Buzëqeshje të fatit.
Dua që pas botës së shkatërruar,
pas luftrave, ambicjes dhe inatit,
pas personave të konsumuar,
të ketë buzëqeshje të fatit!E di cilën quaj unë buzëqeshje,
buzëqeshje prej fatit të jetës?
Jo, nuk quaj thjesht një ngërdheshje,
por një ëmbëlsi që ia ngre vlerësimin vetes.Pas zënkave, dallgëve në sprova,
urrejtjes dhe mbajtjes mëri,
ajo buzëqeshje, që të tregova,
quhet thjesht dashuri.Atë e dua pas gjithçkasë të jetë,
dhe kur shpirti lodhje të ndjej,
dhe kur bota në trishtime të zhytet,
unë dua të shoh dashuri!Dashuri si ajo që plagët shëron,
dashuri prej zemrave të sinqerta,
që stuhive të jetës u mbijeton
dhe t'i bën sprovat më të lehta.Ajo është buzëqeshja e fatit,
ilaçi i zemrës së trishtuar,
antimaterja e materjes së inatit,
që çdo grimcë trishimi ka shuar.Unë dua, që pas çdo gjëje të jetë,
ajo buzëqeshje prej dashurie,
që krahët e hapur t'i ketë
sa herë ndjej trishitim prej një stuhie!Dashuri....pas dhimbjeve,
pas rënieve në gjunjë nga jeta,
pas humbjeve, pas trishtimeve,
që jep zgjidhje të vërteta...
ŞİMDİ OKUDUĞUN
"Përshpërimat e shpirtit të një poetjeje"
Şiir*Highest rank :#6 in poetry "Jo ndoshta nuk di te shkruaj ,por dhimbja me beri poetë " *Nuk mund te perfundoj diçka që gjithmone e kujton... As nuk mund te mos pershperit shpirti i nje poetje te lenduar...