Hyr!
Eja ...ti ,po ti ,ti qe shikon ne mua.
Kam disa fjale per ti thene.
Ty ,pra!
Eja...eja dhe hyr ,hyr dhe shikoje ate brendesin e shpirtit po munde.
Friksohesh te hysh brenda apo jo?
Apo se je mesuar te gjykosh vetem nga ajo çfare sheh?
Te thash hyr ...te ftova.
Hyr ne zemren time po munde ,hyr ne heshtjen time ,dhe degjo se çfare thote.
Hyr ne boshllekun tim ,e kerko diçkajen.
Hyr ne erresiren time ,e kerko driten .
Hyr ,ne netet e mia pa gjume e te lutem gjej ditet e lumtura ,aty ku qeshja ,e ku ndjeja plot gezim ,aty ku dielli ndriçonte veç fytyren time.
Hyr ,ne dimrin tim te krijuar,largoji akujt e kerkoi lulet e bukura te pranveres.
Hyr te lutem ,hyr e gjeji keto gjera qe nga une jan zhdukur ,jan futur thelle ,e,ndoshta jan shkatrruar.
Por ,kam frike ,kam frike per ty ,se do dalesh si nje ushtar i kthyer nga lufta.
Do jesh i lodhur per te kthyer veten time serish tek une.
Do dalesh me shpirtin e bere copash ,por une nuk jam vrasese ,jane plaget ,kujtimet ,dhimbjet qe ti do ti kesh pare brenda ,e qe jeta i ka shkaktuar ,e ka ndrydhur e perplasur fort shpirtin tim.Ajo eshte vrasesja ,jo une.Jam viktima!
Do jesh ti i pergjakuri ,nga gjaku i plageve te mia.
E ,une ,kam frike se kjo do te gjeje,por vetem keshtu do ta kuptosh kete gjendjen time ,e me beso qe nuk do te gjykosh nga ajo çfare sheh.
Dhe e di se çfare do te jete me e mira nga udhetimi yt gjate mbrendesise se shpirtit?
Do ta njohesh personin qe isha dikur ,larg ,do dashuroheshe neper letrat e shkrimet qe thurja dikur ,melodin qe krijoja mbi tastet e pianos.Ahhh..!
Por ,me degjo ,nuk do te mundeshe kurre te dashuroheshe ne mua ,sepse une kurre nuk kam besuar dashurine!
E nga mosbesimi dhe pafuqia qe une i kam ushqyer shpirtit tim çdo dite ,me ka bere te mos jem kurre e lumtur.
Kjo jam une tani!
Dhe mos harro qe kur te dalesh nga aty,do te lesh gjurmet e tua kudo ,sepse nuk jam nga ata qe zhdukin gjurmet e atyre qe u munduan te te shpetojne.
Ti ,luftari qe luftoi e nuk fitoi per te me kthyer mua serish tek une.
Jeto ,edhe per mua ,sepse une jam i gjalli qe frymoj ,por nuk jetoj.
Tani ,kur ti te jesh ikur nga aty ,te lutem thuaji se i kishe mbijetuar nje uragani te fuqishem ,e ia dole te jetoje perseri.
Thuaji se aty kishe degjuar simfonite qe te trembin veshin ,por qe ishin te thurur nga nje mjeshter i madh.
Thauji qe kishe hyre permes erresires per te lipsur driten ,e ke gjetur shkelqimin.
Por mos harro te thuash se te gjykosh nuk do te thote se i di te gjitha ,por se gjykon ate çfare mendja jote te shpike.
Dhe ne fund ,shiko edhe nje here nga une,e kujto betejen qe ke pasur ,kujto se s'munde te me kthesh perseri tek une.
E nese je i fuqishem atehere ,kujto se ke humbur betejen ,jo luften!
Ndoshta do pres ,ndoshta jo,ndoshta kur te kthehesh perseri nuk do jem aty.
Por mbi te gjitha ...me shpeto!Eshte duke e ditur dikush çfare kam thene? 😂😂😂
YOU ARE READING
"Përshpërimat e shpirtit të një poetjeje"
Poetry*Highest rank :#6 in poetry "Jo ndoshta nuk di te shkruaj ,por dhimbja me beri poetë " *Nuk mund te perfundoj diçka që gjithmone e kujton... As nuk mund te mos pershperit shpirti i nje poetje te lenduar...