Kur të mos jem, mos qaj! Unë nuk jam prej atyre që shkaktojnë lot dhimbjeje. Kujtohu për gjithë momentet e bukura që të dhurova dhe me to qetësoje veten.
Kur të mos jem, mos më dediko asgjë! Mos i shiko fotografitë e mia, sepse në to nuk ka mbetur gjë tjetër përveç disa tipare pa shpirt. Se shpirti im jeton diku larg. E ç'rëndësi kanë kartonat me pamje boshe?!
Kujtoi vetem momentet e bukura me mua ,jo ato kur lendoja gjithkend.Por unë jetova mjaftueshëm mesaduket .Dhe falenderoj Zotin qe mi dha te pakten edhe 8 muaj jetë.
E të lutem ,kur të mos jem, mos u mundo t'i tregosh botës se sa e mirë isha! Duhet ta dish që asnjeherë nuk më ka pëlqyer keqardhja. Të gjithë jemi të mirë e të këqinjë njëkohësishtë, të gjithë kemi qenë të poshtër në jetë, të gjithë...unë s'kam qenë ndryshe, nuk mundesha të isha, sepse jam njeri.
Kur të mos jem, diku në sirtaret e mbushura me letra të harruara, medoemos do të gjesh diçka prej meje, sepse unë e kam dashur letrën. Medoemos do të kem shkruar diçka të bukur. Merre dhe lexoje atë ç'ka të kam lënë!
Kur të mos jem, unë jam kujdesur që të jem. Kam lënë gjurmë të mia gjithandej, bojra mbi letra, shkrime të pabotuara kurrë, këshilla të pashprehura kurrë, kujtime të patreguara kurrë. Nuk më është dashur të jem e famshme për të jetuar për së dyti edhe pa qënë, nuk do të bëhesha asnjëherë e tillë. Por tek ti, tek ai, tek ajo...tek njerëzit e mi më të dashur unë jam mjaftueshëm e famshme, atje ku duhet të jem.
Kur të mos jem, do e kem arritur qëllimin e jetës sime. Ndaj qetësoje veten dhe vazhdo jeto! Fati im ishte i shkruar i tillë dhe faleminderit Zotit përsëri që po më mer afër vetës.
Andaj kur të mos jem, lutu për mua! Ti medoemos duhet ta dish se sa rendësi ka lutja për mua. Unë besoj në Zot. Ti duhet ta dish, që unë jo thjeshtë besoja në Zot, unë isha i sigurt! Sepse e dija, që kur të mos isha, sigurisht që do vazhdoja të isha.
Ndaj kur të mos jem, unë do të jem.
Jam e bindur .
Lamtumirë... ty ,lamtumirë botë .
Edhe një ditë me shi
F. M
a lazy writer
YOU ARE READING
"Përshpërimat e shpirtit të një poetjeje"
Poetry*Highest rank :#6 in poetry "Jo ndoshta nuk di te shkruaj ,por dhimbja me beri poetë " *Nuk mund te perfundoj diçka që gjithmone e kujton... As nuk mund te mos pershperit shpirti i nje poetje te lenduar...