💋💋 20 💋💋

92 14 2
                                    

-"Gjyshi,ai ishte nje kuzhinier i shkelqyer,edhe gatimet e mamase time nuk me pelqenin me shume se te gjyshit,mbaj mend qe kur ai futej ne kuzhine une rrija duke e pare dhe kur une kisha nje moshe qe mund te gatuaja ai me nje durim celiku me mesonte,me thoshte shpesh qe "Nje vajze do dashurohet dyfish me ty nese ti di te gatuash".

-"Gjyshi yt paska qene nje burre shume i zgjuar "- thashe duke vene buzen ne gaz.

-"Po ka qene me te vertete."

Sapo u mata te thoja dicka iken dritat u tremba dhe shkova afer Andreas.

-"Hahahahaha je nje frikacake ti Erla."

-"Ben mire te ndezesh nje qiri ti Andrea."

-"Hahahaha mire po shkoj te shoh tek dhoma matane,duhet te kete patjeter ndonje gje qe mund te na hyje ne pune,nuk vonohem."

-"Nuk mendon te me lesh ketu apo jo ?!"- thashe duke e shtrenguar nga xhaketa.

-"Kaq frike ke ? Ne rregull hajde me mua."- foli duke me kapur per dore.

-"Jo nuk kam dhe aq,thjesht ngaqe nuk e njoh shtepine."- u pergjigja.

Sigurisht qe kisha frike po dridhesha dhe atij i shkrepte ideja brilante te me linte vetem, rrezikoja te vdisja ashtu.
Gjetem disa qirinj dhe pasi i ndezem u ulem te hanim.

-"Cfare do pish ti Erla ?!"

-"Vere !"- u pergjigja duke qeshur.

-"Ti sikur nuk pi kurre."- tha Andrea i cuditur.

-"Sonte do e bej nje perjashtim,po pak do pi gjysem gote, se dehem pastaj."

-"Ne rregull, sa te duash."- tha dhe ma mbushi goten fiks deri ne gjysem.

Filluam te hanim dhe e pyeta Andrean pse nuk jetonte asnje njeri aty.

-"Kur gjysherit vdiqen une e pata pothuajse te pamundur te vazhdoja te jetoja ketu, isha i vogel per te jetuar vetem,gjysherit e kishin vene shtepine ne emrin tim dhe prinderit vendosen te mi linin mua celsat e shtepise,aktualisht ka njerez qe kujdesen per mirembajten e shtepise."

-"Sa vajza ke sjelle ketu Andrea ?"- e pyeta duke vene buzen ne gaz.

-"Asnje si ty"- tha duke me pare me vemendje.

-"Domethene lista paska qene e gjate."- fola duke ulur pirunin.

-"Ka qene ca."- u pergjigj Andrea serioz.

Doja t'ia hidhja pjaten e makaronave turinjve,po fliste me nje qetesi qe te acaronte.

-"Me behet qejfi qe e mora vesh."- fola duke e pare drejt e ne sy.

-"Hahahahahahahaha po beja shaka Erla,doja te shikoja reagimin tend."

-"Ha ha ha me shkrive,me meke,mezi po marr fryme,po vdes nga te qeshurat." - fola ironikisht.

-"Je kaq shume xheloze Erla !"

-"Jo nuk jam ."

-"Qe je,je ti, pse me lodh kot?!"

-"Po ate sa shpesh e ke sjelle Andrea ?"- e pyeta papritmas.

E qeshura iu nderpre ne mes dhe fytyra i mori nje pamje krejt tjeter,me veshtroi per nje cast,pastaj heshti dhe e hodhi veshtrimin diku gjetke.

U ndjeva keq serish doja ti ulerisja me sa fuqi kisha qe te me thoshte se kush ishte ajo,pse nuk ishte me,a me donte mua,doja te me tregonte vete gjithcka,por ai heshtte dhe mua me vinte ti fusja duart ne fyt ne ato momente por ne vend te kesaj e mbusha goten e veres plot dhe e piva pa menduar.

Andrea ktheu veshtrimin nga une buzeqeshi dhe u mat te thoshte dicka,por ne cast ra telefoni im,ishte Joselin.

-"Dreqin Joselin, gjen pikerisht castet me te pershtatshme per te telefonuar."- fola me vete.

-"Alo Erla,nuk do vish ne shtepi sot ?!"

-"Jo do vij,per nje ore e pak jam aty."- fola duke veshtruar Andrean i cili u mat te thoshte dicka.

-"Jo e dashur, sot rri atje ku je ngrohte me Andrean sepse jane bllokuar gjithe rruget kryesore,po patet fat mund te ktheheni neser."

-"Te gjithaaa,nuk ka asnje mundesi levizje aspak."

-"Joo sapo e pashe ne televizor,befsh qejf ah dhe me mend ne koke mos bej prapesira."- foli Joselin para se te mbyllte telefonin.

-"Si do kthehemi,jane bllokuar te gjitha rruget Andrea ?!"

-"E di."- foli qetesisht.

-"Domethene ti e dije qe jemi te bllokuar ketu, pse nuk me the gje ?!"

-"Mendoja se e dije Erla,se mund ta kishe kuptuar vete,nga vete moti."

-"Epo nuk e kam kuptuar Andrea."- fola duke u ngritur nga tavolina por ngaqe isha me nerva e derdha gjithe veren e mbetur ne gote mbi triko.

-"Dreqin Erla sa e ngathet je."- qortova veten.

-"Hej mos u merzit,vish dicka timen."

I hodha nje veshtrim plot inat dhe thashe.

-"Oh faleminderit Andrea,je shume zemergjere,nuk e di c'do beja pa ty ?"

-"Rrofsh,ate pyes edhe une cdo beje ?!"- tha duke qeshur.

-"Pra do me sjellesh ndonje gje per te veshur ?!"- e pyeta duke bere nje shprehje te pervuajtur fytyre.

-"Hahahahaha po,sa te shkoj ta marr."

-"Jo prit do vij dhe une me ty."- thashe duke e kapur perdore.

Ai qeshi dhe me puthi gjate, embelsisht,e perqafova dhe ndjeva sesi syte mu njomen,i fshiva shpejt dhe u nisem ne dhomen tjeter.

-"Si te duket kjo kemisha ?"

-"Me pelqen,do e vesh."- thashe duke ia marre nga dora.

-"Ok vishu po te pres meqe ke frike."- foli duke u ulur ne nje karrige.

-"Ha ha ha do doje Andrea,dil dhe prit pas dere,mos guxo te ikesh ne rregull."

Andrea doli duke qeshur dhe une fillova te zhvishesha,por papritur ndjeva marrje mendsh dhe trurin te me mpihej,kisha pire 1 gote e gjysme vere dhe tani po ndjeja efektet e saj.

U ula sepse nuk po qendroja dot ne kembe,me veshtiresi hoqa trikon qe kisha veshur dhe vesha kemishen,por qe ta mbertheja ishte nje sfide e pamundur,nuk po arrija te shikoja dhe te kuptoja me asgje,po pergjumesha dhe mezi arrita te mberthej vecse dy kopsa.

-"Erla je mire ?!"- pyeti Andrea.

Ndjeva koken te me rendohej dhe u shtriva ne shtrat nuk po qendroja dot me as ulur.

-"Andrea... Nuk jam mire... Jam... Nuk qendroj dot..."

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now