22

57 12 0
                                    

Ç'eshte jeta?

Tashme veq u binda se jeta nuk eshte asgje ...thjesht asgje .
Njeriu lind ne kete bote per te jetuar ne kete jete te poshter ,mizore.
Lind dhe kjo jete ndalon atehere kur njeriu eshte ne lulen me te bukur te kesaj helmuesesje te quajtur jete.
Pa me thuani ju mua çfar ka te mir nga jeta?
Shumica me thon jeto momentin ...tashme po ju besoj.Jeto ate gjysme ore ,ate minut ate sekond ,buzeqesh ,lumturohu se jeta te hakmerret pastaj ,per ter ate net duke vuajtur ,duke u munduar ,duke ndenjur pa gjume vetem e vetem per tu ber dikushi ne jete .
E ç'te duhet ajo "dikushi" ? Me trego?
Kur mberrin te diplomosh ,ta qesesh jeten tende ne vije dhe ne fund te vdesesh? Me thuaj ç'te duhet?
Po ta haj djalli diplomen qe me djerse e ke mar ,e mallkuar qofshin ato net pa gjume .
Se kjo dite ma mesoi kete ,u binda qe jeta nuk eshte asgje ,nje anije qe lundron ,perpjeket e ne fund te perplas fort pas shkembinjeve.
Me thuani tani si te mos dorzohet njeriu?
Kur ka mjira arsye...per ta mallkuar kete bote ,e per tu strukur diku e te vdesesh si nje endacak ,sesa te mundohesh e ne fund te perfundish nen dhe ende pa i realizuar endrrat e tua.

Dhe ja tani une gjersa shkruaj keto vargje ,ende po jetoj... po urrej ,po shpreh mllefin ,kur ne vitet me te bukura te rinis ,nje lule e ndau nga jeta kjo mizore qe quhet jete.
Me thuani tani si mos te dorzohem!?

"Përshpërimat  e shpirtit të një poetjeje"Where stories live. Discover now