31.

889 33 0
                                    

Antonio e kishte mbuluar trupin e Stejsit me trupin e tij. I gjithë vendi ishte i mbushur me xhama të thyer. Ai u ngrit në këmbë.

-Stejsi a je mirë?-tha ai duke e ndihmuar që të ngrihej.

-Unë jam mirë,po ti? Toni ti po kullon gjak.-tha ajo e frikësuar kur pau këmishen e tij në krah të gjakosur.

Një xopë xhami i kishte hyre në krah por nga presioni Antonio nuk e kishte ndjerë

-Mos u mërzit vogëlushe. Është vetëm një gërvishtje e vogël.-tha ai duke ia kapur mjekren me dorë dhe duke i barazuar shikimin e tij me të saj.

-Prit këtu po shikoj për ndonjë kuti të ndihmës së shpejt.-tha ajo dhe bëri të ngrihej por ai e kapi nga krahu.

-E vetmja gjë që kam nevojë tani je ti.-tha ai dhe e vendosi kokën e tij tek kraharori i saj. Po e ndjente se si zemra e saj po rrihte fort.

-Më fal Stejsi për çdo gjë. Më fal që të kam lënduar kaq shumë.-tha ai dhe Stejsi ndjeu dorën e saj tek lagej.

Ai po qante. Po qante për të. Shpirti i saj nuk duronte dot më. Filloi edhe ajo të qante. Që të dy qanin për njëri-tjetrin. Për fatet e tyre.

-Të kam falur Toni. Ti gjithmonë ke qenë për mua si një shpres për jetën,një arsyje për të jetuar. Atë dit kur më puthe në aeroport zemra më thoshte që të kthehem,por mendja më thoshte që të eci para. Kur të pash atë ditë tek shtëpija që erdhe të më shpëtoje zemra mu bë mal sepse heroi im erdhi. Ti erdhe për mua. Të dua Toni!-tha ajo dhe e puthi në buzë.

Që të dy e puthnin njëri-tjetrin me pasion dhe mall. Më në fund e kishin të dy një arsyje për të jetuar.

Ata do të jetonin për njëri-tjetrin. Për një moment ata të dy u ndanë nga puthja sepse Antonios filloi që ti dhimbte krahu.

-Më duket se ke nevojë që të ta mjekoj atë plagë.-tha ajo duke qeshur.

Antonio pohoi me kokë. Stejsi shkoi dhe mori kutinë e ndihmës së shpejt. Ia mjekoi plagën dhe falë Zotit nuk ishte një plagë e thellë.

Në telefonin e Antonios erdhi një mesazh.

"Të pëlqeu dhurata Antonio? Mos u mërzit ky është vetëm fillimi. Po të pres në kodër. Kam një tjetër surprizë për ty."

-Fuck!-tha ai nëpërdhëmbë dhe muskujt e tij u sforcuan.

-Hey çfarë ke?-pyeti Stejsi e shqetësuar.

-Më duhet të të dërgoj në shtëpi. Kam një punë të rëndësishme për të kryer.-tha ai dhe u çua në këmbë.

Stejsi nuk hezitoi dhe ia kapi dorën menjëherë. Antonio u kthye ta shikonte. Prezenca e saj i jepte një ndjesi sigurie.

I falte dashuri. Hypën në makinë dhe u nisën drejt shtëpisë. Atje do ishte e sigurtë.

Nuk vonuan shumë dhe ata u ndodhën para shtëpisë. Sapo mbërriten tek porta urdhëroi rojet që të shtonin sigurinë.

Ai nuk u largua pa e puthur edhe një herë vogëlushen e tij e cila nuk ishte më e vogël por ishte një femër kaq e mrekullueshme sa çdo mashkull do ta lakmonte. U largua nga ajo dhe u nis për tek kodra.
......................................................................
Tomi erdhi me shpejtësi tek kodra. Pau që aty afër ndodhej një makinë e zezë. E ndjente që Karla e tij ndodhej aty.

-Karla zemër do të shpëtoj ty dhe fëmijën tonë.-tha ai dhe doli nga makina.

Në majë të kodrës dallohej silueta e një mashkulli i cili ishte i kthyer me shpinë dhe sodiste pamjen që ai vend i sërvirte.

Love and revenge Where stories live. Discover now