-Luna ku ishe? Pse u vonove?-e pyeti Elio sapo e pa ate te afrohej afer dhomes se Erikut.
-Isha ne burg, babit tone te dashur ia dhashe goditjen e fundit.
-Luna c'ke bere? Cfare ke ngaterruar?-e pyeti ai konfuz.
-Asgje vella, qetesohu. Ske pse te brengosesh, te betohem qe skam bere asgje.
-Si asgje? Me thuaj c'ndodhi ne burg? Pse shkove ta vizitosh babin?
-E cmenda babin tone te dashur, me nje lajm genjeshter. E cmenda njesoj sic beri ai me ne gjithe keto vite.
-Fol Luna, sqarohu me mire se asgje spo kuptoj. Cka I the?
-Mire ne rregull-dhe mori fryme thelle, kishte paksa frige nga reagimi I Elios.
-Babit tone te dashur I thash se Eriku ka vdekur, e genjeva vella. E genjeva per inat, qe edhe ai te ndjeje dhimbje sikur ne. Aty ajo qeshi dhe qau ne te njejten kohe. Qeshi sepse ia ktheu nderin babait te saj, qau per shkak te gjendjes se Erikut. Ishte konfuze, as vet se dinte se cfare ndjenjash kalonin per momentin ne zemren e saj. Por nuk e mohoi faktin se ishte gezuar shume kur e kishte pare Alfonsin te gjunjezuar nga dhimbja.
-Pershendetje-foli Dayla e cila kishte qendruar ne heshtje, por pak nga biseda kishte degjuar. E perqafoi Lunen ndersa Elios as qe ia hodhi syte, sikur te ishte nje I huaj. Edhe pse zemra e saj akoma vazhdonte ta donte.
-Luna a mund te futem ta takoj Erikun? T'I falenderohem qe me shpetoi dhe t'ia jap lamtumiren e fundit-mbaroi ajo dhe fjala saj e fundit e vrau Elion.
-Lamtumiren? Cpo thua Dayla?-e pyeti ajo.
-Do shperngulem nga ketu Luna, do shkoj te jetoj te daja per ca kohe. Do jete nje shperngulje e perkohshme.
-Por pse Dayla? Pse po shkon? Pse po na braktis?
-Sepse asgje me sme lidh me kete vend. Asgje dhe askush. Perveq dhimbjeve e vuajtjeve, asgje tjeter sme ka lene ne kujtime ky vend I mallkuar-fliste ajo nga dhimbja dhe inati.
-I tille paskam qene per ty Dayla? Nje kujtim I keq?-me ne fund mori guximin Elio te fliste. Fjalet e saj e vrane shume.
-Mjafton qe je djali I tij,asgje tjeter ska rendesi. Tani me leje-dhe u fut ne dhomen e Erikut pa bere ze. E la Elion vetem, pa shpjegim, mes vuajtjesh dhe brengash. E cfaj kishte ai qe I ati ishte nje vrases, nje kriminel? Pse ai duhet te paguante per krimet e te atit?
-Erik, shpresoj tme degjosh dhe tme falesh qe ne fillim krijova mendim te keq per ty, mendoja se je nje I pashpirt. Por ndryshimi yt me beri te kuptoj se cdokush e meriton nje shanc te dyt. Te faleminderit per te gjitha, por me se shumti qe me shpetove nga ai plumb, ma shpetove jeten. Ta kam borxh nje nder, dhe nese njehere do takohemi do ta kthej borxhin-qeshi paksa.
-Une do largohem nga ky vend, sepse asgje sme lidh me ketu. Por me beso qe sdo te harroj kurr,as ty as Lunen. Shpresoj te sherohesh sa me shpejt, per Lunen dhe vellaun tend. Ata kane nevoje per ty me beso. Mirupafshim –dhe ia shtrengoi doren si per t'I thene se po largohej. Beri te ikte por u step, ai ia ktheu shtrengimin, ndonese vetem nje levizje e vogel, syt I kishte paksa te hapur, sa per t'I thene se ishte gjalle.
-Da..Dayla...-mezi arriti ti shqiptonte keto fjale. Aq mjaftoi qe ajo te bertiste si e cmendur.
-Doktor, ju lutem thirreni doktorin.-dhe vrapoi jashte per tia dhene ate lajm fantastik Lunes.
-Cfare ke Dayla ? c'u be??pse bertet?-e pyeti ajo.
-Luna, ai..sdi..sdi si ta shpjegoj por te betohem se nuk ishte enderr-dhe mjeku u afrua kur degjoi te bertiturat e saj.
-Cfare ka ndodhur ketu? Perse bertitet zonjushe?-I pyeti ai vajzat.
-Zoteri mjek, ai dha shprese per jete, ai po sherohet-fliste Dayla percart. Mjeku vrapoi per ta kontrolluar dhe ata te tre vrapuan pas tij.
-Si mendoni zonjush ? per cfare shpresash e keni fjalen?
-Ne momentin kur une ia shtrengova doren si per t'I thene lamtumire, edhe ai me shtrengoi doren. Ishte nje shtrengim I lehte, por une e ndjeva. Pastaj I hapi syt, shume pak por mjaftoi qe une ta shihja kur edhe me zor e shqiptoi emrin tim. Ndaj bertita.
Luna dhe Elio kercyen nga gezimi dhe menjehere priten ndonje pergjigje nga mjeku. Por ai I nxorri jashte sepse duhej ta kontrollonte pacientin ne qetesi. Pas disa minutash ai doli jashte dhe te gjithe vrapuan per ta pyetur.
-Na thoni dicka zoteri mjek, ju lutem na jepni ndonje shpres. Ndonje shenje se ai po permirsohet-fliste pandale Luna saqe spo I linte rradhen mjekut te fliste.
-Qetesohu moter, lere mjekun te flase-I tha Elio e ajo pohoi me koke. Ishte nje moment gjithe ankth, me padurim prisnin ndonje fije shprese.
YOU ARE READING
Hakmarrje e perfunduar
RomanceI vrane, i shkaterruan. U'a dogjen familjen para syve. E ata ishin ende femije, nuk kuptonin asgje..vetem qanin e vajtonin per vdekjen e prinderve te tyre.