Ti mund t'i ulesh dhimbjes këmbëkryq e të qeshësh me të.
T'i thuash se je më e fortë se tehu i shpatës së saj.
Por më beso, në këtë mënyrë nuk mund të zgjidhësh asgjë.
Dhimbjet janë krijuar për lotin, për to syri duhet të qaj.Ti mund të duash ti tregosh botës sesa forcë fsheh brenda teje.
Po ashtu mund të jesh e lumtur që bota të plas në zili.
Por trupi që mbyll brenda vetes trishtime me shkrepëtima rrufeje.
Duke menduar se si ta bëj botën ziliqare, harron se ç'domethënë lumturi.Ti mund të përpiqesh te jesh njeriu që shumë dëshiron.
Një ideal i fshehur brenda trupit të metat në pah shpesh ti nxjerr.
Por të jesh i lumtur me atë çka je, të mjafton.
Bota është shumë e thjeshtë, dhe idealja në të s'ka vlerë.Jeto! Jeto me të metat e tua, me dhimbje e gëzime bashkë!
Jepi vetes mundësinë të shijosh çdo gjë që jeton!
Të mjafton ta duash veten dhe bota kurrë mos të dashtë.
Lumturia i lëshon rrënjët e saj në trupin që veten pranon!!
STAI LEGGENDO
"Përshpërimat e shpirtit të një poetjeje"
Poesia*Highest rank :#6 in poetry "Jo ndoshta nuk di te shkruaj ,por dhimbja me beri poetë " *Nuk mund te perfundoj diçka që gjithmone e kujton... As nuk mund te mos pershperit shpirti i nje poetje te lenduar...