💋💋 21 💋💋

109 15 5
                                    

Andrea hyri menjehere dhe u tremb kur me pa ashtu,nuk e priste qe te isha ne ate gjendje

-"Cfare ndodhi ?! Cfare te dhemb ?"- pyeti i shqetesuar.

-"Piva vere me shume sec duhet...1 gote e gjysme... Nuk jam dehur kurre... Me dhemb koka... Shume."- po flisja me shkeputje.

-"Kur e pive aq shume vere ?!"

-"Kur... Kur..."- ndjeva qepallat te me rendoheshin.

Andrea me mori me kujdes dhe me shtriu ne shtrat dhe megjithese isha krejtesisht pergjumesh arrija ta ndjeja duart e tij qe preknin lekuren time te ftohte... Nderkohe qe... Me mbyllte kopsat e mbetura te kemishes.

Hapa syte ne mengjes dhe pashe qe Andrea ishte zgjuar dhe po lexonte nje liber.
Ferkova syte dhe per rreth nje minute nuk po kuptoja asgje.

-"Miremengjesi pijanece !"- tha Andrea duke ulur librin.

U perpoqa te ngrihesha pergjysme ne shtrat por ndjeva koken te me therrte,ishte nje dhimbje e tmerrshme qe nuk e kisha provuar me pare.

-"Po me plas koka Andrea."

-"Ashtu iu ndodh gjithe pijaneceve."

-"Mos u tall Andrea,po vdes,pastaj cfare ben ne shtratin tim ti ?!"- pyeta duke u kthyer nga ai.

-"Nuk e mban mend qe kemi fjetur bashke Erla."- tha Andrea i cuditur.

-"Kemi fjetur bashkeee ?!"- gati bertita.

-"Po,me vjen cudi qe nuk te kujtohet kur ti vete ma kerkove dicka te tille ?!"

-"Kemi fjetur bashke... Domethene ti dhe une... Ne te dy... Dreqin Andrea kam qene e dehur nuk mbaj mend asgje... Si lejove te ndodhte dicka e tille... Je nje idiot Andrea... Te urrej!!"- thashe duke u munduar te ngrihem nga shtrati.

-"Hej c'pate moj,je shume perverse Erla e di ?! Thjesht fjetem pa asnje nenkuptim,une te perqafova ndersa ti fillove te flisje ne gjume."

-"Jo nuk kam folur,une nuk flas ne gjume dhe nese e kam bere mbreme ka qene ngaqe kam qene e dehur."

-"Ha ha ha ke folur po he,dhe pranoje qe flet pergjumesh, e ke bere edhe heren e pare qe erdhem ketu."

-"Po he ca thashe ?!"- pyeta kurioze.

-"Oh Andrea sa te dua... Nuk jetoj dot pa ty... Mos me ler kurre... Je jeta ime !"- tha Andrea duke u munduar te me imitonte.

-"Jo nuk kam thene asgje te tille."

-"Ke thene qe c'ke me te."

-"Une nuk them gjera qe nuk i ndjej."

-"O me te vertete ?!"

-"Po,me sill nje paracetamol tani, te lutem Andrea."

-"Une nuk bej gjera qe nuk i ndjej Erla."- tha duke me pare ne sy.

-"Je i keq Andrea,i keq!"

-"Te kam ngjare ty,na pije kete lengun,do te pushoje dhimbjen e kokes."- tha duke me zgjatur nje gote me nje leng jeshil.

E provova dhe desh volla,kishte nje shije te tmerrshme,gjeja me e shpifur qe kisha pire ne gjithe jeten time.

-"E sigurt qe nuk eshte helm."

-"Hahahaha jo kam pire une me qindra here dhe ja ku jam."

E piva me zor dhe duke shtremberuar turinjte kur sapo e mbarova tha.

-"Ai ishte thjesht nje perzierje lengjesh,nuk ka asnje efekt mbi dhimbjen tende te kokes."

-"Nuk do guxoje Andrea ?!"- thashe duke e goditur me jastek.

-"Ja qe guxova."- tha duke mu afruar prane me nje ze sfidues.

-"Nuk mund te jesh aq i keq."- thashe duke i cukitur hunden me nje puthje.

-"Ndoshta dhe jam."- u pergjigj duke me puthur gjate.

-"Une them qe jo."- fola nderkohe qe duke luajtur kisha perfunduar poshte tij.

-"E veme me bast."- u pergjigj duke me puthur me me pasion.

Ndjeva trupin te reagonte,frymemarrja e tij zgjonte tek une ndjesi te paprovuara me pare,ishin ndjesi qe po me pelqenin dhe qe nuk po mundja ti thoja ndal.

Papritmas ndjeva kemishen te me zberthehej dhe frymarrjen te me shpeshtohej,kisha frike... Pasiguri por e lashe veten te dorezohesha... Bera te njejten gje me kemishen e Andres... E zbertheva dhe buzeqesha... Do behesha e tij!!!

Ndjeja buzet e tij te me perkedhelnin me embelsi dhe rrobat te me rreshkisnin nga trupi nderkohe qe une kisha humbur lidhjen me boten, per nje cast shikimet tona u kryqezuan dhe Andrea ndaloi.
Kur erdha ne vete pashe Andrean i cili po me shikonte dhe peshperita.

-Faleminderit Andrea,une nuk do ndaloja dot.

Ai me veshtroi duke buzeqeshur dhe tha.

-"U nxituam, nuk ishe gati dhe une nuk dua te shtyj te besh asgje per te cilen do pendohesh me vone... Une te..."

Prita me ankth qe ai te mbaronte fjaline dhe te me thoshte "TE DUA" por ne vend te kesaj ai me puthi,me perkedheli pak floket, pastaj mori kemishen dhe doli jashte.

Isha e bllokuar ne ato momente dhe po ndjeja nje lemsh ndjenjash qe me benin akoma me lemsh.
Nuk kisha qene gati per nje hap kaq te madh e megjithate nuk kisha mundur te ndaloja dot...

Pasion?!
Jo nuk kishte qene pasioni ai qe me kishte ndalur por deshira per ti perkitur Andreas ne te gjitha menyrat...per t'ia falur veten ne cdo kuptim.Pse nuk insistova per me tej?!

Kisha frike se per Andrean mund te ishte thjesht pasion e une nuk doja te isha trupi qe do i ngrohte shtratin jo,doja te isha trupi qe mbante zemren qe ai donte.

U vesha ngadale, rregullova shtratin dhe pasi i hodha dhe nje sy dhomes dola jashte.Kur arrita ne kuzhine pashe qe Andrea po gatuante,qesha dhe u mbeshteta tek dera,po e veshtroja dhe dukej kaq bukur,kishte vene edhe perparese dhe dukej qe e kishte marre seriozisht.

-"Hajde me ndihmo Erla."- tha kur me pa qe po e veshtroja.

-"Qe ti vesh flaken kuzhines."

-"Do te ndezesh zjarr ti,ia more doren me duket."- tha duke qeshur.

-"Vdis Andrea !"- fola duke lare duart.

-"Je kaq e embel Erla !"

-"E di ,ca po gatuan ?!"

-"Nje recete sekrete te gjyshit."

-"Mezi pres ta provoj,gatuan shume mire Andrea."

-"Sa keq qe nuk me ke ngjare !"- tha duke me puthur.

-"C'eshte kjo ere e djegur Andrea ?!"

Kthyem koken nga soba dhe pame qe peshqiri te cilin e perdorte per te fshire duart kishte marre flake,fillova te qeshja me te madhe nderkohe qe Andrea fikte zjarrin.

-"E sheh qe jam e zonja per te vene flaken kuzhines."

-"Ti te huton Erla,mos me shperqendro me,more vesh."- tha me nje ton serioz para se te me perqafonte.

U ulem te hanim dhe ndersa une po mekesha nga te qeshurat per dicka qe Andrea po me tregonte ai papritmas me pyeti.

" A Mund Te Ti Marr Per Pak Buzet E Tua? "Where stories live. Discover now