💋💋 12 💋💋

124 14 2
                                    

-"Kam qene e vogel 7 ose 8 vjece ndoshta dhe mbaj mend qe po kthehesha nga halla bashke me babin dhe gjyshen,ne nje cast frenat nuk punuan dhe ne perfunduam ne gremine,une pesova disa fraktura te vogla, babi gjithashtu ndersa gjyshja fatkeqesisht nuk arriti te mbijetonte per shume vite nuk kam pranuar te udhetoj me makine,dhe tani kur e bej megjithese shume rralle e bej vetem kur e di qe drejtuesi i makines eshte teper i kujdesshem."- thashe.

Shpertheva ne ngasherim mu rikthyen ne mendje kujtime te dhimbshme te cilat isha munduar ti deboja nga kujtesa,kujtime qe me kishin shenjuar perjete dhe me kishin lene trauma.
Pa thene asnje fjale Andrea me mbeshtolli ne krahet e tij,e ne ate cast ndjeva se asgje nuk mund te me bente keq,ndjeva nje qetesi qe nuk e kisha ndjere ndonjehere e ndoshta kjo eshte dashuria te ndjesh lumurine ne nje prekje te vetme zemrash.

Fshiva lotet me mengen e trikos ashtu sic beja gjithmone,nje zakon i mbetur nga femijeria ky ndersa ai nxorri nje shami ku ishin gdhendur inicialet e tij dhe me te filloi te me fshinte fytyren.

-"Mos qaj te lutem,nuk duroj dot kur shoh lot ne syte e nje femre,sidomos ne syte e tu,nese do e leme fare dhe qe tani e tutje udhetojme me biciklete."- tha duke buzeqeshur.

Qesha,ai ishte kaq i embel dhe i sjellshem sa fare lehte mund te dukej genjeshtar por mjaftonte te zhyteshe ne syte e tij kafe dhe e kuptoje se ai kishte nje shpirt te paster,te vuajtur por te paster.

-"Jo ikim,duhet te heq dore nga kjo frike e cuditshme,ikim"- thashe dhe i zgjata doren.

-"Ikim."- tha ai duke me shtrenguar fort.

Hipa ne makine me nje frike terrorizuese qe me kishte bllokuar te gjithen por kjo kaloi shpejt sepse ai ishte me te vertete shume i kujdesshem dhe per me teper te percillte nje siguri si askush tjeter.

-"Ku po shkojme Andrea?"- u kujtova te pyes pas pak.

-"Diku,ne nje vend te vecante per mua."- u pergjigj ai.

-"Mos u bej i keq me thuaj ku,ti e di qe une vdes nga kurioziteti."

-"Nese ta them ti nuk do pranoje te vije."- tha Andrea dhe me veshtroi.

-"Mos u tall tani,po me thuaj."

-"Epo mire do shkojme ne nje pyll dhe do gjuajme lepuj."

-"Ti te acaron nervat Andrea."- thashe e inatosur.

-"Te kam thene qe me pelqen te te acaroj,prandaj nuk ke pse ankohesh."

I hodha thjesht nje shikim shpotites dhe ai ashtu si pak me pare qeshi e kaq mjaftoi qe te carmatosesha e gjitha
Rruga zgjati rreth 1 ore dhe t'iu them te drejten mua me kishte zene gjumi kur arritem.

-"Erla zgjohu,arritem."

-"Me ler te fle Joselin,mjaft mi shkaterrove mengjeset."- peshperita une.

-"Hahahahahaha mos me thuaj qe flet ne gjume."

Hapa syte dhe vetem kur pashe Andrean u kujtova se ku isha.
Ai doli dhe me hapi deren dhe kur hodha syte perreth ngriva!!

Megjithese ishte erresirej dallohej qarte nje shtepi e madhe prej druri me nje hapesire te madhe perreth,ishte si nje ferme.

-"Eja Erla futemi brenda,ben ftohte ketu,do ngrish."- foli Andrea.

-"Qenka shume bukur ketu Andrea,nuk e dija qe ekzistonte nje vend i tille ketu."- fola pa levizur nga vendi.

-"Shumica e njerezve nuk e dine."- tha duke me kapur per dore.

Hapi nje dere te madhe prej druri dhe u futem brenda,edhe kesaj rradhe u mrekullova,kishte statuja dhe peme qe nuk e kishin humbur gjelberimin, ishte cdo gje perfekte dhe ne persosmeri te plote. Doja te shikoja cdo gje me imtesi por Andrea duke e pare hutimin tim,me shtrengoi edhe me fort per te me drejtuar drejt hyrjes ne shtepi dhe pasi ndenjtem 5 minuta duke kerkuar celesin e duhur ne ate mori celesash qe Andrea kishte ne dore u futem brenda.

Ndezi driten dhe nje pamje e papershkrueshme mu shfaq para syve, kishte kaq shume gjera te bukura,gjera antike dhe pothuajse te gjitha prej druri.Ishte nje ambient kaq i qete dhe qe te falte ngrohtesi shpirterore te menjehereshme,them shpirterore sepse po dridhesha si nje gjethe nga i ftohti.

-"Vishe kete,sa te ndez zjarrin."- tha Andrea duke hequr xhaketen e tij.

-"Po ti,do ftohesh."- thashe e shqetesuar.

-"Nuk kam ftohte."- u pergjigj duke me veshtruar embel.

Nderkohe qe Andrea po ndizte zjarrin ne oxhak une nisa te shetisja ne te gjithe shtepine,vura re qe kishte shume foto te gjysherve te tij,sidomos te gjyshit,madje gjendej dhe nje portret i tij i varur ne korridorin e bollshem,cdo gje ne ate shtepi ishte nje mahnitje e re por habitja me e madhe ndodhi kur hapa nje nga dhomat dhe pashe qe ajo ishte biblioteke,rradhe te tera librash gjendeshin ne ate dhome.

Pa menduar gjate nisa ti shfletoja,i nuhasja dhe ndjeja nje kenaqesi ekzaltuese,isha ne boten time,aty ku lumturia ime prekte majat.
Nderkohe Andrea po me veshtronte mbeshtetur ne dere.

-"Gjysherit e mi do te adhuronin,do magjepseshin pas teje,vecanerisht per faktin se ndanit te njejtin pasion,ate te te lexuarit"

U tremba aq shume sa libri qe po shfletoja me ra ne toke,kisha humbur e gjitha ne magji.

-"Oh me fal,jam kaq e ngathet."- peshperita ne faj.

-"Mos u ndjej kaq ne faj se nuk hodhe nje foshnje ne toke."- tha Andrea.

Nderkohe qe syte e tij moren serish ate melankoline qe merrnin here pas here.

-"Ndanim,ata nuk..."- nuk guxova ta beja pyetjen e plote.

-"Po qe prej 3 vitesh tashme,gjyshi vdiq nga nje infrakt ndersa gjyshja vdiq 1 muaj pas tij nderkohe qe flinte,mendoj se ajo nuk jetonte dot pa gjyshin,dhe ate muaj pas vdekjes se tij ajo jetonte thjesht per inerci,u mbyll ne vetvete dhe e kalonte kohen duke ndenjur ketu,ulej ne ate kolltukun atje dhe lexonte e rilexonte kushedi per te saten here letrat e tyre te dashurise ose shikonte fotografi.Ajo qe kishin ata nuk ishte dashuri,ishte shume me shume,dicka qe as prinderit e mi nuk e kane pavaresisht sesa shume duhen,dicka qe une nuk e gjeta as me..."- foli Andrea pastaj heshti.

Ishte nje heshtje qe te vriste ne shpirt,nje heshtje qe me shpoi thelle si nje thike e mprehte,ishte heshtja e nje dashurie te humbur.
U afrova drejt tij krejt e pasigurte dhe me zerin qe me dridhej e pyeta.

-"Kush eshte ajo Andrea,me flit per te"?!

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now