35

32 8 0
                                    

Nuk te shoh ,as ty ,as hijen tende.
As fytyren tende,as buzqeshjen ,as syt e tu te qeshur e plot shkelqim.
Se degjoj zerin tend ,melodin qe kendoje heret ne mengjes.
Si shoh duart qe kujdeseshin per lulet e mbjellura ne kopshtin tone te vogel.
Jo ,nuk i shoh!
Nuk i shoh me trendafilat e bukur qe qileshin ne fillim te pranveres,e gjembat e tyre me thumbojn tani ,por nuk ndjeje gje.
Nuk ndjeje me ngrohtesi ,gjithcka eshte bosh ,pa ty , eshte bosh!
E dhimbja ime!?
Sa e thelle qe eshte ,tani qe shpirti im i ngjan nje dite veç shi ,nje gjetheje e vyshkur vjeshte ,nje dimri te acart ...te une s'ka pranvere.
E kur ty nuk te gjej ...ahh sa mungese!
Dhe pres qe kjo te jet veq nje enderr ,nje mankth.
Pres qe te shfaqesh perseri diku dhe te thuash ketu jam...
Por jo,nuk te shoh as ty ,as hijen tende...sepse ti ike dhe more aromen tende me vete ,ike si era ,e nuk me le asgje qe do te me kujtoje ty,perveç disa fotografive pa shpirt.
Si ta shuaj mallin me nje cope leter?
Ti ike per te mos u kthyer kurre me ,e une mbremjeve dal shikoj qiellin duke pritur nje ndriçim nga ylli yt atje lart.
Por jo!
Nuk te shoh...as ty e as hijen tende...

"Përshpërimat  e shpirtit të një poetjeje"Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora