita ne shtepi por nuk u futa brenda u ula tek shkallet dhe aty qava per ore te tera,ishin lot gjaku ato qe derdhja e megjithate nuk qetesohesha por mbytesha me shume ne dhimbje. Bente ftohte ate nate... Shume ftohte... Ah sa ftohte!!
U futa brenda pas disa oresh dhe hapa deren akoma duke u dridhur.
Hyra brenda dhe falenderova Zotin qe isha vetem.Hodha pallton mbi krevat dhe mora te pi pak uje por syte me shkuan tek nje shishe vere qe e kishim blere me Joselin prej muajsh.
E mora dhe e hapa.Ne djall te gjitha do dehesha!!!
Mbusha nje gote dhe e dija qe aq mjaftonte per te humbur lidhjen me realitetin,per te harruar gjithcka dhe te gjithe dhe une pikerisht ate doja,te harroja.
E piva ate gote dhe me pas mbusha tjetren,embelsia dhe finesa e veres perziheshin me kripesine e loteve dhe vulgarizimin tim,kisha qene poshte,isha hedhur atje nga nje mashkull.
Nuk me kishte vrare fakti qe ai kishte pasur dike para meje qe e kishte dashur shume por fshehja e se vertetes,dyshimi sesa shume do te thoshte ende Sara per Andrean,kjo dhimbte.Kalova nje nate te mjere,me te mjeren e jetes time ndoshta.
Kur hapa syte gjendesha akoma ne tavoline me shishen te boshatisur,kisha pire shume,sapo bera te ngrihem ndjeva koken te me pelciste,ishte 1000 me keq se atehere kur u deha ne shtepine e Andreas.Andrea...
U cova dhe menjehere shkova ne tualet, aty volla,stomakun e ndjeja cope dhe as nuk mund te haja ndonje gje,me dukej sikur do vdisja dhe kur e mendoja nuk me vinte keq nese do vdisja,ne ato momente do ishte shpetim!!
Ate dite e kalova shtrire ne shtrat,fika telefonin dhe e lashe veten te mbytesha ne dhimbje,te nesermen do me duhej te kthehesha ne qytetin tim dhe kaq kisha qendruar me pretekstin se kisha nje provim qe nuk shtyhej dot,kisha vendosur tu tregoja prinderve per Andrean kur te shkoja me rastin e festave ndersa tani nuk kishte me asgje per te treguar dhe as do te kishte ndonjehere.
Ishte afersisht mesnate kur u futa te beja nje dush,me ndihmonte gjithmone ne qartesimin e mendimeve,me qetesonte, duhet te kisha ndenjur shume perderisa uji i ngrohte po mbaronte,dola u vesha dhe ndeza telefonin...
Kisha gjithe ato thirrje te humbura dhe mesazhe nga mami, Joselin, Evi, Ana dhe Andrea...
Kishte shume mesazhe nga Andrea.Kaq mjaftoi qe te shpertheja ne lot serish,i lexova te gjithe me rradhe me shume se njehere,kishte mesazhe te tipit.
"Jam perballe shtepise tende,po pres."
"Do vij prape neser, pasneser, gjithmone."
E plasa telefonin mbi tavoline ndersa vete mora nje jastek dhe ulerita fort aq sa fillova te kollitesha.
C'ironi!!Heren e fundit kisha uleritur nga gezimi ndersa tani po ulerisja nga dhimbja dhe te dyja keto ndjesi mbanin nje emer
"Andrea".E nesermja erdhi shpejt dhe pakuptuar u zgjova heret dhe u nisa me autobusin e pare qe shkonte drejt qytetit tim.
Per fatin tim te keq me duhet te kaloja ne rruge qe mbanin shume kujtime,edhe guret kesaj rradhe mu duken ndryshe,me te vlefshem,me melankolike,me kujtues.Kur arrita ne shtepi u mundova te dukesha sa me e lumtur dhe u justifikova me faktin qe nuk kisha fjetur mire por mami e vuri re qe fshihja dicka por nuk i tregova asgje nuk doja ta shqetesoja kot.
Ditet qe pasuan ishin boshe dhe pa piken e atmosferes deri daten e 31 dhjetorit kur une vendosa qe te pakten per ate dite ta lija menjane patetizmin tim.
Erdhi shume shpejt ora 12 dhe dola ashtu si te gjithe edhe une, fishekzjarret mezi prisja te mbaronin qe pastaj te flija gjume, nuk isha ne terezi per te festuar.
Dhe fiks ne oren 00:00 me vjen mesazhi i urimit nga Andrea.Lexova vetem nje pjese te vogel te fjalise por nuk e hapa qendrova me medyshjen nese duhet ta lexoja apo ta fshija.
Vendosa ta...
YOU ARE READING
" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "
عاطفية"A MUND TI MARR PER PAK BUZET E TUA ? KJO ESHTE PYETJA QE DUA TE BEJ SA HERE QE TE SHOH POR STEPEM NGA REAGIMIYT. A MUND TI MARR KUR E HUTUAR ME HEDH NJE VESHTRIM PYETES ? A MUND TI MARR KUR ACAROHESH ? KUR BASHKON VETULLAT NDERSA NOFULLA E POSHTME...