19

76 14 34
                                    

Një varg

Më lejo që sot ta dhuroj një varg nga shpirti im,
ku shkronjat dashurohen marrëzishëm nëpër fjalë!
Kur shpirti yt zhytur rri i mbytur në trishtim.
Kur velloja e dhimbjes po te mbulon ngadalë.

Ti merre vargun e ëmbël dhe mbi të jeto!
Qetësoje veten ëmbëlsisht në melodinë e tij!
Me vargun tim, që të dhurova, nis dhe dashuro,
dhe me fuqinë e rimës dhimbjen ktheje në lumturi!

Në fund të fundit a ka kuptim veten ta mundosh,
duke e mbajtur trishtimin fortazi peng të saj?!
E nëse shpirtin ke të zbrazur, mendja s'do të mbetet bosh,
sepse një mendje që lexon dhe shpirtin mund ta mbush pastaj.

Më lejo që sot ta dhuroj një varg nga ky shpirti im!
I trishtuar është dhe ky shpirt gjithashtu.
Por thjesht ka mësuar si të mos varet në trishtim,
duke u dhuruar vargje shpirtrave të endur aty-këtu!!

"Përshpërimat  e shpirtit të një poetjeje"Where stories live. Discover now