1.

2.2K 44 0
                                    

"Anastasia"
Ishte mëngjes... o Zot sa i urreja mëngjeset, doja vetëm të flija, isha e dashuruar mbas gjumit (se besoj qe ka ndonje mashkull më të mirë se gjumi😂). Por sot duhej të zgjohesha herët sepse ishte një ditë e madhe për mua, do shkoja në gjimnaz. Isha shumë e emocionuar. U ngrita nga shtrati, u bëra gati dhe zbrita shkallët për të shkuar në kuzhinë. Aty ishin mami,babi, shërbyesja jonë zemërmirë që është kujdesur për mua që fëmijë dhe motra ime engjëllore, Stejsi. Shkova menjëherë tek babi për ta puthur sepse si gjitha vajzat edhe une isha goca e babit edhe pse të themi të drejtën isha më shumë si djalë.

-Mgjesi njerëz!

-Mgjesi shpirti babit. Qenke zgjuar herët sot.

-Epo si mos të zgjohem sepse një ditë e madhe më pret sot.

-Nuk më besohet sa shumë je rriur Ana-tha mami e cila dukej që ishte gati të qante.

-Uff edhe ti mami sa tragjike që bëhesh edhe ti.Unë gjithmonë do mbetem vajza juaj sepse as një djalë nuk është për mua- thash unë gjithë krenari sikur të isha njeriu më i rëndësishëm në botë, edhe pse në fakt isha sepse isha e rrethuar me roje 24/7 por kjo gjë nuk më pengonte.

Hëngrëm mëngjes dhe u nisëm për tek makina kur në oborr pash një G-Class sterr të zi me një fjango të kuqe siper.

Isha kaq e lumtur

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Isha kaq e lumtur. Epo këto janë benefitet e të qenurit e pasur edhe pse mua nuk më benin shumë përshtypje,por ama makinat i kisha pasio.

-Meqë vajza ime e vogël që tashmë s'është më e vogël do të shkojë në gjimnaz e meriton edhe një makinë të bukur ashtu siç është vet ajo.-tha babi me me një buzëqeshje në fytyrë kur mi zgjita çelësat e makinës.

-Babi s'më besohet e gjitha kjo për mua?!-thash e habitur dhe iu hodha në krah.

-Kshu si ke nisur ti more burr do ta lazdrosh shumë këtë vajzë dhe mësimet do ti lër  mbrapa.-thoshte mamaja ime që gjithmonë kishte dëshirë që unë të bëhesha doktorreshë, por ama ëndrra ime ishte të bëhesha aktore ose këngëtare. E adhuroja skenën.

-Hahahaha nënë e dashur cfarë kam bërë që të meritoj një nënë kaq të dashur dhe të ëmbël si puna jote.-fillova që ti lajkatosesha dhe i dhash një puthje aq të madhe në faqe.

-Mirë,mirë tani eja se do bëhesh vonë për shkollë.-tha ajo.

-Ku është Toni,pse s'ka ardhur akoma?-thashë unë me habi dhe ktheva kokën për ta parë atë që po vinte me vrap.

Antonio Lopez është djali i mikut më të ngushtë të babait tim. Ne jemi rritur sëbashku dhe e kisha si vella. Ai ishte miku im i vetëm dhe ne dimin çdo gjë për njëri-tjetrin.

-Po ku mbete more kshu.-thash unë duke qeshur.

-Epo mos harro se jo vetëm ti je e dashuruar mbas gjumit.-thoshte ai me frymën që i merrej.

-Uauaua,ç'është kjo mrekulli ktu para syve të mi!!-iu drejtua Toni makinës që e ledhatonte sikur të ishte bebe.

-Ajo është dhurata ime meqë do shkoj në gjimnaz,por... meqë ti je vëllai ime i vetëm çfarë është e imja është edhe e jotja dhe ansjelltas.-thash unë duke qeshur.

-Ana motra ime e dashur eja të të përqafoj.-erdhi ai dhe më shtrëngoi fort sa s'po merrja frymë dot.

-Më kope more,-thash unë me zë të vogël.

Dhe kështu dhuratën time e futëm në punë.Për herë të parë shkova me makinën time në shkollë dhe isha shumë e lumtur. Doja tç provoja çdo lëvizje me të,kisha nevojë të ndjeja adrrenalin por nuk mund ta bëja sepse babi im do më vriste nëse ecja shpejt. Dhe kështu ne shkuam në shkollë.Ishte një kolegj privat ku shkonin ajka e shoqëris gjasme,por aty të gjithë fëmijet ishin të llastuar dhe kjo s'më pëlqente aspak. Unë dhe Toni nuk ramë në të njëjtën klasë por në pushim të gjatë rrimin bashk, edhe pse shumë vajza i vardiseshin atij sepse të themi të drejten ai ishte shumë i bukur por unë kurrë nuk e kam parë me atë sy. E shikoja gjithmonë si vëllain tim të madh që më mbronte dhe gjendej gjithmone aty për mua.

Love and revenge Where stories live. Discover now