Ditet, muaj, vitet kalonin dhe Dayla kishte mbaruar fakultetin e mjeksise si e ema, ndersa Dilani ndoqi hapat e babait te tij. U be avokat si I ati, punonte ne zyren e tij. Gjate gjithe ketyre viteve nuk e kishte harruar punen e hakmarrjes, madje cdo dite e me shume kjo pune po ia gerryente shpirtin. E kerkonte vrasesin e prinderve te tij por kot, I mallkuari s'kishte lene asnje gjurme.
Edhepse gjyshja dhe daja I tij ishin munduar ta bindnin se ajo qe kishte ndodhur ka qene fatkeqesi, serish ai kete perralle nuk e kishte besuar.
Dhe serish ne ate zyre te madhe u betua per hakmarrje.
Telefoni cingerronte papushim. Vetem atehere ai u kthjellua.
-He re avokat, do dalim per dreke apo ske kohe?-po e tallte miku I tij Bruno te cilin e kishte njohur ne fakultet.
-Patjeter, per gjysme ore me ke aty Bruno. Te vendi I zakonshem-tha Dilani dhe e mbylli telefonaten.
Sot, sot vendosi qe t'ia tregonte te verteten Brunos, te verteten per vdekjen e prinderve te tij. Sepse ate teme nuk e kishte hapur me askend, e vrisnin kujtimet. E sot kishte nevoj te zbrazej, ta hiqte mllefin, merzitjen.
-Kthehem pas dy ore Ina-e pershendeti sekretareshen e tij topolake, nje grua paksa ne moshe qe kishte punuar edhe me babain e tij.
-Ne rregull zoteri, mirupafshim-e pershendeti ajo embel. E donte shume, si djalin e saj. Madje ajo nje dite bindi Dilanin se babai I tij skishte armiq, te gjithe e kishin dashur dhe e kishin respektuar shume.
Dilani e kishte bindur Inen se po I besonte, edhepse thelle ne vete dyshimet nuk I'a hiqte askush. Ndaj kishte vendosur qe per keto dyshime dhe per hakmarrjen mos t'I tregonte askujt. Askush sdo I besonte, do e quanin te cmendur meqe fakte skishte gjetur as policia. Ata u kishin thene se shtepia eshte djegur nga brenda, nga ndonje pakujdesi e ndonjerit prej prinderve te tij.
YOU ARE READING
Hakmarrje e perfunduar
RomanceI vrane, i shkaterruan. U'a dogjen familjen para syve. E ata ishin ende femije, nuk kuptonin asgje..vetem qanin e vajtonin per vdekjen e prinderve te tyre.