Sonte dua të flas me ty për mendimet që të krijojnë dhimbjen më të madhe. Unë i njoh ato sepse, nese i largojmë për një çast shtresat e akullta me të cilat e rrethojmë veten, unë dhe ti jemi të njëjtë. E njoh pafuqinë që ndjen kur i mendon gjërat që do të duhej t'i bëje ndryshe. Kam jetuar me atë ndjesi aq gjatë sa që të qenurit gjykatës i vetes më ishte bërë shprehi. E di sa trishtim jeton kur duhet të sqarosh të djeshmen e të jetosh përseri atë. Të besoj kur thua se nuk ishte e drejtë dhe se koha e mbytur të vret...
Por gjithashtu e di një të vërtetë që më ka shpëtuar mua nga vetja ime: ka një mënyrë tjetër për të përshkruar secilën pjesë të së djeshmes. Ti skuqesh kur flet dhe ke ankth kur fle. Ti ndihesh i/e vogël kur ke guxim të ëndërrosh dhe qesharak/e kur ëndrrat i thua me zë... sepse të kaluarën ke zgjedhur ta quash armik e jo mësues. Ke zgjedhur të luftosh kujtimet dhe jo të jesh mirënjohës për urtësinë që ke falë tyre. Ke zgjedhur të mallkosh të djeshmen dhe jo të jesh i/e lumtur që je në një tjetër pikë. Ti zgjedhë të zemërohesh për vendimet e errta, pa menduar që ato të kan orientuar nga drita.
Ti vendos çdo ditë një gur në murin që ndërton. Fillo të bësh zgjedhje të tjera për tu ndjer ndryshe,jo mua, vetes ja ke borxh lumturinë.
Neser është ditë e re..." Kur trishtimi motivon" 😂😊
ESTÁS LEYENDO
"Përshpërimat e shpirtit të një poetjeje"
Poesía*Highest rank :#6 in poetry "Jo ndoshta nuk di te shkruaj ,por dhimbja me beri poetë " *Nuk mund te perfundoj diçka që gjithmone e kujton... As nuk mund te mos pershperit shpirti i nje poetje te lenduar...