Jetë

248 5 5
                                    


Jeni  ndjerë  ndonjëherë  të  vetmuar ?! Jeni  ndjerë  ndonjëherë  sikur  nuk  mundeni më , sikur  doni  t'I  jepni  fund jetës tuaj ?! Shumë  njerëz  që  përfundojnë  duke  I  dhënë  fund  jetës  së  tyre  nuk  e  bëjnë  nga  mungesa  e  dashurisë  për  jetën , por  nga  teprica  e  dhimbjes . Nuk  duan t'I japin  fund jetës , por  dhimbjes . E  keni parë  ndonjëherë  filmin " Green Mile " . Edhe  pse  të  gjithë  e  dinë  që  personazhi  kryesor  është  I  pafajshëm  pothuajse  asnjë  nuk  flet . Në   fund  ai  vendos  ta  pranojë  ekzekutimin  dhe  të  mos  luftojë  më  për  të  vërtetën . Thjesht  sepse  nuk  duronte  dot  më  dhimbjen e  kësaj bote . E vërtetë  e  hidhur !
E  tillë  ndihem  edhe  unë  sot , e  dyzuar  mes  jetës  dhe  vdekjes . Për  vite  me  radhë  jetova  për  njerëzit  që  doja  dhe  përfundova  duke  I  humbur  të  gjithë . Shumë  thonë  që  jeta  është  e  tillë , gjithcka  është  kalimtare , jemi  pasagjerë  të  një  treni  që  ecën  me  shpejtësi  marramendëse . Jeta  nuk  ndalon  për  askënd . Nuk  do  ndalojë  as  për  mua  ndonjëherë . E  vetmja  gjë  që  shpresoj  është  që  të  mos  përfundoj  duke  humbur  veten .
Si  është  të  ndihesh  e  dashuruar ? A  ia  vlen  të  jetosh  vetëm  për  dashurinë ? Po , ia  vlen  të  jetosh  për  dashurinë , por  jo  vetëm  për  një  lloj  dashurie . Nuk  po  them  të  ndërrosh  shumë  meshkuj , po  them  të  provosh  të  gjitha  lllojet  e  dashurisë , dashuri amësore , dashuri  për  atdheun , për  natyrën , për  jetën , për  veten . Sidomos për  veten .
Maksi  është  dashuria  e  jetës  time  padyshim . Nëse  një  ditë  dikush  më  pyet  cfarë  është  dashuria  sipas  meje , do  them  ai është  dashuria  ime . Por  ia  vlen  të  jetoj  vetëm  për  të ?
- Amara  nëse  një  ditë do  zgjedhësh  mes  meje  dhe  dikujt , dickaje  tjetër  cili  do  jetë  vendimi  jot ?
- Ndonjëherë  kur  je  e  detyruar  të  zgjedhësh  është  më  mirë  të  mos  zgjedhësh  fare . Ndonjëherë jeta  nuk  ka  të  bëjë  më  të  qenit  e  detyruar  të  zgjedhësh  , por  të  luftosh  për  gjithcka  ose  asgjë . Ndaj  merrini  të  gjitha  ose  lërini .
Përgjigjja  e  Amarës  atë  ditë  e  futi  Maksin  në  mendime . Edhe  për  sa  kohë  do  iu  duhej  të  zgjidhnin  për  një  zgjedhje ?!
Sot  ai  ishte  sërish  aty  ku  kishte  nisur  gjithcka , në  spitalin  ku  një  dashuri  e  përjetshme  nisi , një  dashuri  që  kishte  kaluar  shumë sprova . E  tillë  është  dashuria . Supozohet  të  jetë  fuqia  më  e  madhe  në  botë . Epo  jeta  nuk  të  jep  asgjë  pa  luftuar . Sidomos  për  dashurinë  duhet  të  paguash  një  tribut  të  madh . Sot  Maksi  mundohej  të  fliste me  Amarën .
- Engjëlli  im , ka  kaluar  një  kohë  e  gjatë . Kam  refuzuar  të  vij  të  shoh . Nuk  jam  I  mirë  për të  përmbajtur  emocionet  e  mija . Dua  të  kujtoj  dashurinë  time ashtu  si  ajo  ishte . Ti  ishte  dielli  im  , ndërsa  unë  një  re  e  zezë  në qiell . Sot  mora  guximin  të  vij  të  shoh  për  të  thënë  që  më  mungon . Më  mungon  si  ajri  për  të  frymuar . Ndihem  se  kam  humbur  sërish  pa  ty . Ti  ishe  heroinë , gjithnjë  ka  pasur  dicka  në  sytë  e  tu  që  bënte  cdokënd  të  dashurohej  pas  shikimit  të  tyre . Ti  ishte  vajza  e  guximshme  me  sytë  e  trishtuar . Ishe  heroina  e  të  gjithëve . Hajde , lufto  për  veten  tënde .
- Sot  dua  të  tregoj  një  histori , një  ndër  shumë  historitë  tona . Vite  më  parë  kur  motra  ime  e  vogël  ishte  ende  gjallë , ti  I  shpëtove  jetën . Frika  jote  më  e  madhe  ka  qenë  uji , atë  ditë  ti  sfidove  frikërat  e  tua  dhe  shpëtove  motrën  time . Ana  po  luante  në  një  zonë  jo  shumë  të  mbrojtur , pranë  një  shkëmbi . Në  një  moment  humbi  kontrollin  dhe  ra  në  det . Ti  ishe  e  vetmja  pranë  saj . Gjithsesi  sfidove  frikën  tënde  dhe  u  mundove  ta  shpëtoje . Frika  jote  ndaj  ujit  ka  qenë  përherë  e  pranishme . Ti e   sfidove  atë  frikë  dhe  shpëtove  jetën  e  dikujt . Ti  mund  tia  dalësh  edhe  kësaj  radhe . Ndoshta  kurrë  nuk  e  ke  kuptuar  por  gjendet  një  forcë  e  pakuptueshme  në  sytë  e  tu . Gjeje  atë  flakë  sërish  dhe  riktheje  në  jetë . Rikthehu  në  jetë .
Lotë  të  nxehtë  përshkruan  sytë  e  Maksit  , ato  u  bashkuan  me  lëkurën  e  zbehtë  të  dashurisë  së  tij . Për  herë  të  parë  pas  shumë  kohësh  ai  po  qante . Puthi  buzët  e  të  dashurës  së  tij  sikur  të  donte  që  të  ndodhte  një  magji  në  ato  momente . Puthja  e  dahsurisë  së  vërtetë  ekziston  vetëm  në  përralla . Në  jetën  e  vërtetë   gjithcka  mbetet  pas  asaj  puthjeje  janë  mure  të  ftohtë , aparatura  që  pulsojnë  rrahje  zemre  në  infinit .Me  atë  muzikë  rreh  edhe  zemra  jote . Ato  mure  të  ftohta  janë  të vetmit  dëshmitarë . Hedh  sytë  jashtë  të  gjesh  një  fije  shprese , por  asgjë  nuk  pipëtin . Gjithcka fle .
Muret  flenë , njerëzit , flenë , rrugët  flenë , qielli  qan , ti  qan , e  dashura  jote  fle .
Eh  botë  mizore  kur  do  I  lësh  të  dashuruarit  të  jetojnë  historinë  e  tyre ?
Dhe  bota  u  përgjigj : Kur  qielli  të  puthë  tokën !

Ndjese   per  kohen  e  gjate qe  kam  munguar ! Kane  ndodhur  shume  gjera , jeta  ka  ecur  me  ritme  te  shpejta . Nuk  eshte  ndonje  pjese  e  rendesishme , por  eshte  thjesht  nxehmje  per  ate  qe  do  vije . Faleminderit  qe  lexoni  historine  time ! Ju  lutem  lini  komentet  tuaja  mbi  vazhdimin  e  historise .

JetimjaWhere stories live. Discover now