💋💋 23 💋💋

97 16 3
                                    

Mamaja e tij ishte me te vertete njeriu me i dashur qe kisha njohur ne jeten time ndersa babai i tij ishte krejt e kunderta e atij qe njihja ne universitet,te bente te qeshje edhe me gjerat me te zakonshme ndersa e motra Mela ishte teper e shoqerueshme,ne pak minuta u ndjeva rehat dhe e cliruar nga emocionet...
U ndjeva si ne shtepi!!

Ariel, mbesa e Andreas ishte nje vogelushe, embelsi e gjitha,me floke te verdhe qe i vareshin si ujevare dhe sy blu te thelle si deti.Po qendronte ne preherin tim nderkohe qe bente nje maskarade me floket e mi te cilet me kishin ngrene goxha kohe per ti rregulluar kur papritur deshiroi te shkonte ne tualet.

-"Dua te shkoj ne tualet...tani ?!"

-"Ne rregull shpirt i mamit te coj une."- tha Mela.

-"Joo dua te shkoj me Erlen."- foli duke me shtrenguar per dore.

-"Eshte turp Ariel,mos bej keshtu, pastaj Erla nuk e di tualetin."

-"E di une ma,ia tregoj une,cohu Erla !"

Te gjithe ia plasen te qeshures me kryenecine e Arielit,qesha e mora perdore dhe thashe.

-"Jam e nderuar t'iu shoqeroj ne tualet zonjushez."

Mela qeshi dhe me veshtroi sikur donte te me thoshte.

-"Keshtu eshte gjithmone,mos ia ver re."

Po ecnim pergjate korridorit te gjate kur Ariel papritmas tha

-"Ti je shume e mire jo si Sara."

-"Sara.."- pyeta e cuditur.

-"Po ajo vinte shpesh ketu, ja keshtu si ty,por ajo ishte e keqe,nuk me linte te luaja me floket e saj dhe me shikonte me inat kur i afrohesha,as mami nuk e pelqente."- tregoi Ariel.

-"Vinte shpesh..."- perserita e ngrire.

-"Po,por pastaj nuk erdhi me,ne ate kohe daja vinte shpesh i dehur dhe vone,une vete shpesh e kam pare te qante ne dhomen e tij nderkohe qe shikonte ca gjera qe mban ne nje kuti."

-"Gjera?? Cfare gjerash ??"- pyeta e tronditur.

-"Nuk e di mire. Deshiron ti shikosh ?? Daja e ka fshehur kutine por une e di ku eshte ?"- tha duke me drejtuar drejt dhomes se Andreas.

Isha e mpire e gjitha,e humbur ndjehesha keq dhe e tradhetuar,pse nuk mi kishte treguar Andrea te gjitha keto,dreqi ta haje pse?!

Cfare isha une per te???
Ngushellim i nje dashurie te humbur,mbushje e boshllekut te dikujt tjeter,cfare isha ai kurre nuk ma kishte thene ?!!

Hapa kutine nderkohe qe dridhesha e gjitha dhe kur pashe se cfare kishte brenda ndjeva boten te me permbysej,shpresat te me shkeleshin dhe lotet te me binin lume.

Kishte plot fotografi te tyre duke qeshur... Ngrene... Duke u puthur!!

Ne syte e Andreas dallohej qarte lumturia nje shkelqim qe te verbonte,dallohej qe ai e donte cmendurisht.
Gjeta edhe dhurata mes tyre,objekte me ndonje domethenie te vecante dhe letra... Shume letra!!

E hapa njeren me syte e mjegulluar nderkohe qe zemra me therrmohej mizorisht dhe u trondita.
Ishte shkruar pikerisht nje vit me pare,Krishtlindjet e vitit te kaluar,vende vende kishte njolla te shkaktuara nga lotet dhe shpesh shkrimi behej i veshtire per tu lexuar dallohej qe ishte shkruar ne nje gjendje mjerimi.

Nisa te lexoj...nisa te lendoj veten...nisa te vdes!

"SARES...

SARES, DASHURISE SE JETES TIME APO SARES, SHKATERRUESES SE DITEVE TE MIA ?!

SARES QE MENDOJA CDO MENGJES, MBREMJE DHE ME GJATE APO SARES QE MA KA MPIRE MENDJEN ME DOZA TE MEDHA ALKOOLI ?!?

SARES QE DO BEHEJ NENA E FEMIJEVE TE MI APO SARES QE NE TE NJEJTIN SHTRAT QE ME THOSHTE "TE DUA!" PO NE ATE SHTRAT I FALEJ DIKUJT TJETER ?!?

SARES QE I SHPUSHPURISJA FLOKET, I PUTHJA BUZET DHE I PERKEDHELJA FYTYREN APO SARES QE ME MALLKOI NE MJERIM ?!?

SARES, SE EMBLES, SE BUKURES SARA APO TE PAMORALSHMESH, TRADHTARES, ARSYES PSE JAM SHNDERRUAR KESHTU ?!?

ME THUAJ PER CILEN SARE TE SHKRUAJ, PER CILEN ?!?

TE KAM DASHUR ME CDO PIKE GJAKU QE RRIDHTE, NE CDO MOLEKULE QE FORMOHEJ, DERI NE ATOME TE KAM DASHUR!!

TE KAM DASHUR ... DREQIN UNE AKOMA TE DUA... DHE DO TE DUA GJITHMONE, E DI PSE ?!?

SEPSE NJEREZIT SI UNE DASHUROJNE VETEM NJEHERE, E FALIN ZEMREN ME TE DYJA DUART DHE KUR U THYHET NUK DIJNE TI BASHKOJNE ME COPAT.

SONTE JANE KRISHTLINDJET E DASHUR,DUHET TE ISHIM DUKE FESTUAR E DUKE QESHUR... JO, TI KUSHEDI NE CILET KRAHE JE DHE UNE I MBYTUR NE ALKOOL, DUHAN, I ZHYTUR NE PIKELLIM.

TI E SHEMBE BOTEN TIME QE NGA THEMELET, LE GERMADHA NE SHPIRT QE ASKUSH TJETER NUK DO DIJE TI NGREJE. DO VAZHDOJ JETEN TIME NJE DITE E DI, POR AJO NUK DO TE JETE SI TI, DO JETE THJESHT DIKUSH QE DO ME MBUSHI DITET, QE DO MUNDOHEM NE MENYRE TE KOTE TA DUA, QE DO E PERQAFOJ, PUTH DHE DO TE KUJTOJ TY.

ASNJEHERE NUK DO I THEM ME DIKUJT "TE DUA" DO BEJ TE QESHE, DO LUAJ ME TE, DO E PERQAFOJ, PUTH, MARR NE KRAHE POR NUK DO E DUA, JO AQ SA TE DESHA TY TE PAKTEN.

DUHET TE TE URREJ DERI NE SKUTAT ME TE THELLA TE SHPIRTIT, DUHET TE TE URREJ POR NUK MUNDEM...
NDJEJ NEVERI, PESHTIRJE POJO URREJTJE... TE DESHA SHUME... AHH SA SHUME !!!

DO KTHEHESH NJE DITE, DO TE ME LUTESH QE TE FAL, DO ZVARRITESH PER NJE MUNDESI TJETER POR NUK DO TE KETE ME KTHIM, JO PER MUA.

"NE" SHKOI NE DJALL NJEHERE E PERGJITHMONE!!

SARES....
GJITHMONE SARES!!!""

Isha mbytur ne lot,fryma po me merrej, e gojen e ndjeja te hidhur zeher,vazhdova te germoja mes letrave dhe sa me shume lexoja aq me teper e kuptoja se per Andrean isha thjesht dikush qe zevendesonte dike tjeter.

-"Pse po qan Erla?? Per fajin tim?"- tha Ariel duke me perqafuar.

-"Oh jo zemer,thjesht lexova ca gjera ketu qe me bene te qaj."- thashe e turbulluar.

-"Gjera te bukura ?!"

-"Tmerresisht te bukura."

-"Pra po qan nga gezimi,si atehere kur babi i ben mamit dhurata dhe mami qan nga gezimi duke e perqafuar babin fort ?!"

-"Po shpirt,si atehere !"

-"Te kam xhan Erla,mos qaj,ty te kam xhan jo si Saren."- tha Ariel dhe me puthi.

-"Saren..."- peshperita me vete.

-"Dua te shkoj ne tualet tani Erla,do vish ?!"- pyeti Ariel duke me ngulur syte.

-"Po,ja te vendos kutine ne vend dhe ikim."- u pergjigja.

Nderkohe qe mundohesha qe te mos me dridhej zeri dhe qe te me normalizohej frymemarrja.
Shoqerova Arielin dhe ndersa e prisja fshiva lotet dhe u mundova te tregohesha sa me e qete.
Mora Arielin perdore dhe u nisa drejt dhomes ku po na prisnin...

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now