48

48 5 0
                                    

Provoja ...dhe kam provuar.
Kam provuar disa here...ti zgjas duart drejt teje.Por deshtoja dhe ti beje sikur je lenduar.Ndoshta!
Mundohesha ta beja ,sikur degjoja ate çfare thoshte zemra ,por mendja e arsyeja ishin çdo here me te forta.
Gjithmone me ndalonin ti jepja vetes mundesin...e dyte.
Provoja ta ndryshoja kete ,sepse ne nje menyre une e deshiroja kete gje,mbase e kam ndier ,nuk e di.
Provoja te ndryshoja ,ta largoja ate ndjenjen qe me bente te isha larg nga ti ,e sja dola  dot.
Mbase  u lodha duke provuar ,ose mbase edhe ti nuk ishe i sigurt nese do ja vlente .
Mbase nuk ishe ,dhe nuk je sepse tashme perfundoi gjithçka.
Ishte pra ...ndjenje e pandjere me pare...nje ndjenje e re e shkrumbuar e hedhur diku larg tashme.
Mbase nuk ishte as nje ndjenje ...ishte nje nje shaka e hedhur me fillim dhe ne  fund nje loje e zhvilluar ne te cilen me vjen mir qe s'arrita te jem lojtarja.
Ishe ti...mbase perseri nuk jam e bindur ne ate çka them ,e kjo eshte rezultati...ajo çfare me ke lene ti.
Pavendosshmeri!!...
Ama gjithqka ka nje fund ,edhe loja dikur ndalon, e ajo qe ende s'ka ndaluar per mua eshte ndjenja qe si nje  labirinth sillet rreth meje.
Por do kaloj...ditet kalojn ,stina vjen e kalon e mandje as kujtim nuk do te mbetesh...!

"Përshpërimat  e shpirtit të një poetjeje"Where stories live. Discover now