19.

895 33 0
                                    

-Më duhet të largohem.-tha Anastasia e sikletosur duke u drejtuar drejt makinës së saj.

Ishte thjeshtë një puthje nuk kishte pse të mendonte më gjatë. Kush e di sa herë do duhej ta puthte derisa të vinte momenti ta vriste.
Filloi ti binte timonit me dorë.

"Çfarë dreqim kam kshu!"mendoi ajo me veten.

Ajo erdhi në shtëpi.

-Ana bij,erdhe më në fund.-tha dadoja e saj,Ema.

-Erdha më në fund.-tha ajo dhe e përqafoi.

-Ku ishe deri tani? U bëra marak për ty.-pyeti ajo e shqetësuar.

-Isha në kodër. Kisha nevojë të qetësohesha pak.-tha ajo disi e stresuar.

-Nuk më dukesh hic mirë. A mos je sëmurë gjë shpirti im?-pyeti Ema e mërzitur.

-Jo Ema-tha ajo.

-Më mirë të isha sëmurë.-tha Anastasia me një fytyrë serioze.

-Çfarë po ndodh Anastasia? Po më frikëson.-tha Ema e shqetësuar.

-Sot takova armikun tim. Dhe e vendosa në punë planin.-tha ajo tepër serioze pa ndjenja.

-Pra erdhi dita. Bija ime bëj kujdes mos të biesh prehë e armikut.-tha ajo duke ia vendosur doren në faqe në shenjë si formë mbështetje.

-Diçka më bëri përshtypje Ema. Kur e pyeta për familjen ai më tha se atij i kishin vdekur prindërit. Nuk është pak e çuditshme?-pyeti ajo konfuze.

-E çuditshme. Atë natë kur ndodhi ngjarja unë nuk kam qenë në shtëpi dhe kur e mora vesh mu duk sikur jeta ime përfundoi aty.-tha ajo e mërzitur dhe me sytë gati në lot.

Në telefon i erdhi një mesazh. Ishte nga ai.

"Gjumë të ëmbël Anastasia. Shihemi neser.-Liam."

"Qelbësirë ku e gjete numrin tim?"mendoi ajo me vete.

-Ana a je mirë?-e pyeti Ema.

-Nejse mos ti kujtojmë më ato kohë. Unë po shkoj të stërvitem pak ti shfryj nervat.-tha ajo dhe e puthi në faqe.

-Mirë bija ime. Mos e lodh shumë veten.-tha ajo duke ia puthur duart.
......................................................................
Liam erdhi në shtëpi. Ishte tepër konfuz. Nuk e kuptonte as ai vet se çfarë kishte.

Kur shkoi te zyra hapi telefonin dhe i shkruajti Anastasias. Donte ta çmendte pak. Ta fuste në mendime dhe shpresonte që në mendimet e saj të ishte ai.

Priti pak por ajo nuk ia ktheu mesazhin dhe për këtë u bë nervoz prandaj urdhëroi Eduardin të thërriste Xhesikën.

-Eduard ma thirr Xhesikën në zyrë.-urdhëroi ai me një ton të egër zëri.

Filloi të pinte. As vet se dinte se çfarë po bënte.

-Amore,më kërkove?-tha ajo me zërin e saj provokues dhe duke ecur me atë ecjen e saj.

Kishte veshur një fustan tepër të shkurtër që ia nxirrte në pah format e saj. Kishte një dekolte shumë të hapur dhe gjoksi binte në sy dhe ato takat e saj që as vet nuk e kuptonte se si mund të ecte në to. Ndonjëherë kjo femër ia shpifte por ishte e vetmja tek e cila mund ti shfrynte nervat dhe epshet e tij.

-Afrohu.-tha ai serioz.

Ajo u afrua dhe ia vendosi duart ne kraharor dhe filloi ta puthte në qafë. Ata u drejtuan drejt dhomës që ndodhej pranë zyrës sepse ai kurrë nuk flinte me një femër në dhomën e tij e në veçanti me një si Xhesika.

Love and revenge Where stories live. Discover now