4.

1.1K 37 0
                                    

Mbas 1 jave...
Shtëpia dukej në heshtje. Anastasia nuk dilte nga dhoma,dilte vetëm kur kishte për të shkuar në shkollë. Me babain e saj nuk takohej fare sepse nuk donte që ta shikonte me sy.
Ishte darkë. Asaj i bie telefoni.

-Anush zemër si të kam?

-Hey Emi! Çkemi,si je?

-Unë mirë jam po ti si je moj vajzë? Çdo ditë edhe më shumë po më largohesh, je bërë shumë e zymtë këto kohët e fundit. A është çdo gjë në rregull andej nga shtëpia?

-Nuk kam qenë mirë Em, kam bërë debat me babin përshkak të asaj ditës kur më ndaloi policia. Që atëherë nuk kam folur me të, le të themi më mirë se s'kam folur me askënd.

-Epo mrekulli pra! Sonte organizohet një festë dhe ti duhet të vish patjetër. Aty do jem edhe unë dhe mund të flasim gjatë e gjatë dhe ndoshta kemi fat zëmë edhe ndonjë bukurosh nga maturat.-tha ajo me zë provokues.

-Epo s'di ç'të të them.-tha ajo konfueze sepse e kishte një ndjesi si babai saj nuk do ta lejonte.

-Ti do të thuash po sepse nuk ia prish qefin shoqes tënde të ngushtë.-tha ajo me zë lutës.

-Hahaha,mirë pra se do vi. Shpresoj mos të kem ndonjë problem me këta të shpis.-tha më në fund Anastasia. Ajo nuk kishte dëshirë t'ia prishte qefin shoqes së saj të ngushtë sepse ajo e kishte mbështetur shumë kur erdhi në gjimnaz.

-Yesss.Mua te festa do më kesh. Te shpia e Xhonatanit.

-Ok.Bye se shifemi.

Anastasia mbyll telefonin dhe fillon të bëhet gati për të dalë. Vishet sportive sepse rrobat provokuese i urrente. Zbret shkallët poshtë dhe aty ndodhej babai i saj.

 Zbret shkallët poshtë dhe aty ndodhej babai i saj

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Kët kostumin ktu veshi Anastasia. Se di për juve but... I love it😂😍🤤

-Ku po shkon në këtë orë zonjushë?-tha Arturi me një ton të acaruar.

-Emily më ftoi në një festë dhe po shkoj.

-Dhe kush të dha leje ty për të dalë?-tha ai me ironi dhe me nervozizëm.

-Ba është vetëm një festë,ti gjithmonë më ke lejuar të shkoj në festa.-tha ajo disi e mërzitur nga fjalët e babait të saj.

-Sonte nuk do shkosh askund dhe mos ma diskuto fjalën.More vesh? Ngjitu lart tani.-i bërtiti babai i saj dhe me të vërtetë që u lëndua shumë nga fjalët e tij.

Ai kishte ndryshuar shumë. Ajo veproi siç i tha ai. U ngjit lartë për tek dhoma e saj dhe aty u takua me motren e saj të vogël.

-Ana banana pse po qan ti?-i tha ajo me një zë fëmiror shumë të ëmbël.

-Oh Stejsi ime e dashur eja të të puth.-dhe ajo e mori motrën e saj në krahë dhe u futën në dhomë.

-Babi të bërtiti përsëri apo jo?-pyeti ajo me atë zërin e saj të padjallëzuar.

Anastasia pohoi me kokë.

-E din ti as me mua nuk është sjellë mirë këto kohë. Në shkollë nuk më dërgon më,as nuk luan me mua madje një ditë kur shkova tek zyra e tij dhe po luja më qortoi shumë. Çfarë ka babi Ana?-pyeti ajo me një fytyrë të mërzitur.

-Nuk e di shpirt. Do të doja shumë ta dija. Edhe unë sonte doja të shkoja tek një festë por s'më la.

-Pse s'më tregove më parë do të ndihmoj unë që të dalësh nga shtëpia.-tha ajo shumë e intuziasmuar.

-Ti do të dalësh nga dritarja dhe unë do të shtrihem këtu gjasme sikur je ti në gjumë.

-Motër je e paparë. Ça do bëja unë në këtë botë pa ty?-e puthi motrën e saj dhe u nis për tek dritarja.

Ajo doli nga shtëpia. Rojeve ju tha se kishte leje për të dalë dhe ata e besuan. Mori makinen e saj pa bërë shumë zhurëm dhe u nis.U nis por ajo nuk e dinte se kjo natë do të ishte shumë e gjatë dhe me shumë të papritura....

Love and revenge Where stories live. Discover now